Mjerë bota nga skandalet! Sepse është e nevojshme të vijnë skandalet, po mjerë ai njeri, prej të cilit vjen skandali! [Matth. 18:7]

Plaga e ekumenizmit është një realitet i mirënjohur në mes të orthodhoksëve të dekadave të kaluara. Të gjithë e dinë domethënien e ekumenizmit dhe cilat janë frytet e kësaj filozofie të rrezikshme që po përhapet në të gjitha nivelet e Kishës. Shën Justin Popoviç i bekuar e quante ekumenizmin një "pan-herezi" dhe “herezinë më të rrezikshme, nënën e të gjitha herezive”. Në fakt, ekumenizmi e mohon se mund të ekzistojë herezi, duke u bërë kështu nëna e të gjitha mësimeve e mashtrimeve demoniake. Fatkeqësisht ekumenizmi nuk është vetëm një filozofi e pazakontë ose një gabim teologjik por edhe një agjendë e planifikuar mirë kundër të Vërtetës, Zotit tonë dhe Kishës së tij.
Sekretaria e Kombeve të Bashkuara në 1948 shpresonte për një "Pranverë të re të të gjitha feve”, një unitet të rremë që tragjikisht po kthehet në realitet. Jo vetëm në mes të të Krishterëve, por ekumenizmi po punon për të arritur një bashkim me të gjitha fetë: judaizmin, islamizmin, hinduizmin... të gjithë duhet të bashkohen. Ata po mësojnë tani se çdo fe është një shprehje kulturore dhe historike, dhe se ndryshimet nuk ndikojnë në Shpëtimin. Ҫdo fe është thjesht shpreh një “mënyrë” drejt Perëndisë. Hapi vijues është i qartë; quhet “indiferentizëm”. Asnjë fe nuk është e rëndësishme.
Një “shfaqje mariane” në Mexhugorje ka një mesazh të qartë: “të gjithë njerëzit dhe të gjitha fetë duhet të bashkohen me Papën, atin e të gjithëve, e jo vetëm të katolikëve”. Sipas këtij demoni, Papa është zgjidhja për bashkimin me Perëndinë. Jo e vërteta, jo mësimet e pasuesve të Zotit, por një njeri! Këto frymëra të dobët thonë se paqja (e rreme) mund të arrihet nëpërmjet një personi, një person i rënë dhe jo nëpërmjet Krishtit dhe Kishës së tij. Nëse do ta pranoni Papën si qendrën e unitetit të çdo feje, ne do të jemi të lirë nga ndarjet dhe do të gjejmë paqe. Një paqe e rreme, demoniake dhe me orientim njerëzor. Po ta ndjekim këtë thirrje, ne nuk do ta gjejmë paqen shpirtërore, theozën (hyjnizimin) e vërtetë, por do të gjejmë vetëm një shprehje të zbrazët nihilizmi.
Pse jam duke folur me shprehje të tilla? Sepse jam tronditur nga veprimi i marrë i episkop Polikarpit të Venecias (Patriarkana Ekumenike), që u takua të shtunën e kaluar me Papa Franceskon, duke e quajtur “ati im shpirtëror”. Ju mund ta dëgjoni atë qartë nga agjencia e lajmeve dhe nga televizori:
Ai tha:
"Takimi me Papa Franceskun ka qenë një takim i mirë, si midis një biri dhe atit të tij të dashur, një mbledhje midis një episkopi dhe primatit të tij, ose patriarkut. Ati i Shenjtë ka një zemër të ndjeshme dhe bujare. Unë e falënderova atë për mesazhin inkurajues që më dërgoi për kurorëzimin tim. I kërkova bekimet e tij papale për shërbesën time. Në Itali si episkop, unë sigurova lutjet e mia të zjarrta (për Papën). Perëndia e bekoftë me vite të shumta force shpirtërore dhe shëndeti të mirë, për hir të Kishës Universale dhe për çdo njeri mirëdashës, për ata që duhen nga Ati i Shenjtë (Papa)”.
Që kur qenka një hierarki skizmatik një atë i një episkopi Orthodhoks? Këto fjali kanë tronditur shumë të kthyer Orthodhoksë italianë dhe këto fjalë nuk mund të shfajësohen nën pretekstin e “diplomacisë”. Që kur orthodhoksët kanë nevojë për një bekim papal për shërbesën e tyre baritore? Që kur një heretik ( si Papa i Romës) e mbron dhe punon për të mirën e “Kishës Universale”?
Dikush ka thënë një herë që Polikarpi luan rolin e një episkopi uniat dhe ndoshta këto shaka nuk janë larg së vërtetës. Një person tjetër u shpreh se këto fjalë nuk janë punë e tij por agjenda e Fanarit e shprehur prej njërit prej episkopëve të Bartolomeut. Në fakt, episkopi Jovi i Telmesosit, tha se uniteti midis Fanarit dhe Vatikanit do të jetë një realitet në 2005, me rastin e përvjetorit të Nikeas.
Në emrin e agjendës globaliste dhe antikristiane, Francesku dhe Bartolomeu do të konsumojë bashkimin e rremë, duke sulmuar Besimin Orthodhoks. Ne nuk kemi frikë që të themi se ata kanë filluar tashmë që ta sulmojnë Kishën nëpërmjet “krizës shëndetësore” dhe “pandemisë”, me masa shtrënguese absurde që e shkatërrojnë besimin e grigjës së Perëndisë, duke përfshirë maskat dhe ritualet blasfemuese të tilla si lugët e shumta dhe mohimin e Kungatës së Shenjtë.
Mjerë bota nga skandalet! Sepse është e nevojshme të vijnë skandalet, po mjerë ai njeri, prej të cilit vjen skandali! [Mattheu 18:7]
Kisha është Episkopi dhe ata së bashku me të, që qëndrojnë brenda besimit të vërtetë (Shën Kipriani i Kartagjenës, Letra 59, 19)
Ὅλοις τοῖς αἱρετικοῖς, ἀνάθεμα / Anathema të gjithë heretikëve.
(nga Sinodikoni që lexohet gjatë të Dielës së parë të Kreshmës).
Burimi: traditiomarciana.blogspot.com (Italisht)
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.