Published on Russian Faith (https://orthodox-faith.ru)

Home > Cilat Janë Shenjat e Zhvillimit të Krenarisë?

Cilat Janë Shenjat e Zhvillimit të Krenarisë? [1]

Image alignment

right

Në përgjigje të një pyetjeje të një lexuesi, psikologu Aleksandër Tkashenko flet për identifikimin e krenarisë në rrënjët e saj.

Unë do ta përshkruaja zhvillimin e krenarisë si një shteg që të çon në hedhjen poshtë të autoritetit. Në vend që të mësojë diçka të mirë nga të tjerët, një person që ndjek atë shteg kërkon arsye që t’i zhvlerësojë ata në sytë e tij. Dhe papritur del që nuk ka nevojë për mundim të madh që të gjenden dobësi tek fqinji ynë. Ёshtë vetëm natyrore, pasi ne të vdekshmit i kemi ato. 

Krenaria fillon me një dëshirë të sëmurë për t'u krahasuar me të tjerët, dhe për të ngritur vetveten në atë krahasim. Lartësim i tillë i vetes gjithmonë detyron largimin dhe madje ndarjen nga të tjerët, sepse është e pamundur ta konsiderosh veten më të bukur, më të zgjuar, më të suksesshëm apo më të talentuar se të tjerët ndërkohë që mbetesh në barazi me ta. Nëse shikojmë se vlerësimi ynë për veten na ndan nga një person pas tjetrit vazhdimisht, deri në pikën e të qenit i shkëputur nga skuadra, atëherë është koha të vëmë në dyshim përshtatshmërinë e këtij vlerësimi.

Krenaria gjithmonë është e kundërta e përuljes, dhe mua më duket se një nga domethëniet e mundshme të përulësisë është pajtimi. Përulësia na bën ne të pajtohemi e të bashkohemi me njerëzit, nga të cilët, për shkak të krenarisë, ne largohemi. Na sjell ne së bashku, deri sa na afron më shumë me Perëndinë.

Abba Dorotheusi i Gazës jep një përshkrim tepër të saktë të fillimit të krenarisë në Mësimet e tij. “Me të vërtetë, vëllezër, unë njoh dikë që dikur ishte në këtë gjendje të mjerë. Fillimisht ai nënçmonte këdo që i thoshte diçka, dhe kundërshtonte, “Ҫfarë lloj autoriteti është ky dhe ky? Nuk ka asnjë të përshtatshëm përveç Zosimës dhe të ngjashmëve me të. «Pastaj ai nisi të dënonte edhe këtë të drejtë gjithashtu dhe thoshte, “Nuk ka asnjë të denjë përveç Makariusit.” Pak më vonë ai filloi të fliste ndryshe, “Kush është Makariusi? Nuk ka asnjë të denjë përveç Vasilit dhe Grigorit.” Por së shpejti ai i dënoi edhe ata, duke thënë, “Ҫfarë është Vasili? Kush është Grigori? Nuk ka asnjë të denjë përveç Petros dhe Pavlit.” I thashë, “Vërtetë vëlla, ti shumë shpejt do të fillosh t’i ulësh edhe ata.” Dhe më besoni, pas disa kohësh ai filloi të thoshte, “Kush është Petro? Ҫfarë është Pavli? Askush nuk ka kuptim përveç Trinisë së Shenjtë. “Në fund ai u krenua kundra Vetë Zotit dhe kështu i iku mendja.”

Ҫuditërisht, nënvlerësimi i ekzagjeruar dhe i dukshëm i vetes mund të jetë manifestim i krenarisë, që na ndan nga njerëzit dhe nga Zoti. Kjo nuk lidhet me situatat kur dikush e vlerëson veten seriozisht, pranon se nuk është i përsosur dhe njeh nevojën për të punuar me veten. Por ka raste kur dikush përsërit vazhdimisht “Unë jam më i keqi”, sikur do të dëshmojë për gjendjen e tij të mirë shpirtërore duke theksuar “padenjësinë”  e vet. Ky lloj  “më i keqi” merret me mend se të ndan nga njerëzit dhe Perëndia, i Cili pret që ti t’i luftosh mëkatet me ndihmën e Tij dhe jo të heqësh dorë nga gëzimi dhe shpresa për shkakun e tyre.

Përkthyer nga Katalogu i Veprave të Mira


Source URL: https://orthodox-faith.ru/node/4200