Fati i Pont Pilatit pas vdekjes dhe ngjalljes së Jisu Krishtit diskutohet në mes të historianëve, por ka shumë arsye të besojmë se ai u bë i krishterë.
Vetëm pak veta mund ta dinë se Kisha Orthodhokse Greke e shpalli shenjtore gruan e Pont Pilatit Klaudia Proskura. Ajo kremtohet më 9 nëntor, sipas kalendarit të ri.
Nëse ndonjë nga besimtarët tanë do të bënin një pelegrinazh në Etiopi, do të befasoheshin kur të shihnin në kishat orthodhokse etiopiane ikonën e martirit Pont Pilatit, së bashku me gruan e tij, Klaudian. Nderimi i këtyre personave është një traditë e lashtë në këto kisha. Ata përbëjnë shembullin e vetëm në historinë e Kishës së shenjtorëve kur bashkëshortët përkujtohen në të njëjtën ditë. Sipas traditës së Kishës Etiopiane, Pont Pilati dhe gruaja e tij u ekzekutuan me vdekje sepse nuk pranuan të adhuronin statujën e perandorit romak pasi ishin bërë të krishterë.

Fati i Pilatit pas vdekjes dhe ngjalljes së Jisu Krishtit debatohet në mes të historianëve. Sipas disave, Pilati vrau vetren ndërsa ishte në mërgim në Gallia. Kurse disa të tjerë sugjerojnë se ai u ekzekutua gjatë sundimit të perandorit Neron. Sipas legjendës, shenjat ogurzeza që shoqëruan martirizimin e Krishtit vazhduan ta ndiqnin Pilatin dhe të shoqen, Klaudian, shumë kohë pas vdekjes së Shpëtimtarit dhe u shkaktuan pikëllime të mëdha derisa Ponti më në fund u kthye në besimin e krishterë nën ndikimin e gruas së tij. Sipas shkrimeve të njohura apokrife, bashkëfajësia në vrasjen e Krishtit bëri që Pilati të kishte një ndjenjë faji që e la pa gjumë për shumë vite dhe e drejtoi që të kërkonte një mënyrë për t’i larë paudhësitë.
Legjendat e folklorit rus përshkruajnë krimin e rëndë të Pilatit që asgjë në botë nuk mund ta lehtësonte. Duke mos gjetur paqe në jetë a vdekje, Pilati mbeti një i huaj dhe endacak për gjithë jetën. Мihail Bulgakov i përfshiu këto legjenda në tregimin e novelës së tij “Zotëria dhe Margarita”.
Cilido të ishte rasti ka arsye që të besojmë se Pont Pilati u bë i krishterë. Autori i krishterë i shekullit të dytë sugjeroi në një nga shkrimet e tij që menjëherë pas kryqëzimit të Krishtit Pilati u kthye në besimin e krishterë dhe madje u përpoq që të bindte Perandor Tiberin që të bënte të njëjtën gjë. Episkop Ireneu i Lionit shkruan për një ikonë të Zotit që pikturoi Pont Pilati. Shën Agustin Aureli flet për të si një shenjtor në një nga predikimet e tij. Të tre autorët qëndronin në themelet e traditës së shkruar të Kishës së lashtë të krishterë.
Për sa i përket Klaudias, gruas së Pilatit, dy kisha orthodhokse si ajo kopte dhe greke, e kanë nderuar atë si shenjte martire që herët. Në shkrime të ndryshme, ajo ka emrin Klaudia dhe Prokula, prandaj të dy emrat nuk përdoren njëkohësisht. Ne gjejmë referenca të kthimit të saj në shkrimet e Athanasit të Madh, Agustin Aurelit, Johan Malalas dhe autorëve të tjerë të krishterë të besueshëm.
Emri Klaudia përmendet gjithashtu në letrën e dytë ndaj Timotheut (4:21), që disa studiues biblikë ia atribuojnë gruas së Pont Pilatit. Në Romën e lashtë, dënimet me vdekje që u jepeshin personave të familjes mbretërore kalonin në internim. Klaudia vinte nga familja Flavius, e lidhur me perandor Vespasianin dhe Domicianin. Duket bindëse që dënimi i saj me vdekje të jetë ndryshuar. Prandaj është e mundur që ajo t’i jetë bashkuar Sinaksit të apostujve të Krishtit dhe nxënësve të tyre.
Në mesjetë, legjenda të shumta kanë qenë në qarkullim në lidhje me vizionin e gruas së Pilatit. Shumë piktura i referohen atij.
Sipas një legjende, ndërkohë që ndodhej në Jerusalem, Klaudia u takua me familjen e priftit të parë të sinagogës, Jairit dhe kënaqej me shoqërinë e gruas së tij, Salomesë dhe bijës së tyre dymbëdhjetë vjeçare, Semidës. Kur Klaudia dëgjoi për vdekjen e Semidës, ajo shkoi në varrim, ku dëshmoi mrekullinë e ngjalljes së saj dhe takoi Krishtin për herë të parë.
Ungjilli nuk thotë asgjë për këtë incident por vetëm sa na tregon që gruaja e Pilatit i dërgoi një shërbëtor burrit të saj për t’i përcjellë atij mesazhin: “Ti mos i bëj gjë atij të drejti, sepse sot pësova shumë në ëndërr për atë” (Matheut 27:19). Bibla nuk na jep detaje për ëndrrën ose natyrën e vuajtjes. Shkrimet apokrife përshkruajnë vetëm reagimin e priftërinjve të parë ndaj këtij mesazhi: “Shikoni, a nuk ju thamë më parë se Ai është një magjistar (hipnotizues), sepse e futi në gjumë gruan tuaj!”
Letra e Klaudia Prokulas për Fulvian është një shembull i shkrimeve të hershme të krishtera. Nuk ka absolutisht asnjë provë autenciteti. As nuk ka konsensus ndër historianët mbi datimin e tij. Disa e datojnë atë në vitet e para të sundimit të Perandorit Neron.
Teksti i plotë i letrës së Klaudias mund të gjendet lehtësisht në internet. Rastësisht, letra është interesante për t’u lexuar në vetvete, sepse përmend tërthorazi detajet autentike të ngjarjeve që kishin të bënin me jetën e vdekjen e Jisuit.
Paraqet përshkrimin e mëposhtëm të ëndrrës së Klaudias.
Erdhi koha për të pushuar por kur e shtriva kokën në jastëk për të fjetur, një forcë misterioze papritur më pushtoi mendjen dhe pashë Jisuin, që u shfaq ashtu si e kishte përshkruar Perëndinë e tyre. Fytyra e Tij shndriste me madhështi si dielli. Ai fluturonte mbi krahë kerubimësh dhe një flakë e zjarrtë kryente urdhërat e Tij dhe ndaloi mbi një re. Dukej se Ai ishte gati të gjykonte njerëzit e mbledhur përpara Tij. Me një gjest të vetëm Ai i ndau të drejtët nga të këqijtë. Të parët, të drejtët u ngjallën prej Tij për në përjetësinë e mrekullueshme të shpëtimit hyjnor, kurse të dytët, të këqijtë u hodhën në një det të zjarrtë. Ai u tregoi atyre plagët e Tij me të cilat trupi i Tij u mbulua dhe tha me një zë të tmerrshëm: Ma kthe gjakun tim që e derdha për ty! Atëherë këta njerëz të mjerë u kërkuan shkëmbinjve e maleve të dheut që t’i përpinin dhe mbulonin ata. Më kot ishin ndier të sigurt ata nga vuajtjet dhe më kot ishin mbrojtur nga mashtrimi i përjetshëm dhe i pakapërcyeshëm. Ata humbën. Ҫ’ëndërr, ose më mirë, ç’zbulesë!
Apokrifa e mbijetuar nuk na jep detaje të tjera për jetët e Pont Pilatit dhe gruas së tij pas ngjalljes së Krishtit. Nuk ka mënyrë që ne ta konfirmojmë autenticitetin e tregimeve apokrife.
Mendjet tona hulumtuese janë të zellshme që të mësojnë për fatet e personazheve biblike. Ҫfarë i ndodhi të riut të pasur që u largua prej Krishtit i trishtuar, gruas kananite dhe bijës së saj, të demonizuarit nga Gerasenët? Kush ishin shenjtorët që u ngjallën pas vdekjes së Krishtit dhe i shikuan shumë njerëz? Ku shkuan ata dhe çfarë u ndodhi më pas? Nëse do t’i njohim apo jo këto detaje në të ardhmen, ne duhet të përqendrohemi në mesazhin më të rëndësishëm të Shkrimit dhe Traditës së Kishës. Së bashku, ata theksojnë se duhet të kërkojmë së pari të dimë sesi ta gjejmë shpëtimin e shpirtrave tanë. Pjesa tjetër do të vijë kur t’i vijë koha.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.