Published on Russian Faith (https://orthodox-faith.ru)

Home > Mosmirënjohësit nuk kënaqen kurrë, por ankohen për çdo gjë

Mosmirënjohësit nuk kënaqen kurrë, por ankohen për çdo gjë [1]

Image alignment

right

(redaktuar nga Stelios Koukos)

Kur shikoni njerëz që janë shumë të shqetësuar, të trazuar e të trishtuar, ndonëse nuk u mungon asgjë, duhet ta dini se u mungon Perëndia.

Nëse njerëzit kanë gjithçka – të mira materiale dhe shëndet – por në vend që të jenë mirënjohës ndaj Perëndisë, i bëjnë kërkesa absurde Atij, ata janë duke shkuar në ferr me karrocë dore.

Nëse njerëzit janë mirënjohës ata kënaqen me çdo gjë. Çdo ditë ata mendojnë për atë që iu ka dhënë Perëndia dhe kënaqen me gjithçka. Por kur janë mosmirënjohës, nuk i kënaq asgjë. Ata ankohen për çdo gjë dhe janë në një gjendje mos përmbajtjeje të vazhdueshme. Ta zëmë se nuk e vlerësojnë diellin dhe ankohen. Vjen era e veriut dhe i ngrin. Ata nuk e duan diellin por fërgëllimën që sjell era e veriut.

Ҫfarë do të thuash jerond me këtë?

Dua të them se nëse nuk i pranojmë bekimet që na ka dhënë Perëndia por përkundrazi ankohemi, atëherë do të na vinë sprovat.

Jo, e kam seriozisht. Njerëzit që e kanë zakonin e ankimit duhet ta dinë se Perëndia do t’u japë një dackë, që së paku të rregullojnë një pjesë të dëmit në këtë jetë. Dhe nëse nuk e marrin këtë dackë, është më keq, sepse do të paguajnë për çdo gjë, një herë e mirë në jetën e ardhshme.

Me fjalë të tjera, jerond, a mund të kthehet ankimi në një zakon?

Kthehet në një zakon sepse ankesa sjell më shumë ankesa dhe duke u ndier i mjerë, bëhesh edhe më shumë i mjerë. Po të mbjellësh mjerim do të mbjellësh bashkë me mjerimin edhe ankthe.

Por po të mbjellësh lavdërimin e Perëndisë, do të marrësh hirin hyjnor dhe bekime të përjetshme. Pavarësisht sesa bekime u jep Perëndia ankuesve, ata nuk i dallojnë ato. Prandaj hiri i Perëndisë largohet prej tyre dhe vijnë tundimet. Tundimi ua kanoset gjithnjë. Por nëse je mirënjohës, Perëndia do të derdhë bekimet e Tij mbi ju.

Mosmirënjohja është një mëkat i madh, që solli një qortim prej Krishtit: “Ingratitude is a great sin, which brought a reprimand from Christ: ‘A nuk u pastruan që të dhjetë? Po nëntë ku janë?’, i tha Ai lebrozit që u kthye për ta falënderuar. Krishti e kërkoi mirënjohjen jo për veten e Tij por sepse do të ishte e dobishme për vetë ata.


Source URL: https://orthodox-faith.ru/node/4238