Një ligj që ndalon ndarjen e përmbajtjes që paraqet homoseksualizmin dhe transgjinorizmin tek ata që janë nën moshën 18 vjeç është dekretuar nga Asambleja Kombëtare Hungareze.
Votimi u krye të martën me 157 pro dhe nje kunder.

Edukimi seksual në shkolla “nuk duhet të synojë” “promovimin e homoseksualizmit” ose “ndryshimit të gjinisë”, u shpreh Fidesz, partia në pushtet e kryeministrit hungarez Viktor Orban, në një konferencë shtypi që u zhvillua pas votimit.
Po ashtu, nuk lejohet që t’u shfaqet përmbajtje pornografike atyre që janë nën moshën 18 vjeç, ose çfarëdo përmbajtje që promovon homoseksualizmin ose transgjinorizmin, të shfaqur në programe televizive, filma dhe reklama.
Kanalet televizive dhe platformat transmetuese do t’ua shfaqin vetëm të rriturve një përmbajtje të tillë.
Ndonëse projektligji u mbështet nga anëtarët e partisë në pishtet Fidesz dhe partitë Jobbik, të gjitha partitë e opozitës e bojkotuan votimin në protestë, ndërsa disa prej grupimeve të të drejtat civile që përfshinin Amnesty International Hungary, Shoqatën Hungareze të LGBT dhe Krenarinë e Budapestit e kanë dënuar lëvizjen – duke e krahasuar Hugarinë me “shtetet autokratike” si Rusinë dhe Kinën, që kanë ligje të njëjta.
Mijëra hungarezë dolën nëpër rrugë duke protestuar të hënën, ku mbanin flamuj me ylberë të LGBT-ve dhe thërrisnin: “Ne jemi këtu!”
Demonstratë në Budapest kundër ligjit të ri të qeverisë hungareze që ndalon "propagandën" e #LGBT . pic.twitter.com/cD67sOicm3
— Andras Juhasz (@andras_juhasz) 14 qershor 2021
Vitin e kaluar, Hungaria miratoi një projektligj që ndalonte adoptimin e fëmijëve nga ana e çifteve të së njëjtës gjini.
Miratimi i ligjit është një tjetër goditje ndaj marrëdhënies së brishtë të Hungarisë me Brukselin, dhe kanë filluar tashmë deklaratat ndëshkuese të zyrtarëve të Bashkimit Evropian.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.