Si të tërheqësh një partner të krishterë — këshilla për martesë nga një baba i krishterë [1]
Ҫuditërisht ka ndryshime të mëdha midis asaj që dhëndurët e mundshëm e shohin si tërheqëse dhe çfarë nuset e mundshme e shohin tërheqëse. Të kuptuarit e këtyre parimeve bazë mund të ndihmojë në shpjegimin e mënyrës së funksionimit të përzgjedhjes së parnerit.
Image alignment
Ҫfarë duan me të vërtetë burrat e gratë në një partner? Unë kam reflektuar për këtë pyetje për më shumë se dy dekada. Si një baba i krishterë orthodhoks me një numër të madh fëmijësh, si djem ashtu edhe vajza, kam një interesim të drejtpërdrejtë në perceptimin e çfarë i tërheq individët e perëndishëm te ata që janë të interesuar në martesë.
Shkrimi i fundit i Lori Aleksandrit, Burrat parapëlqejnë vajza të virgjëra pa borxhe dhe pa tatuazhe [2], ka sjellë një sërë diskutimesh [3] mbi këtë subjekt të veçantë. Argumentet e aluduara zbulojnë se ka më shumë ndaj përzgjedhjes së partnerëve sesa thjesht karakteri i mirë. Faktorë të tillë si shëndeti, paraja dhe pamja e mirë e jashtme janë gjithashtu të rëndësishme, edhe në raste të tilla kur parnerët e mundshëm kanë frikë ta pranojnë. Në këtë seri shkrimesh, do të zbulojmë arsyet pse këto faktorë të tjerë janë shumë të rëndësishme, e megjithatë mbeten shpesh të papërmendura.
Nëse shikon në reshtin e mesëm të tastierës suaj, do të shihni germat TESFEP.
Gratë mund të përmirësohen sipas Modelit të Tastierës:
Ҫfarë një burrë kërkon që një grua të jetë është . . .
- Tërheqëse
- E bindur
- Shtëpiake
- Femërore
- E perëndishme
Burrat mund të përmirësohen sipas Modelit të Psalmeve:
Ҫfarë një grua e perëndishme kërkon të gjejë në një burrë është . . .
- Pushteti
- Statusi
- Shpirt atletiku
- Pamja e jashtme
- Paraja
- Përshpirtmëria
Këtë listë të dytë e ofroj duke respektuar Donal Graemit, që propozoi para disa vitesh shumicën e këtij modeli (i njohur si LAMPS).
Dashtë Perëndia do të shkruaj shkrime për secilin prej këtyre elementeve për burrat e gratë, duke siguruar përkufizime mbi atë se çfarë është secili dhe si ndikojnë në kërkimin e një partneri.