Tradita e kanonizimit së sundimtarëve u shfaq në Rusinë e Lashtë që në shekullin e dhjetë, kur vendi sapo kishte njohur krishterimin. Më shpesh shenjtëria nuk dhurohej për shërbime ndaj vendit, por për një jetë të drejtë ose martirizim...

1. Princesha Olga (890-925 – 969)

Nikolas Roerik. Shën Olga. Një skicë për një mozaik / Nikolas Roerik
Olga ishte gruaja e Princit Rus nga Kievi, Igorit, birit të Princit Varangian Rurik që, siç thotë legjenda, ishte zbuluesi i shtetit Rus. Igori u vra duke mbledhur dhurata nderimi nga fisi Sllav i Drevlianëve, dhe Olga u bë mbretëreshë e përkohshme dhe sundoi deri sa djali i saj Sviatoslavi erdhi në moshë për të sunduar. Si hakmarrje për vrasjen e bashkëshortit ajo mori masa ndëshkuese të rënda kundër Drevlianëve.
Ivan Akimov. Pagëzimi i Shën Olgës / Muzeu Shtetëror Rus
Olga ishte sundimtarja e parë që u bë e krishterë. Gjithashtu ajo u pagëzua përpara se Rusia të njihte krishterimin. "Ajo shkëlqente mes paganëve si perla në baltë," autorët e kronikave të vjetra ruse kanë shkruar më vonë për të.
Olga u bë një nga shenjtoret e para të nderuara në Rusi. Nipi i saj Princ Vladimiri, që ktheu Rusinë në krishterim, e transferoi trupin e gjyshes së tij në një nga kishat e para. Sipas legjendës, trupi i saj nuk ishte kalbur. Princesha u bë shenjtore përpara se krishterimi të ndahej në kishat Perëndimore dhe Lindore, prandaj ajo nderohet edhe në Kishën Katolike Romake si Shën Olga e Kievit.
2. Princ Vladimiri I (rreth 958 – 1015)

Monument i Shën Princ Vladimirit në Moskë / Legion Media
Nipi i Olgës, Vladimiri i Madh (gjithashtu i njohur si Shën Vladimiri dhe Vladimir Krasno Solnishko (Dielli i Drejtë)) është një nga sundimtarët më të nderuar të Rusisë së Lashtë. Ai njihet fillimisht si sundimtari që ktheu Rusinë në krishterim. Sipas legjendës, Vladimiri po vendoste në cilin nga tri besimet botërore duhej të kthente popullin e tij, dhe për arsye të ndryshme ai vendosi krishterimin.

Viktor Vasnetsov. Pagëzimi i Princ Vladimirit. Një pjesë afresku nga Katedralja e Vladimirit në Kiev / Prona publike
Ai u shpall shenjtor për konvertimin e paganëve Sllavë në besimin e krishterë. Kishat e dedikuara për Vladimirin janë shpërndarë nëpër Rusi dhe Ukrainë (meqenëse ai ishte Princ i Rusëve të Kievit), dhe një nga qytetet në Unazën e Artë të Rusisë është emërtuar në nder të tij.
3. Alexander Nevski (1220-1263)

Shen Alexander Nevski Nje afresk ne katedralen e Kryeengjellit ne Moske Kremlin / shakko (CC BY-SA 3.0)
Aleksandër Nevski njihet më shumë për sukseset në fushën e betejës kundër pushtuesve të huaj, që sulmuan Rusinë nga lindja dhe perëndimi. Legjenda thotë se ai nuk humbi asnjë betejë. Një nga fitoret më të përkujtuara ishte ajo e Urdhrit Livonian në Betejën e Akullit në 1242. Përgjatë viteve, Nevski zhvilloi një imazh heroik si mbrojtës i Rusisë nga armiqtë e saj, imazh që u ngrit lart edhe në kohët Sovjetike, sidomos në biografinë Aleksandër Nevski, e urdhëruar nga qeveria.
https://cdni.rbth.com/rbthmedia/images/2021.03/original/6064245d15e9f940..." />
Një pozë nga filmi 'Alexander Nevski' / Sergei Eisenstein, Dmitri Vasilyev/Mosfilm,1938
Mongolët ishin një problem tjetër me të cilin Nevskit iu desh të merrej, ndërsa ata kërkuan nderime nga Rusia dhe sulmuan tokën e saj. Sipas disa burimeve, Aleksandri ishte në korrespondencë me Papën, që i ofroi ndihmë në luftën kundër ushtrisë Mongole në këmbim të nënshtrimit të Rusisë ndaj Selisë së Shenjtë. Aleksandri refuzoi dhe vazhdoi të luftonte kundra ushtrive Mongole i vetëm. Kështu pra ai mbahet mend edhe si mbrojtës i Kishës Orthodhokse Ruse kundër Vatikanit. Nevski u kanonizua në 1547. Eshtrat e tij u zhvendosën disa herë si lipsane të shenjta. Pasi u themelua Shën Peterburgu, Petro i Madh urdhëroi që ato të silleshin te një katedrale e rindërtuar posaçërisht në qytet, të quajtur Lavra e Shën Aleksandër Nevskit.
4. Dmitry Donskoj (1350-1389)

Dhimitri Donskoi. Portret nga dorëshkrimi 'Tsarsky Titulyarnik' / Zoterim publik
Dhimitri Donskoi njihet fillimisht për fitoren e tij kundër ushtrive Mongole në Betejën e Kulikovos përpara së cilës ai dhe ushtria e tij morën bekimin nga një nga shenjtorët kryesorë të Rusisë, Sergius i Radonezhit. Ajo fitore u konsiderua pikë kthese në çlirimin e Rusisë nga zgjedha shekullore Mongole. Donskoi u mbajt mend në histori si mishërimi i lavdisë ushtarake. Aq shumë saqë gjatë Luftës së Dytë Botërrore një varg tankesh u emërtua për nder të tij. Më interesantja, vargu i tankeve ishte vendosur me para të dhuruara nga kisha.
https://cdni.rbth.com/rbthmedia/images/2021.03/original/6064245d15e9f940..." />
Monument i Dhimitri Donskoit jashtë Kolomna Kremlinit / Pavel Yegorov
Donskoi u kanonizua vetëm pas 1988 dhe nderohet nga kisha për modestinë dhe jetën e tij të drejtë. Në shekullin e 19, historiografi kryesor i Perandorisë Ruse, Nikolai Karamzin shkroi : "Dhimitri, pasi e mbushën me lëvdata nga populli mirënjohës, uli sytë poshtë dhe e drejtoi zemrën vetëm tek Perëndia Krijuesi i Gjithçkaje." Legjenda thotë se Princi i Moskës shkonte në kishë dhe mbante kreshmë ditë për ditë. Donskoi ndërtoi Kremlinin me gur të bardhë në Moskë dhe disa manastire.
5. Nikolla II (1868-1918)
https://cdni.rbth.com/rbthmedia/images/2021.03/original/6064245d15e9f940..." />
Nikolla II me gruan dhe fëmijët / Libraria e Kongresit
Cari i fundit Rus u ekzekutua nga autoritetet Sovjetike në Ekaterinburg së bashku me familjen. Në vitin 2000, Kisha Orthodhokse Ruse i shpalli ata martirë, dhe jeta e Nikollës II përkujtohet në ikona të veçanta, edhe më vete edhe me familjen e tij.

Një ikonë e Nikolles II / Patriarchia.ru
Vendimi për të shpallur Nikollën shkaktoi shumë trazime në Rusi. Një nga kundërshtimet kryesore ishte se familja Romanov nuk u martirizuan për Krishtin por si rezultat i persekutimit politik. Argumente në favor të kësaj lëvizjeje përfshinin nderimin që një numër i madh njerëzish ndjenin për familjen Romanov, dhe punën që bënë perandoresha me vajzat e saj si infermiere gjatë Luftës së Parë Botërore.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.