Vaksina Pfizer/Moderna kundër COVID-19 përdorin qeliza fetusesh të abortuara në fazat testuese [1]
Një vaksinë nuk mund të konsiderohet etike, nëse qelizat e foshnjave të abortuara përdoren gjatë zhvillimit, prodhimit ose testimit të vaksinës. Pfizer dhe Moderna nuk kanë përdorur qeliza qeliza fetusi për zhvillimin ose prodhimin por fatkeqësisht i kanë përdorur ato gjatë fazave të testimit. Prandaj nga pikëpamja e krishterë këto vaksina nuk mund të konsiderohen etike . . ..
Image alignment
Duke raportuar pasaktësisht mbi Pfizer dhe Moderna COVID-19, disa faqe kanë deklaruar se këto dy vaksina të reja janë krejtësisht etike, pa përdorur qeliza të foshnjave të abortuara. Do të ishte mirë të kishte qenë kështu, por fatkeqësisht nuk është plotësisht e vërtetë.
Ёshtë e vërtetë që zhvillimi dhe prodhimi i vaksinave ndaj kovidit, Pfizer dhe Moderna nuk kanë përdorur qeliza fetuesesh por pas zhvillimit fillestar, dhe para lëshimit publik, të dyja vaksinat iu nënshtruan proceseve testuese. Këto teste kishin të bënin me përdorimin e qelizave të veshkave të marra nga një vajzë e vogël që e kanë vrarë në barkun e nënës para se të lindë.
Instituti Charlotte Lozier ka publikuar një diagramë të krijuar nga Dr. David Prentice, që siguronte të dhëna në lidhje me qelizat e fetuseve të abortuara të përdorura në vaksinat e ndryshme të kovid-19-tës në mbarë botën. Diagrama e plotë mund të shihet në linkun e mëposhtëm:
Perditesim: kandidatet e vaksinave kunder COVID-19 dhe qelizat e fetuseve [2]
Në veçanti, vaksinat e Pfizer-it dhe Modernës kanë përdorur qeliza të HEK 293 [3]në disa teste laboratorike pas prodhimit. Siç mund të shihet në skicën e referuar më lart, shumë vaksina të tjera ndaj kovidit janë krijuar dhe ose testuar në kombinim me të njëjtin lloj qelizash fetusesh. Burimi i HEK 293 [3] është një qelizë që vinin nga indet e një vajze të abortuar.
Një vaksinë nuk mund të konsiderohet etike nëse qelizat e foshnjave të abortuara janë përdorur gjatë zhvillimit, prodhimit, ose testimit të vaksinës. Vaksinat Pfizer dhe Moderna nuk kanë përdorur qeliza fetusi gjatë zhvillimit ose prodhimit por fatkeqësisht i kanë përdorur në fazat e testimit. Prandaj nga pikëpamja e krishterë këto vaksina nuk mund të konsiderohen etike.
Pfizer dhe Moderna nuk janë shkelësit e vetëm. Siç mund ta shohim në skicën e mësipërme, gati çdo vaksinë kundër COVID-19 përfshijnë përdorimin e indeve të fetuseve të foshnjave të abortuara. Këto vaksina përfshijnë inde fetusesh gjatë zhvillimit, prodhimit ose fazave testuese. [4]Disa vaksina përfshijnë qeliza fetusesh në të treja fazat.
Në luftën kundër abortit, është e rëndësishme që të krishterët të shmangin përdorimin e ndonjë indi të foshnjave të abortuara për çfarëdo arsye. Nuk ka asnjë “dobi” mjekësore që mund ta shfajësojë vrasjen e një fëmije të palindur.