Historia e fshatarit rus që ishte ati i 87 fëmijëve

Sipas faqes Cyrillitsa.ru, ekspertët besojnë se sot mund të ketë rreth 80,000 pasardhës të Vasilievit në planet . . .

MORE:Njerëzit
Originally appeared at: Russia Beyond

Në shekullin e 18-të, një fshatar i thjeshtë rus shënoi dy rekorde botërore që ende qëndrojnë edhe sot, për shkak të numrit të fëmijëve nga dy gratë e tij dhe për numrin e binjakëve të lindur. 

Dy martesa dhe 35 lindje

Portret i familjes  

Autor i panjohur/MAMM/MDF


Fjodor Vasiliev lindi në 1707 në familjen e një bujkrobi të lidhur me manastirin Nikolo-Shartomski (në rajonin Ivanovo 321 km nga Moska). Pasi shpenzoi fëmijërinë në fshatin  Vvedenie, jo larg manastirit, u transferua më vonë në radhët e “bujkrobërve shtetërorë” (ata që mbanin ofiqe shtetërore), dhe u vendosën në fermën Kufrino në rajonin Ivanovo.  

Në moshën 18 vjeçare, Vasilievi u martua me gruan e parë. Emri i gruas së parë nuk është i njohur por sipas burimeve mund të ketë qenë Valentina ose Feodora. Ata jetuan së bashku për 40 vjet. Nga 1725 në 1765, gruaja e Fjodorit lindi 27 herë duke prodhuar gjithsejt 69 fëmijë: 16 çifte binjakësh, 7 grupe trinjakësh dhe 4 grupe katërnjakësh.  Duket se vetëm dy foshnja vdiqën, që është diçka e jashtëzakonshme për ato kohë, ndërsa të tjerët e arritën moshën e pjekurisë.

Portret i familjes  

Prone publike 


Në 1765, pas vdekjes së gruas së tij të parë, Fjodori, që ishte 58 vjeç, u martua për herë të dytë me një grua që quhej Ana. Ajo i lindi atij 18 fëmijë : 6 çifte binjakësh dhe 2 grupe trinjakësh.

Disa prej fëmijëve u janë dhënë çifteve që nuk bënin fëmijë. Gazeta mjekësore angleze Lancet shkruan në 1878 se një pjesë e familjes u shpërngul në Moskë dhe gëzoi patronazhin e shtetit. Sipas faqes së internetit Cyrillitsa.ru, expertët besojnë se sot mund të ketë rreth 80,000 pasardhës të Vasilievit në botë.

Fama dhe audienca me perandoreshën

Në 1782, kryepiskopi i Vladimirit mësoi për aktet heroike të Vasilievit në dhomën e gjumit, për të cilat informoi perandoreshën, Katerianën e Madhe.  

Familja madje i prit edhe nga perandoresha personalisht dhe Vasilievi, si kreu, u shpërbly për kontributin e tij ndaj demografisë së perandorisë ruse.

Një tregtar anglez që banonte në atë kohë në Shën Peterburg mori vesh për këtë dhe ua bëri të ditur shtypit britanik. Në këtë mënyrë u shfaq një shkrim rreth Vasilievëve në gazetën britanike Revista e xhentëlmenit në 1783.

"The Gentleman's Magazine and Historical Chronicle" Waffilief


Katerina u kënaq shumë duke folur për korrespondencën e familjes me figurat perëndimore me influencë. Edhe historiani Ivan Boltin citon korrespondencën e Vasilievëve me natyralistin francez Georges-Louis Leclerc në 1788, kur ky i fundit pohoi se rusët nuk ishin pjellorë.

Gjeneticistët kanë sugjeruar se Fjodor Vasiliev zotëronte një gen “pjellor të shumë fëmijëve”, sipas Cyrillitsa.ru.

Katerina II

Galeria Tretyakov

MORE:Njerëzit