Published on Russian Faith (https://orthodox-faith.ru)

Home > “Lexo Ungjillin!”

“Lexo Ungjillin!” [1]

Image alignment

right

Për të ilustruar fuqinë e Fjalës së Perëndisë dhe veprimin e saj, do të jap disa prej shembujve jetësorë për të cilat jam në dijeni.

E.F., rektor i Akademisë së Shën Petersburgut ka përmendur humbjen e besimit të bashkëakademikut të tij. Duke vuajtur nga mosbesimi, ai erdhi te E.F., duke qenë në dijeni për besimin e të cilit, duke u ankuar dhe duke kërkuar këshillë se çfarë duhet të bënte për t’u kthyer në besim. E.F i dha atij një përgjigje çuditërisht të thjeshtë : “Lexo Ungjillin”.

N. nisi duke argumentuar se e njihte përmendësh gati të gjithë Ungjillin dhe deklaroi se nuk fiton gjë. Por E.F. ngulmoi që t’i mbushte mendjen mikut të tij që t’ia dëgjonte fjalën, e ta provonte ta lexonte me sa më shumë thjeshtësi. Më në fund N ra dakord. Ishte verë. Jobesimtari, i cili ishte një zyrtar i rangut të lartë, shkonte gjithnjë në Finlandë. Edhe atë vit nuk u bë përjashtim. Kur erdhi vjeshta, nëpunësi vizitoi përsëri mikun e tij E.F dhe me gëzim deklaroi se i ishte kthyer besimi gjatë pushimeve duke lexuar Ungjillin.

Ja dhe një rast tjetër. Isha një herë në një darkë me të rinjtë në Republikën Ҫeke. Më kujtohet një student që tregonte se kishte qenë ateist dhe e kishte rifituar besimin. Rezultoi se kishte filluar të lexonte Shkrimin e Shenjtë por fillimisht ishte jointeresante dhe e padobishme. Gjithçka ndryshoi pasi arriti aty ku flitet për kthimin e Shën Pavlit. Shfaqja e mrekullueshme e Krishtit përpara përndjekësit të Tij, kthimi që përjetoi, biseda që patën, verbimi i Pavlit pas takimit me Ananian, lindja e besimit, pagëzimi, ndriçimi – të gjitha këto iu shfaqën atij me aq forcë bindëse, qartësi dhe saktësi sa e ndriçuan besimin e tij.

Përkthyer nga Katalogu i Veprave të Mira.


Source URL: https://orthodox-faith.ru/node/4941