Episkopi Orthodhoks Serb : Mandatet e vaksinës janë jo kristiane dhe po çojnë në një “krizë të njerëzimit"

Mosbesimi dhe veçimi janë bërë Ungjilli i ri ndërsa regjimet e vaksinimit të detyrueshëm po ndezin histerinë masive, paralajmëron Episkopi Siluan.

Originally appeared at: Orthodox Ethos

Shënim i editorit: Siluani është episkopi i Mitropolisë së Australisë dhe Zelandës së Re, duke nënkuptuar se ai ka parë nga afër ngritjen tronditëse të autoritanianizmit në atë rajon të botës.  Shteti australian i Viktorias, për shembull ka prej më shumë se një muaji nën një karantinë drakoniane, ndërsa qeveria insiston që kufizimet nuk mund të hiqen nëse shumica e popullsisë të jetë vaksinuar. Ёshtë bërë e qartë tashmë që “të pavaksinuarit” do të trajtohen si qytetarë të klasit të dytë.


“Edhe ai u përgjigj e u tha atyre: Po ju them juve, se në pushofshin këta, gurët do të thërresin  (Llukai 19:40)

Kujt mund t’i interesojë,

“Më detyron ndërgjegjja si episkop i besimtarëve që më janë besuar, që të adresoj me anë të kësaj letre shqetësimet e mia të thella në lidhje me situatën ku ka rënë kombi ynë në këtë krizë të rëndë shëndetësore, që ne druhemi se po bëhet më shumë një krizë njerëzimi sesa e lidhur me shëndetin.

Proverbi latin homini lupus est, "Njeriu është ujk për njeriun”, e ka gjetur tragjikisht formën e shprehjen e saj të re në krizën e sotme si : Homo homini virus est!

Njeriu është kthyer në një virus për njeriun në këtë botë të ndryshueshme dhe shoqëri distopiane. Nuk po e ekzagjeroj, është duke ndodhur tani para syve tanë. Vetëm shikoni vendet e mëparshme të kolegjialitetit dhe miqësisë, që po kalon në ndarje apo veçim, dyshim, ngacmim dhe tallje ndaj atyre që nuk e kanë marrë biletën jeshile!

Një shembull i gjallë i kësaj ma paraqiti një nga besimtarët e famullisë sonë që zotëronte një përjashtim mjekësor, që është cilësuar një rrezik për shëndetin nga kolegët e tyre dhe është trajtuar me përbuzje dhe diskriminim, sikur të ishte lebros, një virus i gjallë.

Më parë kjo sjellje cilësohej si e papranueshme, por në shoqërinë “e re normale” po inkurajohet dinakërisht nëpërmjet histerisë mediatike e cila po ndez psikozën masive, në të cilën frika, ankthi, mosbesimi dhe ndarja është bërë ungjilli i ri!

Politika e “pa shpim nuk ka punë”, ka dhe vazhdon të ketë një ndikim ndaj mirëqenies dhe shëndetit mendor të shumë vetave që ndiejnë se po detyrohen për të marrë vaksinën pa të drejtën për të dhënë pëlqimin ndaj informacionit dhe të drejtën e ndërgjegjes. Kjo nuk duhet të ndodhë kudo në botë, sidomos në një vend demokratik të tillë si Australi. Njerëzit kanë një të drejtë legjitime për t’u shqetësuar dhe për të bërë pyetje në lidhje me “vaksinat” e veçanta, ndërsa gjenden ende në fazën e tyre të sprovës klinike, siç është deklaruar së fundmi nga Ministria Australiane e Shëndetësisë.

Këto protokolle ose politika të vendit të punës kanë krijuar shumë ankthe të shumta sociale dhe ekzistenciale që kanë ndikuar në komunitet.

Asnjë shtrëngim, qoftë edhe ai i vaksinimit është e papranueshme moralisht. Pa liri zgjedhjeje nuk ka njerëzim. Krishterimi Orthodhoks shpall që personaliteti njerëzor është i krijuar në imazhin dhe ngjasimin e Perëndisë dhe që cilësia kryesore e këtij Imazhi është dhuratë e vullnetit të lirë, aftësia për të bërë një zgjedhje të informuar dhe të lirë.

Për shembull, duke ndjekur Krishtin në Kishën Orthodhokse është e rëndësishme ontologjikisht sepse të ndjekurit e Krishtit të çon në formimin, transformimin dhe përmbushjen njerëzore, përsosmërinë, pra shpëtimin. Por, nëpërmjet lenteve të soteriologjisë orthodhokse ky është një veprim sinergjik që përfshin një dispozitë të lirë nga ana e njerëzimit.  Vetë Krishti thotë: “Nëse dikush DЁSHIRON të vijë pas meje, le ta mohojë veten dhe të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë” (Matth. 16:24). Krishti na lë një zgjedhje, nuk e zhvlerëson lirinë tonë të zgjedhjes dhe nuk na e imponon shpëtimin.

Bishop Siluan

Shën Ireneu i bën jehonë kësaj:

“…sepse Perëndia e ka bërë njeriun agjent të lirë nga fillimi, sepse nuk ka shtrëngim me Perëndinë, me një vullnet të mirë ndaj nesh është gjithnjë i pranishëm te Ai. Dhe prandaj Ai u jep këshilla të mira të gjithëve. Si njerëzve ashtu edhe engjëjve u ka dhënë aftësinë e zgjedhjes...” (Shën Ireneu, Kundër Herezive, IV, 37, I).

Kjo nuk është e barazvlefshme me një zgjedhje antivaksinë, por ka të bëjë më shumë me pëlqimin e informuar, duke konsideruar shqetësimet etike që mund të kenë ata që besojnë.

Të krishterët orthodhoksë për shembull kanë një problem moral për të pranuar vaksinat që janë zhvilluar nga qelizat që janë marrë nga foshnjat e vrara me aborte. Çështja e shqetësimeve etike për vaksina të tilla u ngrit vitin e kaluar nga disa prej juridiksioneve më të mëdha të krishtera në Australi, të tilla si Kisha Romanokatolike, Kryedioqezat Anglikane dhe Orthodhokse Greke. Prandaj shqetësimet morale të të krishterëve duhet të merren në konsideratë, duke mos qenë thjesht pikëpamje subjektive por rrjedhin nga pikëpamje bazë dhe besimet thelbësore të Kishës. Prandaj besimtarët tanë mund t’i drejtohen kësaj, letrës sonë Kryebaritore dhe deklaratave të tjera të Kishës Orthodhokse në lidhje me arsyen pse nuk janë në gjendje që t’i pranojnë këto vaksina specifike.

Dua të përmend edhe si shqetësim të madh rrezikun alarmues të futjes së pasaportës së vaksinimit, që besoj se do të çojë në një shoqëri me dy klasa, duke ndarë njerëzit, familjet dhe miqtë dhe do të sigurojnë një bazë për akte diskriminimi.

Dua të përmend gjithashtu si mjaft shqetësuese mundësinë alarmuese të futjes së Certifikatës së Vaksinimit. Unë besoj se kjo do të çojë në një shoqëri me dy klasa, duke i ndarë njerëzit, familjet dhe miqtë dhe do të sigurojë bazën për akte diskriminimi dhe izolimi. Në lidhje me këtë, raportet mediatike kanë përmendur që “kishave do t’u kërkohen të përdorin Sistemin e Certifikimit të Vaksinave për pjesëmarrjen në adhurim vetëm të të vaksinuarve”. Kjo është krejtësisht diçka e huaj me Frymën e Kishës, ekleziologjinë, Ungjillin e Shenjtë dhe Traditën e Kishës. Ne nuk mund ta pranojmë ose adoptojmë kurrë një praktikë të tillë! Do të ishte një diskriminim kundër atyre që janë pjesëtarë të njëtit Trup, Trupit të Krishtit, Kishës së Tij të Shenjtë. Si mund të shkojmë kundër Ungjillit? Kundër Krishtit që shpall: “Ejani te mua, të gjithë ju që jeni të munduar e të ngarkuar dhe do t’ju jap s’lodhje” (Math. 11:28).

Ne nuk mund ta pranojmë polarizimin e besimtarëve, sepse bie ndesh me vetë natyrën e Kishës dhe nuk do ta zbatojmë këtë sistem në kishat tona.

Kisha i përqafon tërë ata që kërkojnë Krishtin, si të vaksinuarit ashtu edhe të pavaksinuarit. Do të kërkojë shërimin e shoqërisë së plagosur dhe të ngarkuar me barrë të rëndë e jo shkaktimin e plagëve e barrëve të tjera.

Lutem që Krishti të na ndriçojë dhe shërojë të gjithëve, këtë shoqëri të zhytur në errësirën e pikëllimit dhe ankthit, që të mos i konsiderojmë të afërmit tanë si virus por si persona të modeluar sipas shëmbëllimit e përngjasimit të Tij.

Me dashuri e bekime baritore,

+ S I L U A NI

Episkopi i Kishës Orthodhokse Serbe në Mitropolinë e Australisë dhe Zelandës së Re

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español