Si mund të përgatitem që ta dua Krishtin me gjithë zemrën, shpirtin dhe mendjen? [1]
Image alignment
Së fundmi, dëgjova programin tuaj “Dashuria për të Vërtetën si Ҫelësi i Shpëtimit”. Pyetja që më erdhi në mendjen time ishte:
Si mund të përgatitem që ta dua Krishtin me gjithë zemrën, shpirtin dhe mendjen?”
——-
A. Duke kryqëzuar mendjen, zemrën dhe shpirtin.
- Njeriu i vjetër duhet të vdesë. Pasionet, këto duhet të çrrënjosen (le të themi energjia negative).
B. Ai duhet të shtohet, kurse ne duhet të pakësohemi.
- Duhet të veshim Njeriun e ri. Duhet të arrihen virtytet (pra energjia pozitive).
{Shënim: Lutja e Jisuit (kur praktikohet çdo ditë në rregullën tonë të lutjes dhe gjatë ditës) ndihmon që të arrijmë (si dhuratë) si pastrimin dhe ndriçimin, është njëkohësisht një pastrim “negative” dhe një fitim “pozitiv”. Sigurisht që Fryma e Shenjtë bën gjithçka por ne duhet të “hapim rrugën”, të hapim derën e ta lëmë që të hyjë dhe të veprojë te ne. Ne duhet të punojmë së bashku me të, sinergjia.}
C. Gjithashtu: Duke e dashur së pari të vërtetën me gjithë shpirtin tuaj dhe duke e urryer gënjeshtrën.
- Kur dikush e bën vazhdimisht Lutjen e Jisuit dhe është vigjilent ndaj shpirtit të tij ai do të fillojë të vërejë sesa shumë gënjeshtra i thotë vetes për të shfajësuar kënaqjen e pasioneve. Kjo duhet të marrë fund. Duhet pasur kurajo që të përballesh me idhullin e krijuar dhe ta bësh atë copa-copa. Nëse nuk e urrejmë mëkatin, ne nuk jemi të denjë për Krishtin (Dikush që punon me jetën e tyre të brendshme, arrin dalëngadalë philotimo, dashurinë vetëmohuese të të Vërtetës, bën dy milje kur i kërkohet vetëm një dhe nuk e jep vetëm xhaketën por edhe këmishën e tij).
D. Duke ndjekur përpikërisht hierarkinë të vendosur nga Perëndia, duke mos lejuar kurrë që më e ulëta t’i zërë vendin më të lartës, siç është për shembull e qartë në 10 Urdhërimet ( #1. Dashuria e parë për Perëndinë. #5 Ndero atin dhe nënën tënde. Kur këto të dyja bien ndesh me njëra-tjetrën, duaje më shumë të parën). Njohja e kësaj hierarkie dhe dashuria për gjërat më të larta do të jenë thelbësore në ditët e Antikrishtit, kur shumë do të bien sepse nuk i kanë dashur gjërat e larta; ata do të mashtrohen dhe do të largohen nga dashuria për gjërat e kësaj bote, të cilat antikrishti do t’i japë me bollëk, duke përfshirë shëndetin, sigurinë dhe paqen.
E. Së fundi, por jo më pak e rëndësishme : të duash Etërit e Shenjtë, jetët dhe shkrimet e tyre. Të jesh një dashurues i të Vërtetës do të thotë të ndjekësh etërit e shenjtë dhe Shenjtorët në gjithçka. T’i imitosh ata. Për t’i lexuar ata çdo ditë - jetët e tyre, urtësinë dhe të zhytesh në mësimet e tyre (Shumë të krishterë sot janë injorantë ndaj këtij presupozimi dhe mendojnë se mund të jenë injorantë ndaj Etërve të Shenjtë dhe ësimeve të tyre dhe mjafton që të ndjekin verbërisht klerikët ose hierarkinë, sikur të ishin të pagabueshëm. Por duhet të njohim besimin tonë. Duhet të dimë se çfarë nënkuptojmë kur pohojmë Simbolin e Besimit. Në ditët e Antikrishtit dhe ditët para ardhjes së tij, kjo ndjekje e verbër do të mashtrojë shumë njerëz).