Natyra u kujton njerëzve për Gjykimin e Fundit – Mitropoliti i Bekuar Onufri [1]
Primati shpjegoi fjalët e Krishtit se “gurët do të bërtasin” nëse heshtin ata që lavdërojnë Perëndinë
Image alignment
Gjatë një predikimi në Liturgjinë Të Dielën e Palmave, Shkëlqesia e tij Mitropoliti Onufri i Kievit dhe Tërë Ukrainës foli mbi mënyrën sesi natyra jonë e pajetë dëshmon për Perëndinë dhe Gjykimin e Fundit.
Video e predikimit u botua nga Departamenti Informativ dhe Edukativ i KOU UOC [2] [në rusisht].
"Njeriu duhet, për aq sa jeton në tokë, t’i japë lavdi Perëndisë”, vëren Shkëlqesia e tij. “Nuk duhet të lavdërosh Perëndinë për çfarë Perëndia nuk ka bërë – por nuk ka asgjë që Perëndia nuk e ka bërë. Meqenëse Perëndia ka bërë gjithçka që ekziston, çfarë shikojmë, çfarë njohim e çfarë nuk njohim, ne duhet të lavdërojmë dhe falënderojmë Perëndinë për gjithçka. Lavdërimi i Perëndisë nuk është diçka e pamerituar. Ёshtë një përlëvdim entuziast i veprave që ka bërë Perëndia”.
Sipas Primatit, një person duhet ta lavdërojë Krijuesin me gojën e tij, jetën dhe veprat e tij.
"Nëse njeriu ndalon së lëvduari Perëndinë, ose kujtohet për Perëndinë, atëherë gurët do të fillojnë t’ia kujtojnë Perëndisë”, theksoi Shkëlqesia e tij. “Dhe sot këto gurë na kujtojnë Perëndinë, se ka një Perëndi dhe do të ketë një gjykim të drejtë, e një ngjallje prej të vdekurve.
Këto përkujtues vijnë nga mineralet, oksigjeni, ushqimet dhe nga uji. Rezervat e të gjitha këto substancave po konsumohen. Nëse konsumohen, nuk do të ketë jetë në tokë. Ata thonë se ka një Perëndi, që është Krijuesi i qiellit dhe dheut dhe do të ketë një ditë kur Zoti do t’i gjykojë të gjithë, të gjallët e të vdekurit.
Burimi: spzh.news [3] (rusisht)