Jerond Tadeu i Vitovnicës: Ajri i parajsës dhe ajri i ferrit

Originally appeared at: The Catalogue of Good Deeds

Njeriu që ka brenda vetes Mbretërinë e Perëndisë rrezaton mendime të shenjta, mendime hyjnore. Mbretëria e Perëndisë krijon brenda nesh një atmosferë qiellore, ndryshe nga gjendja e ligë që përcillet nga njeriu që e ka mbjellë ferrin brenda zemrës së tij. Roli i të krishterit në botë është të pastrojë gjendjen në tokë, duke shpërndarë atmosferën e Mbretërisë së Perëndisë.

Kjo botë duhet fituar duke e ruajtur parajsën në shpirtin tonë, sepse po e humbëm Mbretërinë e Perëndisë brenda vetes, nuk shpëtojmë dot as veten, as të tjerët. Ai që e mbart Mbretërinë e Perëndisë brenda vetes ua përcjell të tjerëve dhe të tjerëve vetvetiu, pa e kuptuar. Njerëzit do të tërhiqen nga ngrohtësia dhe paqja jonë. Ata do të duan të jenë pranë nesh dhe atmosfera qiellore do të kalojë tek ata gradualisht. Madje, nuk do nevojitet aspak t’u flasim. Hiri qiellor do t’u përcillet nga ne, qoftë kur heshtim, qoftë kur flasim për gjëra krejtësisht të zakonshme.

Njeriu që pandeh se di gjithçka është një njeri kokëfortë dhe nuk ka njeri që ta mësojë njeriun kokëfortë.

Ju nuk mund të keni më shumë se një këshillues ose atë shpirtëror dhe atij duhet t’i bindeni në gjithçka që do të bëni. Mbretёria e Perёndisё nuk qёndron nё zemrёn e njeriut qё nuk ka bindje, sepse njё person i tillё gjithmonё dёshiron qё tё bёhet vullneti i tij nё vend tё vullnetit tё Perёndisё. Nё Mbretёrinё e Perёndisё nuk ekziston mundёsia pёr njё mbretёri brenda Mbretёrisё. Ky ishte qёllimi i frymёve tё rёna, gjithashtu, kjo ёshtё arsyeja e rënies dhe largimit tё tyre nga Perёndia, Mbreti i Lavdisё.

Jeta në planetin tonë po i drejtohet fundit. Gjithçka që ka ndodhur deri tani dhe sidomos tani, po ecën me të shpejtë. Mbretëria e qiellit, parajsa ashtu si dhe ferri janë edhe gjendje shpirtërore. Ne jemi ndonjëherë në ferr dhe herë të tjera në parajsë. Kur nuk jemi në gjendje të mirë është si të ndodhemi në ferr, pa asnjë lehtësim. Por kur zemrat tona janë të lumtur, ndihemi sikur jemi në parajsë. Prandaj na duhet të punojmë pa pushim drejt një lutje më të mirë. Pak janë njerëzit që e marrin hirin pa asnjë mundim. 

Shpirti i zënë në rrethin e mendimeve kaotike, përjeton mundimet e ferrit. Për shembull, ndërsa jemi duke punuar apo jemi duke ecur nëpër rrugët e qytetit dhe papritmas ndihen se diçka thyhet brenda nesh. Ne ndihemi të zbrazët e të trishtuar. Kjo ndodh sepse ndërsa lexojmë për gjëra të ndryshme ne e humbasim fokusin. Mendja jonë shpërqendrohet dhe ajri i ferrit futet në të.