Si të gjesh gjysmën tende më të mirë [1]
Që të mos biem pre e stereotipeve dhe të mos humbasim personin e vetëm e të veçantë, nuk duhet të joshemi, siç na mëson Mbreti Solomon nga pamja e mirë të jashtme, tiparet elegante të fytyrës dhe të mos ecim sipas lidhjes së lakmisë së syrit
Image alignment
Më 8 korrik Kisha Orthodhokse Ruse nderon kujtimin e princit të shenjtë besëtar Petro dhe princeshes Fevronia e Muromit, që duroi shumë sprova me qëllim që të krijonte një shembull të një familjeje të krishterë.
Sprova e parë ishte çfarë duhet të duronte princi i ri me qëllim që të përmbushte vullnetin e Perëndisë pavarësisht nga kërkesat e botës dhe të martohej me bijën e një rojtari pylli. Fatkeqësisht, shumë njerëz sot po kërkojnë dikë “brenda parametrave”, duke harruar për faktin se çfarë na nevojitet është dikush me një shpirt të ngjashëm. Një korrespondent i Pravoslavie.ru i kërkoi Atë Artemi Vladimirovit për të ndarë mendimet e tij për atë që duhet të kërkojmë te partneri i jetës, sesi nuk duhet të dorëzohemi para presioneve të shoqërisë për të zgjedhur një partner dhe jo ta humbim mundësinë për të pasur një person me të cilin ne mund të jetojmë me të vërtetë gjatë gjithë jetës sonë.
“Sakrifica eshte shprehja kryesore e dashurise"

— Si princ, Petro ishte sigurisht në kërkim të një partneri të njëjtë me atë që kërkonte rangu i tij. Ai ishte një njeri i rëndësishëm, i rrethuar nga elita aristokratike dhe e kuptonte se zgjedhja e tij do të ndikonte në fatin e vetë principatës. Në atë kohë në shoqërinë e lashtë ruse ushtrohej ndarja e klasave. Kur u sëmur, i tërë trupi i tij u mbulua me puçrra, dhe kërkoi ndihmë dëshpërimisht. Por Fevronia e urtë që vinte nga fshati i Laskit, i cili ende ekziston në afërsi të Razanit, e shëroi atë. Princi i premtoi martesën, por më vonë harroi për premtimin e tij. Dhe u mbulua përsëri me puçrra dhe përsëri Fevronia e trajtoi atë. Atëherë ai e kuptoi se ajo ishte fati i tij dhe i duhet ta mbante menjëherë fjalën e shkelur.
Shën Fevronia ishte jashtëzakonisht inteligjente. Ne nuk kemi arsye për të menduar se nuk ishte e pashme. Nëse ajo do të kishte qenë një vajzë e rëndomtë, një fisnik i derës së lartë nuk do të kishte shfaqur interes ndaj saj ndërsa ajo po ecte gjatë lumit, veshur me rroba mbretërore e prej kunadheje. Ajo i tregoi vendin këtij njeri të pacipë dhe e turpëroi bindshëm, pasi i kuptoi qëllimet e tij të papastra.
Atëherë Shën Petro e kuptoi menjëherë se ç’thesar të rrallë kishte gjetur te Fevronia, që shquhej nga qetësia e saj, pa asnjë grimë rebelimi, histerie, apo mendjelehtësie. Ajo nuk i shkaktonte asnjëherë ndonjë skandal bashkëshortit të saj, nuk i jepte urdhra dhe as nuk përpiqej të bëhej bosi i tij. Te ajo mund të shihej, gjykuar nga të dhënat mbi jetën e saj, njëfarë dinjiteti të veçantë, një madhështi modeste, që është karakteristike e njerëzve që kanë hir. Zgjuarësisë së saj natyrale i shtohej edhe ndriçimi i mbushur me hir dhe Perëndia vepronte qartësisht te ajo, duke gjykuar nga jeta e ndikimi që kishte ndaj botës morale të atyre që e rrethonin.
Prandaj princi i ri Petroja nuk ishte i lirë nga disa karakteristika stereotipe të klasës së tij por nuk ishte as skllav ndaj këtyre koncepteve. Por ne nuk mund t’i quajmë ato të pasakta. Edhe në shekullin e 19-të njerëzit përpiqeshin të martoheshin brenda shtresës së tyre, që të kishin më shumë pika kontakti, për të ekspozuar një afërsi jo vetëm të bazuar ndaj tërheqjes reciproke midis qenieve të gjinive të ndryshme, por edhe ndaj mënyrës së njëjtë të të jetuarit e të njëjtit perceptim të qëllimeve të jetës.
Gruaja e Petros e bënte për vete çdo njeri por ata nuk e pranonin këtë menjëherë. Siç mund ta shohim nga Jeta e Shën Petros dhe Febronias, gratë e feudalëve nuk ishin aq të zgjuar në fjalët e tyre. Ishin ata që i provokonin burrat që i kishin futur në kthetra që të protestonin dhe të ngrinin krye. Prandaj Shën Fevronia e çoi të shoqin përulësisht në Murom. Duke qenë se kishte mësuar që të besonte në karizmin e të shoqes, Petro e ndiente se Perëndia po e mbronte atë, se ajo nuk i bënte gjërat pa asnjë arsye dhe i besoi gjykimit të saj.
Por gjërat rezultuan në atë mënyrë që ndarjet në shtresa të ndryshme shoqërore, grindjet, rebelimi dhe kaosi bënë që njerëzit të kërkonin princin e tyre të butë dhe nusen e tij. Pasi u kthyen fitimtarë, ata jetuan gjatë dhe në lumturi, duke vdekur më në fund në të njëjtën ditë. Ndoshta nga kjo vjen shprehja “vdiqën të njëjtën ditë”. Fevronia ishte bërë një objekt miklimi, sepse çdo person dëshironte ta shihte dhe të shpenzonte kohë me të.
Që të mos biem pro stereotipeve dhe të mos humbasim personin e vetëm e të veçantë, nuk duhet të joshemi, siç na mëson Mbreti Solomon nga pamja e mirë të jashtme, tiparet elegante të fytyrës dhe të mos ecim sipas lidhjes së lakmisë së syrit. Dhitë, mushkat dhe rams shquhen nga ky art jo aq i mençur. Aftësia për të parë personalitetin, tiparet dhe cilësitë e shpirtit është një aftësi e rrallë në mes të të rinjve, të cilët janë më të prirur për t’u joshur sesa të moshuarit që janë bërë më të urtë nga përvoja.
Si mund ta shmangim rënien pre ndaj këtyre stereotipeve? Duke iu lutur Perëndisë: “Zot, më jep urtësi o Zot, mësomë dhe drejtomë o Zot. Tregoma vullnetin Tënd të shenjtë dhe të bekuar”. Sigurisht që ata thonë se nuk ka nevojë për t’u ngutur në çështjet që kanë të bëjnë me zemrën. Mos i pranoni vendimet e papritura. “Ah, më ka goditur shigjeta e Kupidit! Ah, unë nuk jetoj dot pa ty!” Por ajo mund të jetë duke menduar vetëm sesi të fuste duart në vilën verore të babait tënd të pasur. Dhe këtu kanë rënë edhe shumë njerëz më të moshuar e të mirënjohur.
Sipas këtij arti një person duhet të shikojë pasuritë, besimin, besnikërinë, administrimin e mirë shtëpiak, krijueshmërinë, durimin e vetësakrifikimin e shpirtit të gjysmës tjetër-partnerit tuaj të ardhshëm. Unë mendoj se vetësakrifikimi është shfaqja kryesore e dashurisë dhe i ndriçon të gjitha aspektet e tjera të karakterit. Ne nuk do të flasim për cilësitë të larta si përkushtimi, butësia, dashuria ndaj rregullit, bukurisë dhe aftësia për të krijuar bukurinë rreth vetes, për të shkëputur një pjesë nga ajo që do më shumë vetëm që t’i krijuar hapësirë partnerit të saj. Apo për aftësinë për të punuar, për të qepur, për të gatuar, për të kultivuar lule dhe për të ushqyer papagaj.
Të ecësh në shtegun e gjatë të jetës nuk është si të ecësh në një fushë. Duhet ta vini në provë një burrë për të zbuluar sesi sillet në punë, si reagon në një konflikt, si i trajton vajzat dhe zonjushat, si sillet në teatër apo kur pi çaj me mamanë. Ju duhet të shikoni me kujdes që të përcaktoni nëse nuk ka ndonjë pasion të fshehur të cilit i shërben. Disa mund ta pranojnë periudhën e njohjes pa dalluar te i zgjedhuri i tyre ndonjë vartësi ndaj alkoolit por shfaqet papritur më vonë, që është një situatë e pakëndshme.
Prandaj ne e kemi shpjeguar sesi Petro Princi i Muromit nuk gaboi aspak. Pasi hoqi dorë nga gjykimi i sipërfaqshëm që kishte asimiluar në rininë e tij, ai gjeti te vajza e rojtarit të pyllit, Fevronia një thesar të vërtetë e të pashoqë. Sipas apostullit Pavël, cilësitë e jashtëzakonshme të bashkëshortes së tij ishin “bukuria ose pastërtia që nuk prishet e një shpirti të butë e të qetë” dhe “njeriu i fshehur i zemrës”. Kushdo që është i aftë të mendojnë për këto gjëra të mprehta, që mund të shohë bukurinë e vërtetë të një personaliteti njerëzor nuk do të joshet nga një maskë e jashtme dhe magjepsëse, para së cilës gjithçka mund të jetë e zbrazët dhe e vdekur.
Nëse nuk dëshiron ta humbësh mundësinë për të pasur një person me të cilin mund të ecësh në udhën e gjatë të jetës, vështroni me vëmendje te ai, duke e mbajtur atë distancë shpëtuese që quhet marrëdhënie e kujdesshme dhe e dëlirë me ndërlidhësin tuaj. Nëse ndihesh se shpirti i një personi intim ngrohet nga devotshmëria dhe dhembshuria, nëse gjen kënaqësi të vërtetë për t’i shërbyer të afërmit me fjalë e me vepra, nëse di sesi të falënderojë Perëndinë dhe njeriun dhe di sesi të kapërcejë qetësisht dhe vendosmërisht pengesat e shumta që shfaqen pashmangshmërisht në shtegun e atyre që bëjnë vepra të mira, atëherë e ke gjetur atë që ke kërkuar, ke gjetur gjysmën tjetër dhe je futur në shtegun e dashurisë vetëmohuese.
Kryeprifti Artemi Vladimirov [2]
perkthimi nga OrthoChristian.com