A mund t’i kërkoj Perëndisë që të më largojë nga kjo botë? [1]
Image alignment
Pyetje Nga Lexuesi:
A është e mundur t’i kërkosh Perëndisë që të të marrë edhe shpirtin edhe trupin nga kjo botë? Ka zhgënjime në këtë jetë, në aspektin se mbretëron kaosi, dhe jeta e dikujt nuk është e kënaqshme.
Kryeprifti Andrea Efanov përgjigjet:
Jo, nuk mundesh, sepse një kërkesë e tillë do të thotë se ti thjesht po miraton pafuqinë tënde, dhe nuk mund t’i dorëzohesh një perceptimi të tillë të vetes apo botës.
Ti jeton. Që do të thotë se me vullnetin e Perëndisë ty të dhurohet jetë, jo vdekje, dhe ti duhet të mësosh të përballosh këtë jetë. Është gjithashtu një aftësi, një nga të shumtat që një person ka nevojë të mësojë, por nuk është një aftësi e thjeshtë, është e komplikuar. Dhe unë do të këshilloja t’i kërkosh Perëndisë të të japë forcë dhe kuptim për të mësuar këtë aftësi.
Për shembull, fakti që bota është kaotike duhet të pranohet si dhuratë. Po, bota është. Në përgjithësi, ajo nuk është shumë kaotike: të gjitha ligjet kimike dhe fizike ekzekutohen me shumë saktësi, pra, ti nuk e vë në dyshim se ku do të fluturojë jastëku nëse e hedh nga dritarja: do të fluturojë poshtë, jo lart. Ti e di me saktësi se në ç’temperaturë zien uji dhe në ç’temperaturë kthehet në akull. Ti e di me saktësi se çfarë shpejtësie i duhet raketës për të kaluar gravitetin e Tokës. Po të kërkosh në një enciklopedi ose një makinë, do ta dish se çfarë reagimi ka trupi i një njeriu ose kafshe ndaj një substance kimike. Me fjalë të tjera, të gjitha “sistemet bazike” funksionojnë sipas rregullave, dhe nuk ke pse të fajësosh botën. Fusha e psikologjisë njerëzore është më e ndërlikuar, por ka rregullat dhe ligjet e veta. Ju lutem, ndiqni jetën shpirtërore, konsultohuni me një prift, studioni gradualisht letërsi shpirtërore – dhe do t’i kuptoni e do t’i përdorni këto ligje tek vetja, do të ketë më pak kaos, duke ecur gjithnjë e më shumë përpara.
Sa për pakënaqësinë, do të sugjeroja të merrnit një copë letre dhe t’i shkruani të gjitha pakënaqësitë tuaja qartësisht dhe hollësisht. Shëndeti juaj? Dhe çfarë me saktësi? Pamja e jashtme? Puna? Çfarë natyre ka puna juaj? Stafi? Masa e rrogës? Programi? Vendi ku punon? Ditët e pushimit? Mundësitë për rritje, e shumë të tjera? Probleme në familje? Çfarë lloj problemesh? Me kë, përse? E të tjera. Shkruaji të gjitha në lutje, dhe më pas pyet veten, ose një mik, një at shpirtëror, ose një psikolog, mendo dhe shkruaj se si mund ta kapërcesh një pakënaqësi specifike. Shkruaj në përgjithësi, dhe më pas me hapa të veçanta.
Për shembull ti je i pakënaqur me shëndetin. Çfarë të nevojitet të bësh? Duhet të shkosh tek disa doktorë, të bësh një kontroll, të kalosh procedurat, të ndryshosh dietë, të ndryshosh regjimin tënd ditor, të fitosh para për të shkuar te një specialist me pagesë, të lësh takim, të shkosh ta vizitosh, të ndjekësh rekomandimet... E kupton apo jo ? Nëse po flasim për familjen, çfarë të shqetëson për familjen? Fakti që nuk ekziston? Dhe çfarë mund të bësh që ta kesh? Njihu, komuniko, mëso të jesh një bisedues interesant, një njeri i mirësjellshëm, mëso të shikosh personin tjetër, të jesh i ndjeshëm dhe suportues, i sinqertë në komunikim dhe të mos kesh frikë të jesh vetvetja ... Nëse problemet janë me gruan tënde (në rast se je i martuar), cilat janë ato specifikisht dhe çfarë mund të bësh që të zgjidhësh secilin problem? Nëse është për punën, po ashtu. Dhe gradualisht do të ndalosh së qeni i shkurajuar dhe do të fillosh të veprosh, të vendosësh qëllime dhe t’i arrish. Për shembull, ke një dhembje veshi – qëllimi yt është ta shërosh. Ose ke një rrogë kështu apo ashtu, dhe do të pëlqeje një më të mirë. Qëllimi duhet të jetë real. Për shembull, ti nuk mund ta dhjetëfishosh menjëherë rrogën, por ka mundësi ta rrisësh me disa përqind. Ose të mos e rrisësh masën e të ardhurave nga rroga por nga puna me kohë të pjesshme. Dhe kështu me radhë.
Mendoj se skema e përgjithshme është e qartë. Vazhdo dhe ndërmerr veprime.
Me krahe te lehta!
Source: foma.ru [2] (Russian)