Published on Russian Faith (https://orthodox-faith.ru)

Home > Shpirtrat e Ligj që Shkaktojnë Sëmundjet (Të ecësh në udhët e Engjëjve dhe Demonëve)

Shpirtrat e Ligj që Shkaktojnë Sëmundjet (Të ecësh në udhët e Engjëjve dhe Demonëve) [1]

Image alignment

right

A mund të shkaktojnë demonët epilepsi, kancer, sëmundje zemre, grip, të ftohtë, dhe sëmundje të tjera? Apo është thjeshtë një supersticion i lashtë?A kanë sëmundjet gjithmonë një arsye të shpjegueshme me anë të shkencës, apo mund të kenë ndikuar ëngjëjt dhe demonët?

Kjo pyetje është zbuluar nga At Josif Glison, një prift Orthodhoks që ka shërbyer për vite të tëra në mes të Amerikës mesperëndimore dhe më pas u shpërngul në Rusi [2] me gruan dhe tetë fëmijët.


Në emër të Atit, dhe të Birit, dhe të Shpirtit të Shenjtë.  Amin. 

Mendoni për një baba, një nënë dhe një fëmijë duke bërë një shëtitje. Ata kalojnë rrugën, dhe aty shtegu ndahet në dy pjesë. Shtegu i parë është i bukur dhe i lehtë për të ecur. Por ka rreziqe. Gjatë shtegut ka shumë gjarpërinj helmues që mund të sulmojnë. Në shtegun  e dytë, është më e vështirë. Ka më tepër kodra, më shumë lugina, vende ku do të jetë e vështirë të kalosh. Por, nuk ka gjarpërinj helmues. 

Ky baba dhe nënë vendos që të marrë shtegun e parë. Më së shumti shkon gjithçka mirë, por kur arrijnë në gjysmë të rrugës dhe ndalojnë për një minutë, ndërsa ngrenë sytë drejt njërës prej pemëve, befas dëgjojnë ulërima. Fëmija i tyre po ulërit me dhimbje të tmerrshme sepse një gjarpër helmues është afruar nga pas dhe ka sulmuar fëmijën.

 Pra, sigurisht që prindërit janë të tmerruar. Ata e duan fëmijën e tyre, dhe nuk duan që atij t’i ndodhë gjë e keqe, kështu që e ngrenë fëmijën në krahë dhe vrapojnë. Ata më në fund dalin në rrugë, dhe kërkojnë ndihmë. Arrijnë në spital dhe u luten mjekëve duke thënë, "Ju lutemi, a ka ndonjë gjë që mund të bëni për ta ndihmuar fëmijën tonë? " Dhe gjatë kësaj kohe, helmi ka filluar të depërtojë dhe fëmija është pa ndjenja, dhe prindërit janë edhe më të shqetësuar për çfarë do të ndodhë. 

Një baba, një nënë, dhe një fëmijë tjetër fillojnë të ecin në të njëjtën rrugë. Vijnë në vendin ku rruga ndahet në dy pjesë, por në vend që të marrin rrugën e lehtë, ata marrin udhën e vështirë për të shmangur gjarpërinjtë. Merr më shumë kohë, ata pengohen shumë herë, lodhen por më në fund e kalojnë rrugën pa u lënduar. Nuk kishte gjarpërinj helmues përgjatë asaj rruge prandaj ata kaluan në rregull.  

Tani, të dy çiftet e prindërve i duan fëmijët e tyre. Ata nuk duan që asgjë e keqe t’u ndodhë fëmijëve. Ata duan të bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar. Por cili çift prindërish bëri punën më të mirë si prind? Cilët prindër e donin fëmijën më shumë? Me sa duket grupi i  dytë veproi më drejt. Është mirë ta çosh fëmijën në spital nëse nevojitet ndihma. Por është akoma më mirë ta mbash fëmijën larg mundësive për t’u lënduar. Është më mirë që t’i ruajmë nga kafshimi i gjarprit. 

Tani le ta ndryshojmë pak tablonë për një moment. Në vend të gjarpërinjve helmues, të imagjinojmë sikur shtegu i parë ka demonë, shpirtra të këqij që presin për të të sulmuar ty dhe familjen tënde. Cilin shteg do të zgjedhësh? Nëse po shkon për shëtitje me fëmijën tënd, a do të ecësh përgjatë shtegut të parë duke rrezikuar për t’u sulmuar nga demonët, apo do të kalosh nga shtegu i dytë dhe t’u shmangesh atyre? Pra, patjetër, ajo që është e urtë dhe e mirë, është të marrësh shtegun e dytë. Shko aty ku nuk janë demonët. Shmangu atyre. 

Pra pyetja e vërtetë është, si i ftojmë demonët, dhe si i dëbojmë ata? Si duhet të sigurohemi që kemi marrë shtegun që na mban larg shpirtrave të këqij?

Sipas Shkrimit të Shenjtë, ka disa lloje të ndryshme muzike që dëbojnë shpirtrat e ligj (1 e Samuelit 16:23 [3]). Dhe vazhdon me faktin se ka gjithashtu lloj muzike që i tërheq ata. E njëjta gjë thuhet dhe për librat apo shfaqjet televizive. Ka libra dhe shfaqje televizive që lavdërojnë epshin, dhunën, zemërimin, rënien në mëkat, kurorëshkeljen, dhe çfarëdolloj mendimesh të liga. Por ka gjithashtu edhe libra dhe programe televizive që janë të ndershme, dhe që mbajnë lart mendime të shenjta, të perëndishme dhe të drejta.

Cilët libra duhet të lexosh, dhe cilëve duhet t’u shmangesh? Cilët programe televizive  duhet të shikosh dhe cilëve duhet t’u shmangesh? Ato që i dëbojnë demonët, apo ato që i tërheqin ata? 

Tani ti e di se nëse një gjarpër helmues të pickon, të injekton helmin në trupin tënd, dhe mund të sëmuresh, madje edhe të vdesësh. Demonët e kanë aftësinë të na lëndojnë ne fizikisht. Sipas leximit të Ungjillit, një person i caktuar ishte epileptik (Mateu 17:14-21 [4]). Tani, kemi ende epileptikë në ditët e sotme; është një problem mjekësor. Mund të humbësh ndjenjat, mund të fillojnë krizat në mënyrë të pakontrollueshme, jargëzimet dhe shkumëzimet nga goja, mund të shkaktojë lëndime, ose në disa raste njerëzit mund edhe të vdesin. 

Tani, nuk po them se në çdo rast epilepsie, apo çdo rast sëmundjeje, është e shkaktuar drejtpërdrejtë nga demonët. Por unë sigurisht e di se ndonjëherë këto gjëra shkaktohen nga demonët. E di këtë sepse Shkrimi thotë kështu. Në këtë rast të caktuar, ky person kishte epilepsi sepse po sulmohej nga një shpirt i lig. 

Ne gjithashtu dimë se e kundërta është e vërtetë. Engjëjt mund të ndihmojnë për t’u sjellë njerëzve shërimin. Ungjilli flet për një rast kur një engjëll do të trazonte ujin dhe personi i parë që do të futej në atë ujë do të shërohej nga sëmundja (Joani 5:4 [5]).

Pra, engjëjt dhe demonët ndikojnë tek ne fizikisht. Nëse ti i fton demonët në jetën tënde, po ndjell sëmundje dhe vdekje. Nëse i dëbon demonët, dhe fton engjëjt e shenjtë, atëherë po fton shëndet dhe jetë. 

Pra nga cili shteg do të kalosh me familjen tënde? A do të kalosh nga ai që është plot me gjarpërinj helmues? Do të ecësh përmes shtegut plot me demonë? A do të shohësh programe televizive, do të lexosh libra, e do të dëgjosh muzikë që ndjell demonët? 

Po për mënyra se si flet? A do të përdorësh një gjuhë të mprehtë? A do të përdorësh një ton të zemëruar zëri, a do të jesh i padurueshëm? A do të flasësh me gojën tënde fjalë që tërheqin demonë në shtëpinë tënde? Apo, do ta kontrollosh gjuhën? A do të kesh një shpirt të ëmbël, të butë e të durueshëm, dhe t’i flasësh me mirësi bashkëshortit/es dhe fëmijëve? 

Është normale që prindërit t’i duan fëmijët e tyre dhe të duan më të mirën e tyre. Dhe nëse fëmija sëmuret, nëse fëmija vuan, ti shkon te mjeku dhe kërkon ndihmë. Kjo është e mirë, kjo është ajo që duhet të bëjë një prind. Por, ne duhet të marrim përgjegjësinë, dhe të kuptojmë se disa herë — jo gjithmonë — por disa herë, sëmundja shkaktohet nga diçka që është faji ynë. Për shkak të muzikës jo të perëndishme që ne dëgjojmë, fjalët që ne flasim në shtëpi, librat që po lexojmë, shfaqjet televizive dhe filmat që shikojmë, mund të kenë ndjellë padashur demonë, shpirtra të ligj, brenda në shtëpitë tona. Dhe ka shumë raste në të cilat këta shpirtra të këqij kanë sjellë sëmundje dhe madje edhe vdekje për pjesëtarë të familjeve tona. 

Tani, unë ende mendoj se ka një vend për ilaçet, dhe për mjekët, dhe e kuptoj se ka raste ku mund të bësh gjithçka në mënyrën e duhur, dhe prapë, në këtë botë ne do të vuajmë nga sëmundjet. Ndodh. E kuptoj këtë. Por përse do të donim t’i ftonim demonët? Pse do të donim që të ecnim qëllimisht përgjatë rrugës që sjell sëmundje dhe vdekje? 

Ne duhet të marrim përgjegjësinë, duhet të pendohemi për mëkatet tona dhe veprat tona të gabuara, dhe duhet të sigurohemi që të jemi të pastër në ato që bëjmë. Nuk është e pranueshme për ne që të vijmë në kishë të dielave, dhe të shkojmë në rrëfim, të ndjekim  liturgjinë, e të marrim Kungimin. Kjo do të ishte njësoj si  të ecësh në shtegun e sigurt vetëm një herë në javë dhe pastaj të kalojmë nga shtegu plot me gjarpërinj për gjashtë  ditët e tjera të javës. Kjo do të ishte budallallëk, dhe nëse vazhdoni ta bëni këtë do të kafshoheni. Nëse ti vërtetë e do partnerin/en tënde, nëse i do vërtetë fëmijët e tu, atëherë është e rëndësishme të ecësh në rrugën e sigurt të shtatë ditët e javës. 

  • Kjo nuk do të thotë që ti të reduktosh numrin e librave me përmbajtje të pisët që lexon. Do të thotë të mos t’i lexosh fare.
  • Kjo nuk do të thotë që të reduktosh numrin e këngëve jo të perëndishme që dëgjon. Do të thotë të mos i dëgjosh fare.
  • Nuk do të thotë të pakësosh numrin e filmave apo programeve jo të perëndishme që sheh në televizor. Do të thotë të mos i shikosh fare.
  • Nuk do të thotë pakësosh masën e fjalëve të mprehta, therëse e plot zemërim dhe të pista që ti thua. Do të thotë të mos i thuash më fare. As edhe një grimë. Aspak.  

Nëse ne i duam partnerët, nëse i duam fëmijët tanë, atëherë duhet të ecim në udhën e sigurte të shtatë ditët e javës. Duhet të kërkojmë pastërti në jetët tona, të hënën, të martën, të mërkurën, po aq sa edhe të dielën. Duhet të kërkojmë pastërti dhe shenjtëri në jetët tona të enjten, të premten, dhe të shtunën, po aq sa edhe të dielën. Vetëm duke e marrë këtë seriozisht, dhe duke kërkuar shenjtëri përpara Zotit ditë për ditë, vetëm në këtë mënyrë do të mund t’i mbajmë larg demonët nga shtëpitë tona, dhe të ftojmë engjëjt e shenjtë, dhe vërtetë të presim në jetët tona bekime nga Zoti. 

Zoti pastë mëshirë për ne, dhe na ndihmoftë që të ecim në udhën e shenjtërisë në çdo ditë të jetës sonë. 

Në emër të Atit, Birit, dhe Shpirtit të Shenjtë, Amin. 


Source URL: https://orthodox-faith.ru/node/3636