Një letër drejtuar një igumene në lidhje me vaksinat nga jerond Efthimi i Kapsalës (Mali i Shenjtë) [1]
Ka shumë kohë që njerëzit tanë janë prekur nga ky virus i dhimbshëm. Por le të lënë së paku çdo njeri të lirë që të veprojë i lirë sipas gjykimit të tij, pa asnjë presion.
Image alignment
Atë Efthimi i Qelës së Ngjalljes në Kapsala në Malin e Shenjtë, një nxënës i Shën Paisit të Malit të Shenjtë, më shumë se një vit pas letrës së parë, [2]tani shkruan një letër të dytë në lidhme në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm në përgjigje të pyetjeve nga një igumene (e datës 20 qershor 2021).
Bekimin tuaj Igumene e nderuar.
E kam marrë letrën tuaj para disa kohësh, dhe ju kërkoj faljen për vonesën në përgjigjen për shkak të mungesës së kohës. Ёshtë në fakt e vështirë që unë t’u përgjigjem letrave por meqë unë e pashë shqetësimin tuaj për gjithçka që ka ndodhur në ditët tona dhe dispozitën tuaj të mirë për të vepruar sipas vullnetit të Perëndisë, unë po ju përgjigjem.
Unë nuk ju njoh dhe është e vështirë që të më takoni siç dëshironi. Ju pyesni nëse mund t’i ndani përgjigjen time me të tjerët, për të cilën nuk kam asnjë kundërshtim. Përveç kësaj, pikëpamjet e mia mbi koronavirusin dhe vaksinën janë të mirënjohura dhe unë u them pak a shumë edhe pelegrinëve po këto gjëra, kur më pyesin.
Ҫdo ditë “si valët e një deti të tërbuar”, vijnë pelegrinët në Malin e Shenjtë dhe disa prej tyre edhe në qelën tonë. Të gjithë, së bashku me ata që dërgojnë letra, kanë vetëm një shqetësim dhe një pyetje: “Ҫfarë do të ndodhë me vaksinën e detyrueshme?” Të gjitha problemet e tjera që i mundonin kanë kaluar në plan të dytë.
Në përpjekjen për t’u marrë me epideminë, Shkëlqesia e tij, kryeministri i vendit tonë ka imponuar një kontroll të rreptë, që duket se e tejkalon durimin e popullit tonë. Ai imponoi masat më të rrepta kufizuese, gjobat më të larta dhe karantinat më të gjata nga të gjitha vendet evropiane. Ai ndërhyri pa vend në çështjet e adhurimit të Kishës duke mbyllur kishat dhe duke u privuar besimtarëve ndihmën e Mistereve shenjtëruese me protokollet e rrepta dhe të padrejta për të krishterët. Veprimet e tij zbulojnë prirjen e tij për të poshtëruar dhe dobësuar Kishën.
Faktikisht, në zellin e tij te tepërt për ta trajtuar virusin me sukses, ai ka propozuar një certifikatë vaksinimi dhe ka njoftuar se të vaksinuarit do të gëzojnë privilegje. Kjo nuk do të jetë një dokument i thjeshtë, një certifikatë e zakonshme. Nëse kjo do të zbatohet (që shpresojmë se nuk do të ndodhë), atëherë kushdo që nuk do të vaksinohet dhe nuk do ta ketë këtë certifikatë do të përjashtohet nga çdo gjë. Këshilli i Evropës (2361/2021) ka deklaruar se vaksinat nuk është e detyrueshme dhe nuk duhet të ketë diskriminim midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve. Duke u sjellë në mënyrë tiranike, kryeministri grek bëhet, siç thuhet, “më mbret se mbreti”, duke ndarë grekët dhe duke ushtruar një diktaturë të ashpër.
Disa episkopë janë përpjekur që ta zbatojnë këtë përpjekje antikushtetuese dhe ilegale të kryeministrit, duke kërcënuar dhe shantazhuar priftërinj, murgjër dhe besimtarë që të vaksinohen. A kanë ata një autoritet të tillë për t’i detyruar që të vaksinohen kundër dëshirës së tyre?
Shpëtimtari ynë Jisu Krishti i shëronte vetëm ata që i kërkonin shërimin. Kurse të tjerët, para se t’i shëronte ata, Ai i pyeste “A dëshiron të shërohesh?”. Ai nuk na shëron e as na shpëton pa pëlqimin tonë, ndonëse e dëshiron shumë shpëtimin tonë. Perëndia nuk e zhvlerëson lirinë tonë. Ai e respekton vullnetin tonë të lirë, të cilin na e ka dhuruar Vetë. Sipas Gojëartit të shenjtë: “Perëndia nuk i detyron ata që nuk duan” (PG 51, 143).
“Shpëtimtarët” tanë të sotëm nuk na llogarisin fare. Nën pretekstin e shëndetit ata po na e heqin lirinë. Pastaj nga frika e virusit kaluam në terrorizmin e shkaktuar nga vaksinimi i detyrueshëm. Fatkeqësisht ne po përjetojmë përçarje, urrejtje dhe ndarjen e njerëzve në kategori të ndryshme. Situata e sotmes është paksa e ngjashme me Greqinë në kohën e Luftës Civile. Përgatit dhe ilustron epokën e Antikrishtit. Ashtu si në atë kohë kushdo që nuk e ka vulën do të përjashtohet nga blerjet dhe shitjet, nga pozitat publike, nga udhëtimi, në të njëjtën mënyrë, nëse kjo certifikatë vaksinimi do të implementohet, kushdo që nuk vaksinohet do të përjashtohet nga çdo gjë. Elementet kryesore janë frika, detyrimi dhe survejimi.
Subjekti i koronavirusit është sigurisht në vështrimin e parë, një çështje mjekësore, por është bërë më shumë politike (politikanët dhe gazetarët flasin më shumë), është edhe ekonomike dhe është bërë një mjet i përkryer detyrimi dhe kontrolli. Sigurisht që është edhe çështje shpirtërore, meqë nën pretekstin e tij vullneti ynë i lirë zhvlerësohet, ndërsa qeliza të fetuseve të abortuara janë përdorur në përgatitje të vaksinës.
Ka dëshmi që sa vijnë e shtohen, sipas të cilave ekziston një pajisje që e dallon kush është vaksinuar dhe që në disa celularë që kanë një aplikacion shfaqet një numër 12 shifror kur afrohet një person i vaksinuar. Ekspertët do të na ndriçojnë mbi të gjitha këto çështje dhe unë besoj se Perëndia do ta zbulojë tërë të vërtetën.
Një pjesë e mirë e parave është përdorur dhe shumë reklama janë bërë për këtë vaksinë. Shumë persona e kanë bërë atë me dëshirën e mbrojtjes së shëndetit të tyre dhe kanë të drejtë që ta bëjnë. Ne dëshirojmë sinqerisht që asnjëri prej të vaksinuarve të mos pësojë asnjë dëm. Por njerëzit duhet të lihen të lirë të zgjedhin. Askush nuk ka të drejtë që të shtrëngojë ata që nuk dëshirojnë ta bëjnë vaksinën.
Ne nuk jemi kundër vaksinës në përgjithësi. Vaksinat e vjetra të sprovuara kanë shpëtuar shumë njerëz. Kurse këto më të fundit kanë shumë efekte të padëshirueshme. Në lidhje me këtë vaksinë njerëzit me të drejtë janë të frikësuar.
Kjo është një vaksinë që u bë e detyrueshme me ligj që përpara se të prodhohej dhe kompanitë e prodhimit u përjashtuan nga përgjegjësitë dhe kompensimet. Vaksina u vu në përdorim shumë shpejt, pa u testuar mirë, dhe nuk u siguron mbrojtje të plotë të vaksinuarve, e çdo ditë mësojmë për efektet serioze dhe vdekjen e personave të vaksinuar. Ne i mësojmë këto fakte jo vetëm nga statistikat por edhe nga të njohurit dhe të afërmit tanë.
Ashtu siç vajtuam për vdekjen e të njohurve dhe të afërmve nga koronavirusi, po ashtu vajtojmë edhe për të sëmurët e të vdekurit nga vaksina. Për t’i shpëtuar Scyllas (virusit) a a do ta gjejmë zgjidhjen e vetme te Charybdis (vaksina problematike)?
Unë nuk jam mjek që të shpreh mendimin tim. Por njoh mjekë që kanë trajtuar me sukses pacientë me koronavirus të cilët kanë përdorur antibiotikë, vitamina dhe ilaçe të tjera. Njëri prej tyre u ka dhënë antibiotikë dhe ilaçe të tjera me qindra pacientëve dhe askush vdiq. Ka një kurë për virusin por disa njerëz nuk e duan atë. Ata promovojnë vetëm vaksinën. Në deklaratat e mirënjohura të shkencëtarit francez Luc Antoine Montagnier, fituesi i çmimit Nobel, thuhet: “Ka kura të efektshme që janë të lira, si azithromicina dhe hidroksiklorokuina. Vaksina nuk është kurë. Kërkimet duhet t’i kthehen qasjes terapeutike”. Nëse vaksina do të ishte realisht e testuar dhe e sigurt pa efekte anësore dhe vdekje, njerëzit do të informoheshin dhe e tërë kjo propagandë dhe presion do të ishte i panevojshëm. Ata do ta kërkonin vetë vaksinën. U bë kohë e gjatë që njerëzit janë goditur nga kjo çështja e dhimbshme e koronavirusit. Së paku le ta lënë çdo njeri të lirë që të veprojë sipas gjykimit, pa presion.
Në vitet e vështira që po jetojmë, më shumë se çdo periudhë tjetër e mëparshme, streha dhe shpëtimi ynë është Kisha jonë, e cila nuk është thjesht arka që na shpëton, ajo na ndihmon në situatat e vështira. Sa herë që përpjekjet e shkencës dhe ato njerëzore nuk mund të na ndihmojnë, kur përdor mjetet e saj shpirtërore dhe ilaçin e saj shpëtues, Kisha e bën të pamundurën të mundurën dhe shëron çdo sëmundje. Ajo është në gjendje që të eliminojë çdo epidemi, pavarësisht sesa ngjitëse dhe fatale mund të jetë, siç na mëson historia e Kishës. Ashtu si arka e Noeut, që tipizonte Kishën, përmbante si kafshët e pastra ashtu edhe ato të papastra, po ashtu edhe Kisha jonë përmban shenjtorë dhe mëkatarë, të drejtë e të padrejtë, të maskuar dhe jo të maskuar, të vaksinuar e jo të vaksinuar. Ka vend për çdo njeri në Shtëpinë e Perëndisë. Ne nuk duhet t’i ndajmë njerëzit dhe as nuk duhet t’i konsiderojmë të vaksinuarit si mohues të vulosur të Krishtit. Dhe përsëri të vaksinuarit nuk duhet të qortojnë dhe t’u bëjnë presion të padurueshëm atyre që nuk dëshirojnë ta marrin vaksinën, siç ka ndodhur. Në të ardhmen, kur e vërteta në lidhje me vaksinën do të zbuluar, shumë njerëzve mund t’u vijë keq që e kanë bërë atë , ashtu siç u ka ardhur keq shumë vetave. Ёshtë kumtuar tashmë se dy kompani të mirënjohura i kanë tërhequr vaksinat e tyre si të rrezikshme. Mos vallë me vaksina të tilla po përpiqet kryeministri të krijojë murin mbrojtës të shumë promovuar të imunitetit? Dhe a nuk ka ai përgjegjësi për ata që kanë pësuar dëm të pandreqshme për shëndetin e tyre dhe për ata që kanë vdekur? A po luajnë ata me shëndetin e jetën e njerëzve? Si mund të vazhdojmë ende të besojmë se janë të interesuar në shëndetin tonë.
E nderuara Igumene! Me këto reshta të shkurtra po shpreh dhimbjen e zemrës sime dhe po i përgjigjem pyetjes tënde që është e ngjashme me ankthin dhe shqetësimin e shumë njerëzve. Mua më shqetëson ndarja e njerëzve tanë. Partitë politike prej kohe i ndajnë njerëzit. Kurse Kisha na bashkon në një trup të vetëm me Krishtin që është Kreu. Edhe emri “Kishë” [Ecclesia – ‘bashkësi’] është një emër i unitetit. Historia na mëson se sa herë që njerëzit janë ndarë, fatkeqësitë e kanë pasuar ndarjen. Sa herë që armiqtë e kombit tonë po planifikonin dhe po kurdisnin “të këqija” për ne, ata kanë përgatitur ndarjen e njerëzve që përpara. Para Rënies së Konstandinopojës ata na përçanë me bashkime të rreme në unionistë dhe anti-unionistë, përpara katastrofës së Azisë së Vogël në Rojalistë dhe Venizelianë, përpara luftës civile në komunistë dhe nacionalistë dhe përpara pushtimit turk të Qipros në Makarianistë dhe antimakarianistë. Në situata të ngjashme zgjidhja nuk është nënshtrimi i të Vërtetës ndaj mashtrimit për hir të unitetit por beteja vetëmohuese për sundimin e të Vërtetës e cila na bën të lirë. Ne kemi nevojë për pendim dhe lutje që Perëndia t’i japë fund kësaj sprove të madhe. Fryma e Shenjtë, Zbritjen e së cilës po kremtojmë, “na thërret në unitet”. Meqenëse Ai është gjithashtu Fryma e të Vërtetës, na e zbuloftë të gjithë të vërtetën në lidhje me vaksinat.
Lutem që Perëndia Triadik të na dhurojë Hirin e Tij të gjithëve ne që veprojnë me dhimbje dhe sinqeritet për shëndetin e njerëzve, e të gjithë atyre që e respektojnë lirinë dhe tërë atyre që luftojnë për unitetin e njerëzve, duke u dhënë shpresë dhe duke u forcuar besimin.
Me dashuri në Krishtin
Dhe dëshira të pafund
Priftmurg Efthimi
Qela e Ngjalljes Mali i Shenjtë
20/7/2021