E martuar në moshën 16 vjeçare, ka 11 fëmijë, e do bashkëshortin dhe jeton në Rusi [1]
Maria dhe Ivani u takuan në kishë kur ajo ishte 13 dhe ai ishte 24. Dy vjet më vonë ata u fejuan dhe me miratimin e prindërve, u martuan një javë pasi mbushi 16. 16 vjet më pas ai është 43 kurse ajo është 32. Ata jetojnë të lumtur duke jetuar me 11 fëmijët në një apartament me një dhomë që është rreth 400 metra katrorë. Ata duan të kenë një familje të madhe dhe shpresojnë të kenë më shumë fëmijë . . .
Image alignment
Në rajonin e Moskës, janë tani rreth 142,000 familje me tre a më shumë fëmijë. Ky numër është dyfishuar në tetë vitet e fundit.
Një numër i përzgjedhur familjesh kanë pasur më shumë se 10 fëmijë. Ne vendosëm që të vizitonim njërin prej tyre, familjen e lumtur Kairov nga qyteti suburban i Zelenogradit. Në 16 vite martese ata kanë pasur 11 fëmijë dhe nuk kanë plane që të ndalojnë me kaq.
Kopshti i familjes
[2]Ivani dhe Maria kanë 16 vjet që janë së bashku dhe tani kanë 11 fëmijë. Më i madhi është 15 vjeç dhe më i vogli ka lindur më pak se një muaj më parë. Në çastin kur ata u takuan për herën e parë, a mund ta kishin imagjinuar që jetët e tyre do të ishin aq të ndërthurura dhe do t’u sillnin lumturi të vërtetë familjare, duke rrahur në ngrohtësinë e zemrat të shumë fëmijëve?
Maria dhe Ivani u takuan në kishë kur ajo ishte 13 dhe ai 24 vjeç. Ivani vinte nga Omsku në kryeqytet për studime. Gjatë dy viteve të para ata thjesht bisedonin dhe më vonë të rinjve filluan t’u lindnin ndjenja ndaj njëri-tjetrit. Ata filluan të shpenzonin më shumë kohë së bashku dhe e kuptuan se ky ishte fillimi i diçkaje më të madhe. Kur Maria mbushi 15 vjeç Ivani i ofroi dorën dhe zemrën e tij për martesë.
Në atë kohë, Maria sapo kishte mbaruar klasën e nëntë dhe kur shokët e shoqet e klasës e panë unazën e dasmës në gishtin e saj, atyre nuk u besonin se vajza kishte një të fejuar. Ajo nuk i tha askujt për këtë dhe as mësuesit nuk morën vesh gjë. Por prindërit ranë menjëherë dakord. Ivanit nuk i kujtohet më propozimi që i bëri.
“Babait nuk i kujtohet gjë por nënës po” thotë Maria duke qeshur. “Ne shkuam për shëtitje, ai më dha një unazë dhe më tha se donte që të bëhesha bashkëshortja e tij. Sigurisht që unë pranova, pa asnjë dyshim”. Ata pritën derisa Maria të mbaronte shkollën dhe të mbushte 16 vjeç dhe u martuan pas një jave. Dhe në 2003 lindi familja e tyre.
[3]Pas një viti, u lindi vajza e parë Suzana dhe që atëherë familja ka vazhduar të shtojë çdo vit nga një fëmijë. Që në fëmijëri Maria ëndërronte të kishte shumë fëmijë. Me shembullin e stërgjyshes së saj Varvara që kishte pasur 15 fëmijë, Maria ëndërron që ta arrijë atë në numrin e fëmijëve. Por i shoqi nuk e ka imagjinuar asnjëherë që kjo do të ndodhte:
"Duke jetuar në një shoqëri moderne nuk e kupton se ka familje me aq shumë fëmijë, prandaj fillimisht nuk e prisja këtë. Pashë familje të tjera që kishin një ose dy fëmijë dhe mendova se ishte diçka e mirë”.
[4]Kur lindi fëmija i tretë, makina e firmës së vjetër “Lada” nuk e zinte më familjen. Me tre fëmijë nuk është e lehtë të shkosh në market, fëmijët vrapojnë nëpër korridore e duhet t’i vëzhgosh dhe duhet ndërkohë që të blije ushqime duhet të kujdeseshe për foshnjën në karrocë. Që atëherë Maria thotë se familja e tyre e madhe filloi të tërhiqte vëmendjen e njerëzve që disa herë e bënte të mos ndihej mirë.
Tani me 11 fëmijë, familja Kairov nuk ka më vend në një makinë, dhomë apo në ndonjë hapësirë tjetër. Me zor mblidhen edhe jashtë. Edhe kur shkojnë për një shëtitje me katër ose pesë fëmijë, njerëzit përreth fillojnë të shikojnë me interesim, duke bërë vazhdimisht pyetjen: "Oh, të gjithë tuajët janë ?" Dhe ata duhet të përgjigjen se nuk janë të gjithë pjesëtarët e familjes.
Nje dite tipike ne nje familje te madhe
[5]Familja Kairov ka jetuar në qytetin e Zelenogradit prej një viti. Meqë kanë një familje të madhe, kanë filluar t’i vënë re atje. “Por akoma nuk jemi bërë të mirënjohur këtu” thotë duke buzëqeshur Maria. Fëmijët e tyre nuk shkojnë në kopshtin e shkollës publike sepse nëna e tyre punon si edukatore në programin e Kopshtit të familjes.
Në Moskë, Kopshti familjar është një formë arsimi parashkollor për fëmijët nga familje të mëdha të cilët janë regjistruar si rezidentë në kryeqytet. Prindërit hapin një kopsht familjar në shtëpi [6]dhe sigurojnë edukim, trajnim, mbikëqyrje dhe kujdes shëndetësor për fëmijët nga dy muaj në shtatë vjet. Një nga prindërit (edukatorja) duhet të ketë një edukim të përshtatshëm dhe për prindin kjo bëhet vendi kryesor i punës, duke përfshirë edhe pagën.
Gjatë viteve familja Kairov kishte kultivuar një rutinë të përditshme. Mamaja zgjohet në orën pesë ose gjashtë në mëngjes dhe fillon të gatuajë. Disa herë Melania një muajsh e zgjon atë më herët duke kërkuar të hajë. Në orën shtatë Maria zgjon pesë fëmijë që shkojnë në shkollë: ata lahen me radhë, hanë mëngjesin dhe shkojnë në shkollë në orën tetë. Pastaj gjashtë më të vegjlit zgjohen (duke përfshirë foshnjat). Ata duhet të lahen, krihen, të vishen dhe të hanë mëngjesin. Më pas fillon puna në shtëpi dhe detyrat e ndryshme. Dikush shkon në shkollë muzike, ndërsa një tjetër ka nevojë të shkojë te dentisti ose mjeku. Meqë babai është prift dhe shërben më së shumti gjatë fundjavëve dhe të kremteve, gjatë javës ai del shëtitje me fëmijët dhe i mban ata.
[7]Pastaj fëmijët kthehen nga shkolla dhe vjen koha e darkës. Disa prej fëmijëve duhet të vihen për të fjetur kurse disa të tjerë të çohen në palestër ose pishinë, dhe të tjerët të marrin mësime. Mamaha ende duhet të bëjë punët e shtëpisë dhe ka punë të ndryshme gjatë ditës. Fatmirësisht lavatriçja dhe tharësja ndihmojnë e kështu çdo gjë kryhet në kohë. Vetëm nga mbrëmja mund të gjejnë kohë prindërit e lodhur për të shkuar në market. Ёshtë e nevojshme të bëhen udhëtime të shpeshta në supermarket sepse gjërat konsumohen shpejt nga përdorimi.
Ҫdo ditë shpenzohen së paku dy mijë rubla (rreth 30 dollarë amerikanë) për ushqime dhe përpiqen shpesh të blenë artikuj me shumicë me kontenierë të mëdhenj. Vetëm një të shkuar në Metro për të blerë mish dhe produkte të tjera zakonisht kërkon rreth 10 mijë rubla (rreth 150 dollarë).
Bukë, qumësht, fruta, gjithçka përdoret e mbaron në çast. Qumështi derdhet me litra si uji i rubinetit. Ata konsumojnë rreth 100 litra (25 galonë) qumësht çdo muaj. "Nuk e llogarisim dot bukën që konsumojmë. Çdo ditë përdorim rreth pesë copë bukë. Disa herë babai ynë e pjek vetë bukën”.
Të dy bashkëshortët e pranojnë se "disa herë merr disa bukë në supermarket dhe mendon 'Ҫfarë do t’ju thonë në sportelin e pagesës së mallit?” Një herë ata blenë 10 litra (2 1/2 galonë) qumësht, dhe personi te kasa i pyeti "Pse merrni aq shumë?" Në fund të fundit, shumica e njerëzve rrinë në radhë me një ose dy litra qumësht.
Familja Kairov përpiqet të blejë fruta stine që e kanë koston më të ulët. Kur është stina e mandarinave blenë mandarina dhe blenë shegë kur është stina e tyre. Tani për shembull, ata po hanë shumë banane. Gjatë verës familja ble fruta e perime në një market në rajonin e Tulës dhe blenë peshk me shumicë. Blenë një shtëpi në Tula duke përdorur kryeqytetin e lindjes, prandaj familja ka një mundësi për të shkuar atje gjatë pushimeve verore për të shpenzuar kohë duke u kënaqur me ajrin e freskët.
[8]Të gjithë fëmijët japin ndihmën e tyre në shtëpi: vajza më e madhe Suzana kujdeset për më të vegjlit (ajo vetë thotë me një buzëqeshje të kënaqur se ajo urdhëron çdo njeri) dhe fëmijët mund të gatuajnë makarona dhe të skuqin vezë. Ata përgatisin ushqime për veten dhe mund të ushqejnë të tjerët. Mund të bëjnë një shëtitje në oborrin e shtëpisë nën mbikëqyrjen e prindërve që shikojnë nga ballkoni. Babai dhe nëna janë të lumtur dhe admirojnë ndihmuesit e tyre të vegjël:
Ata janë një ndihmë e madhe! Kur ktheheni nga supermarketi, merrni në telefon menjëherë: "Fëmijë, zbrisni poshtë”. Tri ose katër fëmijë zbresin poshtë dhe ndihmojnë për të mbartur çantat. Dhe kështu me dy ose tre udhëtime ne jemi në gjendje që t’i ngjisim të gjitha ushqimet deri në dyshemenë e dhjetë.
Jeta e familjes lehtësohet nga infrastruktura e përshtatshme e ofruar nga qyteti. Shkolla ndodhet afër, prandaj fëmijët shkojnë dhe kthehen vetë nga shkolla dhe nuk kanë nevojë për dikë që t’i marrë prej shkolle. Sportet, artet dhe ofrimet muzikore janë të lokalizuara mirë. Gjithçka ndodhet afër Zelenogradit dhe çfarë është më e rëndësishme, është e disponueshme falas.
Rreth veshtiresive dhe gezimeve
[9]Familja Kairov nuk ankohet për vështirësitë fianaciare; ata i marrin të gjitha përfitimet sociale që u nevojiten. Kjo përfshin kompensimin mujor për të varfrit, të ardhurat për kujdesin ndaj fëmijëve të vegjël dhe pagesa nga qeveria për familje të mëdha. Ata gjithashtu marrin një pagesë për fëmijët nga kryebashkiaku i Moskës.
Më shumë informacione mbi të gjitha kompensimet, përfitimet sociale dhe ndihmat për familjet e mëdha mund të gjenden në faqen zyrtare të kryebashkiakut të Moskës. [10]
Njëra nga sfidat është që përfitimet paguhen kryesisht vetëm për fëmijët e vegjël, deri në tre vjeç dhe nuk paguhen më për fëmijët më të rritur. Por çështja më shqetësuese për familjen sot është ajo e strehimit. 11 fëmijë dhe dy prindër jetojnë në një apartament me një dhomë 400 metra katror. Ata flenë në dy krevate të mëdha marinarësh, me tre persona në çdo krevat. Mësimet bëhen në një tryezë të vetme, mbi të cilën gjendet edhe një dollap muri. Tri persona mund të ulen në tryezë, për të studiuar ose për të shikuar filma multiplikativë.
Me aq shumë persona në një dhomë të vetme, është e vështirë kur fëmijët fillojnë të sëmuren. Kur një nga fëmijët sëmuret të gjithë të tjerët fillojnë të teshtijnë dhe të kolliten. Në çaste të tilla, prindërit thjesht nuk dinë se ku të shkojnë. Mjeku vjen sipas rutinës së vendosur: ditën e parë ai viziton një fëmijë dhe ditën e dytë viziton të tjerët. Disa herë ilaçi jepet falas për familjet e mëdha por që ta merrni duhet të rrini në radhë në klinikë që është shpesh diçka jo e mundshme për t’u bërë me 11 fëmijë.
[11]Në një familje të madhe koha fluturon. Ivani vëren se kur filloi të kujdesej për fëmijët, nuk kishte më kohë për të shpenzuar me miqtë e tij, sepse nuk i dilte koha. Disa herë kur ka mundësi për t’u takuar me miqtë, familja zë vendin e parë. Me fëmijë të vegjël është e pamundur për të shkuar diku për të pushuar — përveçse në një shtëpizë ruse, Dhe bashkëshortja e tij nuk ëndërron për më shumë: “Më duket sikur kam gjithë jetën që gatuaj dhe nuk kam asnjë keqardhje” thotë Maria.
Ёshtë mëkat të ankohesh, sepse kemi gjithçka që na duhet: pampersat, pudër, lavatriçe, tharëse pjatash dhe multikuker. Shteti na ndihmon dhe unë i këshilloj të gjithë që të lindin. Nuk e di pse kanë frikë gratë të lindin fëmijë, sepse cilësia e përkujdesit mjekësor është mjaft e lartë.
Maria lindi tre fëmijët më të vegjël në Moskë – “Një kujdes i tillë, një respekt i tillë dhe ekspertët janë të mirë, siç janë edhe pajisjet dhe anestezia. Ata kanë një përkujdes të madh ndaj grave shtatzëna. Unë dua t’i nderoj ata. Ata i trajtojnë nënat shumë mirë, prandaj atje duam që të jemi”.
[12]Janë gjashtë vajza dhe pesë djem në familjen Kairov, zakonisht duke i alternuar ata njëri pas tjetrit. Prindërit i ndajnë ata në “pesë”, pesë më të vegjlit, pesë më të rriturit dhe tani e para e një serie të re të pesë fëmijëve është këtu.
"Suzana, Joani, Polikarpi, Pelagjia, Ilia, Kleopatra, Nikifori, Nona, Kalista, Sava, Melania — Maria liston emrat e fëmijëve të saj dhe vendos pika në fund. "Nëse Perëndia e lejon, unë do të doja 15 fëmijë, por çdo lindje bëhet më e vështirë për shëndetin tim. Por merr kënaqësi të madhe nga fëmijët, e ndërsa vështron në sytë e tyre dhe zhytesh në to, ajo është lumturia!” Maria e thotë këtë teksa vështron në sytë e bijës së saj me dashuri.
[13]Ky ishte një përshkrim i jetës së familjes së dashur për të cilën nuk ka më vend në një tryezë të vetme në kuzhinë. Sot ata kishin supë për drekë, dhe portokallë për ëmbëlsirë. Ndërsa nëna u hedh supën në pjata, babai po inkurajon një nga vajzat që ka temperaturë dhe i dhemb dhëmbi, ndërsa vajza më e madhe përkund foshnjën në krahë. Mund të dëgjosh tingullin e lugëve në pjatë, ndërsa fëmijët kënaqen me drekën e gatuar nga e ëma. Vetëm për një sekondë, Maria ndalon për një çast për një pushim dhe të qarat e fëmijëve dëgjohen sërish: "Mami ... Mami..."
Burimi: m24.ru [14] (rusisht)