Published on Russian Faith (https://orthodox-faith.ru)

Home > “Ndaloni Dialogun e pafrytshëm me heretikët” – Mitropoliti Serafimi i Pireut

“Ndaloni Dialogun e pafrytshëm me heretikët” – Mitropoliti Serafimi i Pireut [1]

Image alignment

full

Ka shumë rëndësi që të kapemi pas besimit të saktë dhe t’i denoncojmë të gjitha herezitë, shkruan Fortlumturia e tij Mitropoliti Serafim i Pireut në Kishën Orthodhokse të Greqisë në qarkoren e tij baritore për Të Dielën e Orthodhoksisë për këtë vit. Duke shprehur qëndrimin e tij srikt ndaj lëvizjes ekumenike, Mitropoliti i zjarrtë u bën thirrje orthodhoksëve që të heqin dorë nga dialogët e pafrytshëm dhe madje të dëmshëm me heretikët.

Në hapje të letrës së tij [2], Mit. Serafim na kujton se e Diela e Orthodhoksisë i kushtohet restaurimit të ikonave por edhe triumfit të Kishës ndaj tërë herezive dhe sekteve në përgjithësi. Riti i Orthodhoksisë përfshin anatemat kundër çdo herezie me të cilën është ndeshur Kisha, vëren Shkëlqesia e tij.

Dhe nuk është rastësi që Kisha e vendosi këtë kremtim Të Dielën e parë të Kreshmës së Madhe. Kjo u bë, shpjegon Mit.Serafimi që të mësojë se përpjekjet tona për të asgjësuar pasionet dhe për të fituar virtytet janë të padobishme pa e ruajtur të pacenuar besimin e vërtetë. “Nuk ka shpëtim jashtë Kishës, edhe nëse njeriu i fiton të gjitha virtytet nëpërmjet kreshmës dhe përpjekjeve asketike”, thotë ai.

Ujku i herezisë nuk mund të na bëjë keq për aq sa qëndrojmë brenda Kishës, vijon Shkëlqesia e tij, duke iu referuar mësimit të Shën Joan Gojëartit.

Ai i referohet gjithashtu historisë së Ava Agathonit, i cili pranonte që të shpifnin për çdo lloj mëkati, por refuzonte që ta quanin heretik. “Herezia është ndarje nga Perëndia dhe unë nuk dëshiroj të ndahem prej Perëndisë” shpjegoi jerondi.

Etërit e Shenjtë u përpoqën shumë që ta ruanin Besimin Orthodhoks, deri në atë pikë sa të martirizohemi në disa raste. “Ndjeshmëria e tyre ka të bëjë me faktin se devijimi nga e vërteta e besimit do të thotë një kalim në gjendjen e herezisë, do të thotë vdekje shpirtërore dhe humbje e shpëtimit”, shkruan Mit.Serafimi. Edhe devijimi më i vogël ka pasoja shkatërrimtare, na mësojnë Etërit e Shenjtë, siç thekson Shkëlqesia e tij. “Prandaj, nuk ka vend për kompromis në çështje të besimit, për ekonomi dhe askush nuk ka të drejtë të shtojë, ose të heqë edhe gjënë më të vogël nga përmbajtja e zbulesës hyjnore, nga e vetmja e vërtetë e mbijetuar e Orthodhoksisë”.

Dhe të vërtetat e besimit nuk janë thjesht formulime dogmatike por kanë të bëjnë me tërë etosin dhe jetën e Kishës. Dhe modifikimi i doktrinës të shpie patjetër në modifikim edhe të moralit, shkruan hierarku i Pireut. Etërit e Shenjtë nuk luftuan vetëm për formulimin e saktë të të vërtetave të Kishës, por para së gjithash për t’i përjetuar personalisht këto të vërteta dhe për të njohur personalisht praninë e Krishtit në shpirtrat e tyre.

Po ashtu është detyrë e të gjithë të krishterëve për të mbrojtur të vërtetat e besimit, që është më e domosdoshme sot më shumë se kurrë, sipas Mit.Serafimit, pasi Kisha është nën breshërinë e herezive e sekteve të shumta, ndër të cilët më i rrezikshmi është Ekmenizmi që ka sjellë shfaqjen e mësimeve anti-orthodhokse si teoria e degëzimeve, minimalizmi dogmatik, uniteti i pagëzimit dhe teoria e dy mushkërive rreth Kishës Orthodhokse dhe asaj Katolike, e akoma më shumë.  

Një lëvizje e tillë i redukton dhe degradon përpjekjet heroike të etërve tanë në besim, thekson mitropoliti i Pireut. Rikthimi i heretikëve në besimin orthodhoks nuk shihet më si një kusht i nevojshëm për bashkimin e kishave dhe si rrjedhim Shën Foti, Grigor Pallamai dhe Marku i Efesit, kampionë të Orthodhoksisë kundër Papatit “janë zhvlerësuar dhe dënohen praktikisht”, shpjegon hierarku grek.

Ekumenizmi promovon një unitet të sipërfaqshëm, duke injoruar “ndryshimet e mëdha dogmatike që na ndajnë” dhe përfundon duke iu referuar heterodoksëve si “kisha motra” me mistere të vlefshme”, deklaron Shkëlqesia e tij. Kështu herezia e mashtrimi respektohen njëlloj me të vërtetën.

Dhe fatkeqësisht “kjo teori konspirative” u përhap me të shpejtë edhe përtej kufijve të krishterimit duke përfshirë edhe besimet jokristiane, vëren Mitropolit Serafimi. Një unitet i tillë që kërkohet nëpërmjet konferencave, takimeve, dialogëve etj është një nga synimet më esenciale të Ekumenizmit.

“Dialogët që kanë ndodhur deri tani jo vetëm që nuk kanë sjellë rezultat, por përkundrazi kanë çuar në kalbëzim dhe erozion të mendjes orthodhokse, kompromise dhe lëshime të papranueshme ndaj dogmës sonë dhe vetëdijes kishtare”, paralajmëron Forlumturia e tij. Përfaqësuesit Orthodhoksë në dialogë të tillë nuk e kanë përjetimin shpirtëror, vëren ai, “Prandaj ndodhi fenomeni tragjik i përfaqësuesve orthodhoksë që bënë deklarata jo orthodhokse, duke firmosur tekste të pranuara bashkarisht me heretikët, që ishin të huaja për traditën dhe mësimet dogmatike të Kishës sonë.

Dhe kjo “larmi e tmerrshme”, që mbizotëroi gjatë shekullit të njëzetë duke arritur kulmin në “Këshillin” e Kretës në 2016, shkruan Fortlumturia e tij, i cili nuk dënoi asnjë herezi, por e përligji Ekumenizmin “dhe e mbushi Kishën triumfuese dhe militante të Krishtit me pikëllime të papërshkrueshme”.

Fakti që Ekumenizmi ende ekziston më shumë se 100 vjet pas shfaqjes së tij nxjerr në pah borxhin që ne të gjithë i kemi detyrim luftës ndaj tij, teksa përgatit botën për Besimin e Ri Botëror të satanit, paralajmëron Mitropolti.

Le të heqë dorë Kisha nga këto dialogë të dëmshëm nme heretikët dhe në të kundërtën të “shpallë se Jisu Krishti është Shpëtimtari i vetëm, pa të Cilin nuk ka shpëtim dhe jetë”, konkludon Forlumturia e tij.

Duke folur për ekumenizmin e skizmatikëve Ukrainas me kishën Katolike në 2019 [3], Mit. Serafim komentoi se “ata nuk kanë frikën e Perëndisë”. Ai gjithashtu dënoi deklaratat ekumeniste të Patriarkut të Aleksandrisë [4]gjatë një shërbese ekumeniste lutjesh  së bashku me Katolikët dhe Protestantët.


Source URL: https://orthodox-faith.ru/node/4815