Nuk kishte rëndësi se çfarë thoshte. Nuk kishte rëndësi sesa i përkohshëm ishte ligji. Nuk kishte rëndësi se kush fyhej. Dhe nuk kishte rëndësi nëse do të rrezikonte jetën e tij duke e bërë këtë . . .
Profeti Daniel nuk i bëri justifikime të tilla. Ai do ta vazhdonte ta adhuronte Perëndinë siç kishte bërë deri atëherë dhe nuk kishte njeri që t’ia ndërronte mendjen . . .
Askush nuk i kërkoi që të adhuronte një idhull. Askush nuk i kërkoi që të mohonte Perëndinë. Askush nuk u përpoq që t’i kthente besimin. Kërkesa ishte e lehtë dhe ishte thjesht e përkohshme.

Për tridhjetë ditë, askush nuk u lejua që t’i lutej ndonjë perëndie ose njeriu, përveçse për kërkesa drejtuar vetë mbretit. Kjo do të thoshte që nuk mund të bëheshin lutje publike. Nëse Danieli do ta respektonte këtë ligj, të shmangte skandalin dhe adhurimin publike vetëm për një muaj, atëherë rreziku do të kalonte. Ai do t’i kthehej punës së tij sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Imagjinoni sikur profeti Daniel të kishte përdorur ato justifikimet e koronavirusit që janë aq të njohura nëpër kisha sot. Ai mund ta kishte shmangur lehtë përballjen me shpellën e luanëve . . .
Preteksti #1:
"Perëndia thotë se unë duhet t’i bindem qeverisë. Unë nuk dua që të ngre krye ndaj ligjit”.
Preteksti #2:
"Kjo nuk është e përhershme por e përkohshme. Ata vetëm sa më kërkojnë që të shmang lutjet publike për një muaj. Nëse nuk lutem për disa javë, çdo gjë të kthehet në gjendjen normale”.
Preteksti #3:
"Edhe sikur të lutem, unë mund ta bëj fshehurazi, pa u parë. Nuk dua që ta bëj hapur dhe të shkaktoj një skandal. Nuk dua të fyej ndonjë prej vëllezërve".
Preteksti #4:
"Të jem në një shpellë me luanë të uritur do të ishte një situatë që të rrezikon jetën. Perëndia nuk do të donte që ta vija jetën në rrezik duke e adhuruar Atë publikisht”.
Fatmirësisht, profeti Daniel nuk bëri justifikime të tilla. Ai do të vazhdonte të adhuronte Perëndinë njëlloj siç kishte bërë më parë dhe asnjë nuk mund ta bindte për të kundërtën:
- Nuk kishte rëndësi se çfarë thoshte qeveria.
- Nuk kishte rëndësi se ishte i përkohshëm.
- Nuk kishte rëndësi se kush do të fyhej.
- Nuk kishte rëndësi nëse do ta rrezikonte jetën e vet duke e bërë këtë.
Ky njeri i shenjtë i Perëndisë nuk lëkundej nga asnjë kërcënim. Ai e dinte se qeveria e pabesë nuk kishte asnjë autoritet për të diktuar kushtet e adhurimit të tij publik:
Ai nuk iu bind hapur dekretit të mbretit.
- Ai e shpërfilli ndalimin e përkohshëm.
- Ai rrezikoi të fyente këdo që do ta shikonte atë duke adhuruar publikisht.
- E hodhën në shpellën e luanëve të uritur.
Ai i bëri të gjitha këto, sepse kështu duhet të reagojë një njeri besnik ndaj Perëndisë. Kështu veprojnë shenjtorët.
Sot ka shumë klerikë që i kanë mbyllur dyert e kishave. Ata jo vetëm që i kanë detyruar besimtarët e grigjës së tyre për të shmangur adhurimin publik për një muaj, por i kanë detyruar për dy muaj. Dhe nuk i kanë detyruar që të shmangin disa lutje publike por që të shmangin pjesëmarrjen në Kungatën e Shenjtë – të marrin Vetë Trupin e Gjakun e Krishtit.
Po pse i bëjnë ata këto gjëra? Pse e kanë braktisur ata mbledhjen së bashku? Vetëm sepse “u tha qeveria që ta bëjnë këtë”. Sepse është “vetëm për njëfarë kohe”. Sepse “ata nuk dëshironin të fyenin askënd”. Dhe meqenëse nuk “donin që të rrezikonin jetët e tyre” duke iu ekspozuar koronavirusit.
O Zot, ki mëshirë për ne dhe ju lutemi që të na dërgoni udhëheqës të tillë si Danieli. Sepse kemi shumë nevojë për ta.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.