“Mëkati i bën njerëzit frikacakë, prandaj është esenciale të gjesh forcë për t’u penduar” thotë episkopi orthodhoks.

Qellimi i kreshmes eshte te vrase mekatin qe jeton ne nje person.

Originally appeared at: Pravmir

“Mëkati i bën njerëzit frikacakë, prandaj është esenciale të gjesh forcë për t’u penduar” thotë episkopi orthodhoks.

Para Kreshmës së Madhe, Kisha i nxit besimtarët që të mendojnë për ngjarjet e dëbimit të Adamit nga Parajsa për një arsye, sepse ato u interesojnë të gjithëve, u shpreh dje Fortlumturia e tij Mitropoliti Onufri i Kievit dhe i Tërë Ukrainës, raporton  Department Departamenti i Informacionit dhe i Edukimit në Kishën Orthodhokse të Ukrainës. “çdo njeri duhet ta kuptojë inferioritetin e tyre pa Perëndinë dhe të falë të afërmit dhe t’u kërkojë faljen. Pa këtë, një i krishterë nuk do të vijë në pendim. Dhe pendimi është pikërisht synimi kryesor i kreshmës”, tha Kreu i Kishës Orthodhokse Ukrainase.  

“Mëkati i bën frikacakë njerëzit” vëren mitropoliti. Prandaj Adami dhe Eva nuk e kuptuan menjëherë rënien e tyre dhe filluan të shfajësoheshin, në vend që t’i kërkonin Perëndisë falje.

“Por as Adami e as Eva nuk i tha këto dy fjalë: “Më fal o Zot!”. Për shkak të mungesës së pendimit, ndodhi një tragjedi për racën njerëzore: njerëzit u bënë të paaftë që të jetojnë në Parajsë”, u shpreh Fortlumturia e tij Mitropoliti Onufri.

Jashtë Parajsës, njerëzit filluan ta ndiejnë largësinë e tyre nga Perëndia dhe brishtësia e tyre pa Perëndinë. “Ky ishte fillimi i pendimit”, shtoi mitropoliti.

“Etërit e Shenjtë thonë se për shkak të prishjes së kreshmës ne kemi humbur parajsën, nëpërmjet kreshmës ne e rifitojmë parajsën. Të kreshmosh si duhet, duhet të pajtohesh me veten. Qëllimi i kreshmës nuk është të shkatërrojmë veten por mëkati që jeton në ne”, u shpreh Fortlumturia e tij Mitropoliti Onufri”.

Nëse dikush nuk mund ta falë të afërmin e tij, nuk do ta marrë ndjesën e mëkateve. “Nëse nuk mund ta fal të afërmin tim, atëherë nuk do të jem në gjendje që të marr falje nga Perëndia”, shpjegoi mitropoliti.

Mitropoliti i nxiti të pranishmit që të përpiqeshin fort të falnin të afërmit e tyre: “edhe nëse zemra juaj është kundër, prapë duhet t’i thuash me buzë fjalët e faljes dhe pastaj të thuash me zemrën tënde: “Zot, ti e di se unë dua të fal por e shikon sesa i prishur jam nga mëkati, saqë zemra nuk më lejon. Falmë o Zot, mësoma zemrën që të mund të falë njerëzit”. Në këtë mënyrë duhet ta luftojmë zemërimin tonë”.

Kuptohet se nuk mund ta mposhtësh zemërimin brenda një dite por duhet të bëjë çdo përpjekje: “një person që bën një përpjekje do ta dëbojë ligësinë nga shpirti i tij”, tha Forlumturia e tij, mitropoliti Onufri.