Herezia e ekumenizmit është Sida shpirtërore

"Nëpërmjet “Shoqërisë ekumenike” dhe “dialogëve” me heterodoksët, sistemi shpirtëror imunitar, që të mbron nga virusi i herezisë, bëhet gjithnjë e më i dobët dhe në fund pushon fare së funksionuari . . ."

Dr. Konstandin Kavarnos, i cili fjeti si murg i Manastirit Orthodhoks Grek në 2011, zbuloi praninë e një virusi vdekjeprurës që mjerisht ka infektuar jo vetëm shumë “teologë” dhe seminarë, por fatkeqësisht edhe shumë prej episkopëve e klerikëve tanë.  Ne duhet të lutemi me zjarr që të gjithë të vendosin që të kthehen përpara se “portat e shpëtimit të mbyllen” përjetësisht për ta.

Dikush mendon: po pse të tregohet një “zell” aq i madh për shumë udhëheqës kishtarë, në luftën kundër sëmundjes fizike të kohës sonë –ndërsa shumë prej tyre kanë zgjedhur të injorojnë, përfshijnë dhe madje të përhapin virusin shpirtëror vdekjeprurës të përshkruar më poshtë? A nuk na duan udhëheqësit tanë dhe kujdesen për shpëtimin tonë? A nuk duhet të jenë ata mjekët tanë SHPIRTЁRORЁ?


Dr. Constantine Cavarnos / Православие.Ru

Ja cfare ka deklaruar ne 1996 Dr.Kavarbios :

"'Minimalizmi doktrinor” konsiston në propozimin që pikat e debatueshme, pra ndryshimet në doktrinë, të konsiderohen “jo esenciale” dhe prandaj gjëra që nuk diskutohen në dialogët ekumenikë. Kjo do të thotë të veçosh “Qasjen doktrinore”, duke injoruar besimin si një çështje esenciale për t’u trajtuar dhe duke u fokusuar mbi çështjet sekulare.

“Relativizmi” i përkrahur në dialogët ekumenikë në lidhje me doktrinat fetare të çojnë në të njëjtën gjë. Dogmat ose doktrinat ulen në nivelin e opinioneve ose kënd-vështrimeve personale, në vend që të shikohen si të vërteta objektive universale, pjesë të Besimit të zbuluar hyjnisht .

Një fakt mjaft i rëndësishëm për t’u vënë re në këtë lidhje është ekspozimi i vazhdueshëm nëpërmjet dialogëve ndaj kësaj mendësie minimaliste, relativistë ka një efekt të fortë ndaj mendësisë orthodhokse.

Mund të infektohesh nga virusi – ose helmi (ios –në greqisht) siç e quajnë Etërit e Kishës, herezi, prandaj Shën Pavli e këshillon në këtë mënyrë: “Nga njeriu përçarës (heretik), si ta mësosh një herë e dy herë, hiq dorë, (Titos 3:10).

Duke e aplikuar këtë këshillë për pjesëmarrjen e Orthodhoksëve në dialogët ekumenikë, do të thotë që orthodhoksët duhet të kufizojnë pjesëmarrjen e tyre në një ose dy dialogë, asgjë më shumë. Etërit e Shenjtë të Kishës Orthodhokse i qëndruan besnikë këshillës së Shën Pavlit dhe i mësonin të krishterët e tjerë që të bënin të njëjtën gjë.

Unë mund të citoj si shembuj Shën Andonin e Madh, Shën Athanasin e Madh, Ava Isaian Oshënarin, Shën Efrem Sirianin dhe të tjerë. Në  librin e shkruar nga Shën Athanasi mbi jetën e Shën Andonit, ai thotë se Andoni e konsideronte lidhjen me heretikët si shkaktarë të dëmit shpirtëror dhe humbjes së shpirtit...Prandaj fjalët e pasuesve të Ariosit ishin sipas tij më të këqija se helmi i gjarpërinjve”.

Ava Isaia Oshënari që ka fjetur rreth 370 ka këshilluar: “Ruaje veten nga dialogu (dialegesthai – në greqisht) me heretikët [mbi çështjet e Besimit] në të cilin ti u përpoqe të ruash besimin, që të mos të të godasë helmi i fjalëve të tyre të turpshme”.

Shën Efrem Siriani, një bashkëkohës i Isaia Oshënarit, i referohet disa herë çështjes së shoqërimit me heretikët në “Ligjëratat Asketike” të tij dhe jep të njëjtën këshillë si Apostull Pavli dhe Etërit e Shenjtë të cituar tashmë.

Prandaj ai thotë: “Mos u shoqëro me njeriun heretik, sepse fjalët e tyre e lëndojnë zemrën si një shigjetë helmuese (bele pharmakera – në greqisht)”.

Dekarata të ngjashme i gjejmë në shkrimet e personave të mëvonshëm të shenjtë në mesin e Kishës Orthodhokse. Prandaj Evgenios Voulgaris, një nga teologët më në zë orthodhoksë të shekullit të 18-të, i cili pas një karriere të spikatur si edukator dhe autor teologjik në Greqi shërbeu si Kryepiskopi i Kherson-it në Ukrainë, bën këtë konstatim në librin e tij “Skice në lidhje me tolerancën fetare”.

“Mos shkoni pas heterodoksëve dhe t'i ftoni ata në dialogë dhe diskutime doktrinore, që nxisin irritime, diskutime dhe zënka, pa asnjë dobi ... Të krishterët e devotshëm orthodhoksë duhet të përfshihen në luftën për Besimin vetëm kur kjo kërkohet nga domosdoshmëria. Dhe duhet të ketë kujdes, duke e ruajtur veten aq sa mundet nga helmi i heterodoksëve  dhe duke i shmangur diskutimet me ta [Mbi Besimin], kur ai e di se ata po presin ta kapin atë si gjarpërinjtë”.

Libri i Voulgaris-it në të cilin gjenden këto deklarata u botua për herë të parë në Laipcig në 1768.  Shën Nektari, Mitropoliti i Pentapolisit (1846-1920), e rishtypi atë në Aleksandri në 1890 duke shtuar disa shënime. Në një prej tyre Nektari deklaron se teksti u rishtyp me besnikërinë më të madhe. Ai konstaton gjithashtu se ky është një “libër i shkëlqyeshëm mbi tolerancën fetare dhe një mbrojtje besnike e besimit të vërtetë të të krishterëve grekë”. Gjithçka në të, duke përfshirë edhe paralajmërimet e cituara më sipër të Vulgarisit në lidhje me atë që quhen sot “Iniciativat ekumeniste dhe pjesëmarrja në dialogë”, kishin miratimin e plotë të Nektarit.

Arsyeja pse Shën Pavli dhe të tjerë njerëz të tjerë të shenjtë të cilët i kam përmendur këshillojnë shmangjen e dialogëve të vazhdueshëm fetare me heterodoksët është fare qartë rreziku i infeksionit shpirtëror nga idetë heretike – nuk është të mësosh urrejtje ndaj heterodoksëve, Ide të tilla krahasohen me helmin e gjarpërinjve, duke shkaktuar vdekje shpirtërore.

Fjala greke për helmin e përdorur nga Shën Andoni i Madh dhe Shën Isaia është 'ios'. Ekspertët mjekësorë sot e përdorin këtë fjalë për të shprehur atë që në anglisht quhet “virus”. Përkufizimi i virusit është “agjenti shkaktar i një sëmundje infektive”, diçka që helmon mendjen ose shpirtin “ në Fjalorin e Kolegjit të Ri të Nëntë të Uebsterit). Prandaj sëmundja e tmerrshme bashkëkohore e quajtur SIDA thuhet se shkaktohet nga një “virus” i caktuar.

Sipas Etërve të Shenjtë të Krishterimit Orthodhoks, një doktrinë heretike është një virus, një helm që të çon në infeksion shpirtëror dhe rezulton në vdekjen shpirtërore...

Në rastin e “Ekumenizmit”, e njëjta gjë i ndodh shpirtit, ose mendjes së një individi. Nëpërmjet “Shoqërisë Ekumenike” dhe “dialogëve” me heterodoksët, sistemi shpirtëror imun që të mbron nga virusi i herezisë bëhet gjithnjë e më i dobët dhe në fund pushon fare së funksionuari. Ai që vuan nga “Sida shpirtërore” bëhet krejtësisht i pandjeshem ndaj ndryshimeve doktrinore që e shquajnë Orthodhoksinë ose besimin e vërtetë nga herezia ose besimi i rremë. Rezultati përfundimtar është vdekje shpirtërore..."


Nga libri  "Ekumenizmi i analizuar" nga Konstandin Kavarnos  2011.

Burimi: Nicodemos Hagiorite

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español