"Duket se mungesa e besimit e disa hierarkëve ka rezultuar në përmbushjen e kësaj mungese. Kjo me sa shihet konfirmon që masat e supozuara të “sigurisë” në lidhje me Kungatën janë në fakt blasfemi kundër Shpirtit të Shenjtë siç kanë sugjeruar disa etër të shenjtë disa vite më parë. . ."

Për gati dy vjet tani, disa i kanë shmangur shërbesat e kishës nga frika se mos sëmuren. Por sipas Besimit Orthodhoks, një frikë e tillë tregon mungesë besimi.
Më 1 maj 2018, Mitropoliti Isaia i Denverit, Kryedioqezës së Amerikës, lëshoi një një qarkore në lidhje me besimtarët të cilët “insistojnë që prifti të mos u japë Trupin e Krishtit por vetëm Gjakun e Tij” pasi mjekët e tyre “u thanë që të mos hanin bukë sepse do t’u bënte keq”.
Në përgjigje të kësaj çështjeje, ai shkruan:
Nëse ka të krishterë orthodhoksë në famullitë tona që besojnë se pasi Shpirti i Shenjtë shenjjteron Bukën dhe Verën gjatë Liturgjisë Hyjnore, dhuratat janë ende bukë e verë, ata nuk duhet ta marrin kurrë Trupin dhe Gjakun hyjnor, derisa të besojnë se misteri i shenjtë i Zotit është prania e Tij shpirtërore, pra si Trupi ashtu edhe Gjaku i Tij.
Pasi citon paralajmërimin e Shën Pavlit për marrjen e kungatës “padenjësisht”, duke cituar nga kapitulli i 11-të i Letrës së Parë të Shën Pavlit drejtuar Korintianëve, Mitropoliti Isaia vijon:
Në lidhje me këto fjalë të fuqishme të Shën Pavlit, a ka besimtarë që janë të sëmurë, ndoshta sepse nuk janë përgatitur për të marrë dhuratat hyjnore të Trupit e Gjakut shpirtëror të Zotit tonë? Dhe nëse udhëzimet e mjekut ndaj tyre për të mos ngrënë Trupin (bukën) për shkak të njohurive mjekësore të mjekut konsiderohen më të rëndësishme se Kungata e Shenjtë, atëherë ata nuk duhet ta marrin Kungatën e Shenjtë të Zotit, përveçse ose derisa të besojnë se Krijuesi i të gjithave ka më shumë njohuri në lidhje me jetën e përjetshme sesa e tërë shkenca mjekësore e kësaj bote të rënë.
Në lidhje me hetimin më të fundit të Kishës së Finlandës për mundësinë e të siguruarit të Kungatës pa gluten per ata që vuajnë nga sëmundja celiake, një njoftim i Mitropolisë së Shenjtë të Pireut, Kisha e Greqisë, konkludon:
Në këtë rast, duke ngritur çështjen e lëndës natyrale të grurit e glutenit, e supozuar e “dëmshme” në Bukën e shenjtëruar është një sfidë e qartë ndaj fuqisë shenjtëruese dhe shpërblenjëse të Eukaristisë. Ёshtë gjithashtu një tallje personale kundër Shpirtit të Shenjtë, një përdhosje e Mistereve të Shenjta dhe mosrespekt për Misteret e Shenjta dhe traditën e saj një mijë vjeçare.
Ne shpresojmë dhe dëshirojmë që Patriarkana Ekumenike ta refuzojë këtë risi të tmerrshme, eksperimentimin dhe ndërhyrjen mosrespektuese në Misterin e Tërëshenjtë dhe që Hierarkët e Kishës Orthodhokse Finlandeze të kuptojnë gabimin e tyre të madh, t’i kërkojnë falje Perëndisë dhe personave më të fyer të Perëndisë!
Trupi dhe Gjaku i Krishtit përshkruhet nga Shën Ignati i Antiokisë si “ilaçi i pavdekësisë dhe antidoti ndaj vdekjes”. Por Misteret e Shenjta nuk janë i vetmi mjet i komunikimit të hirit të pakrijuar të Perëndisë. Hiri komunikohet gjithashtu nëpërmjet objekteve të shenjta të kupës dhe lugës së përbashkët, ikonave të shenjta, duarve të klerikëve të shenjtë të Krishtit, përshëndetjeve të shenjta me një puthje të shenjtë dhe vetë tempullit të shenjtë, që është parajsa në tokë.
Siç shkruan Emiliani i Simonopetrës në librin Kisha në Lutje:
Ku është Krishti? Këtu dhe kudo! Mbi të gjitha, Krishti, personi i dytë i Trinisë së Shenjtë, është ulur në Shenjtëroren e Shenjtëroreve, në të djathtën e Atit qiellor. Prandaj mos mendoni se kur ne shkojmë në kishë, ne thjesht po hyjmë dhe po dalim nga një ndërtesë e zakonshme. Përkundrazi, ne ngjitemi dhe hyjmë në Shenjtëroren e Shenjtëroreve, në vetë qiejt. Ndërsa hapim perden e Portës së Bukur dhe Krishti është i pranishëm në Potirin e Shenjtë, po ashtu edhe ne mëkatarët i hapim portat e parajsës dhe hyjmë brenda! Ndonëse ne jemi mëkatarë, kur ne futemi në Liturgji, ne ngjitemi në Jerusalemin qiellor. Pikërisht atëherë do të kuptoni se çfarë madhështie mund të përjetojnë shpirtrat tanë! Ne ulemi në të djathtën e Atit, duke marrë nder nga nderi i Krishtit dhe duke e marrë mishin shumë të nderuar të Zotit e Perëndisë sonë.
Kur ne futemi në kishë, ne përshkojmë largësinë nga toka në qiell. Ne kalojmë përtej yjeve, ne i lëmë engjëjt poshtë nesh dhe ngjitemi në lartësitë e Trinisë së Shenjtë. Ky është misteri i Kishës sonë... Po i njëjti mister ndodh këtu, jashtë hapësirës së shenjtërores. Përpara nesh ne shohim imazhe të ndryshme, mbi ne janë lampadat, secila ngjitur pas tjetrës. Por kjo është e gabuar. Edhe këto janë një pjesë e misterit. Ne nuk jemi këtu. Ne jemi atje lart, së bashku me asamblenë e shenjtorëve, së bashku me radhët e engjëjve, me Serafimët gjashtëkrahësh – lëvizjet e shpejta të të cilëve na mësojnë që të nxitojmë ditë e natë te Krishti – së bashku me kerubimët, në mënyrë që sytë tanë të mësohen për të parë Krishtin. Ky është një mister. Kjo është çfarë do të thotë një “Mister” i Kishës…
Ndërsa besimi i përshkruar më sipër duhet të qetësojë çdo frikë se mos merret kovidi nga pjesëmarrja në shërbesat orthodhokse, duhet të kundërshtojë gjithashtu mundësinë e kontaktit me “të vaksinuarit” duke dëmtuar “të pavaksinuarit”, së paku brenda në kishë. Shumë të dhëna kanë qarkulluar vitin e kaluar në lidhje me efektet negative që kanë pësuar ata që nuk kanë zgjedhur të marrin “vaksinimin” kundër kovidit, pasi kanë shpenzuar kohë me ata që e kanë marrë “vaksinën” e kovidit. Para një viti, mjekë dhe studiues sugjeronin idenë e “shpërndarjes”, që është e ndryshme nga shpërndarja ose përhapja normale e shkaktuar nga vaksinat tradicionale, që mund të ndodhte nga kontakti fizik. Por është bërë e qartë se kontakti aktual fizik nuk është i nevojshëm që “të vaksinuarit” të kenë efekte negative ndaj “të pavajksinuarve”, i tillë si rritja e D-dimerit në gjak. Duke qenë se shumë, edhe në radhët e klerikëve, i kanë injoruar paralajmërimet e Shën Paisit të Malit të Shenjtë, Jerond Justin Parvut të Rumanisë, Jerond Sava Akileut të Athinës, dhe të tjerëve, duke përfshirë shumë prej mjekëve dhe në lidhje me rreziqet e “vaksinimit” kundër kovidit, shërbesat e kishës mund të jenë një vend i dëmshëm për “të pavaksinuarit”, në mos për bindjen e përshkruar më lart.
Për shqetësimin e shumë vetave, pjesëmarrja në shërbesat e kishës kanë të njëjtin efekt negativ ndaj tyre me atë që kanë blerjet në dyqane apo aktivitetet e tjera publike ku ndodhen njerëz të “vaksinuar”. Kjo mund të duket se bie ndesh me traditën dymijëvjeçare të Kishës Orthodhokse por në fakt e konfirmon atë sepse kjo po ndodh në kishat ku praktika e administrimit të Kungatës së Shenjtë ka ndryshuar nga frika e përhapjes së sëmundjes. Duket se mungesa e besimit të disa prej hierarkëve ka rezultuar në përmbushjen e kësaj mungese të besimit. Kjo me sa duket konfirmon që masat gjoja për arritjen e “sigurisë” në lidhje me Kungimin janë në fakt blasfemi ndaj Shpirtit të Shenjtë, siç kanë sugjeruar disa etër të shenjtë para disa vitesh.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.