"Sot, episkopët tanë nuk guxojnë që të luftojnë trimërisht kundër mëkatit të Sodomës, meqenëse ata e nëpërkëmbin vetë Ungjillin, duke toleruar sodomitët, kurvarët dhe pedofilët në komunitetin e kishës dhe pa i hequr ata nga trupi i Kishës”.
"Përkundrazi, e kthen drejtësinë e kishës kundër atyre që shqetësohen për Orthodhoksinë, për pastërtinë e saj; i akuzon ata për mosbindje dhe madje provokon një ndarje për ata që janë besnikë ndaj Traditës”.
Ky shkrim është nga kreu 1 i libërthit të mrekullueshëm — Blessed Disobedience or Evil Obedience? — shkruar nga Protopresviter Theodhor Zisi. Libërthi i plotë gjendet përmes këtyre linçeve:
- Author's Foreword
- Chapter 1 - Immediately After Ecumenism Came Homosexuality
- Chapter 2 - Blessed Disobedience or Evil Obedience?
- Chapter 3 - The Holy Scriptures on Obedience
- Chapter 4 - The Holy Fathers on Obedience
- Chapter 5 - Do We Have the Right to Speak?
Kreu 1
Menjëherë pas ekumenizmit erdhi homoseksualizmi
Duke vlerësuar objektivisht situatën në të cilën Kisha e sheh veten sot, duhet të pranohet se ka devijuar fuqimisht nga Tradita, pjesëmarrja në lëvizjen ekumenike heretike [16]. Si pasojë e kësaj ndodhën devijime të tjera. Prandaj në mjedisin e kishës po ndodh një rënie e shpejtë të moralit, shumë klerikë e kanë braktisur krejtësisht Ungjillin dhe mënyrën patristike (sipas Etërve) të të jetuarit dhe një pjesë e konsiderueshme episkopatës janë rrethuar nga luksi, duke ua kaluar shpesh madje edhe njerëzve të botës.
E gjitha kjo është sigurisht rezultat i ftohjes së besimit. Por kontaktet aktuale të afërta të Kishës me romano-katolikët, nderimi dhe pritjet që i kanë bërë papës në Greqi [17] dhe në vende të tjera orthodhokse [18], japin ndoshta arsye për adoptimin e mënyrës sekulare të jetesës së klerikëve katolikë nga shumë klerikë dhe shfajësojnë kënaqësinë e plotë, të privuar nga Ungjilli dhe idealet pastristike, në “jetën” e disa prej priftërinjve dhe protopresviterëve modernë.
Më së fundmi, ne kemi shkruar që papa erdhi në Greqi dhe qëndroi. Rezulton që ai u largua por pasi e la Greqinë, ai na la shumë “papë”, të madhësive e dinjiteteve të ndryshme, duke mbjellë kudo paqen katolike.
Veçanërisht frikësues është depërtimi në muret e kishës të mëkatit më të keq të Sodomës – homoseksualizmit. Skandale të tilla, të lidhura me emrat e disa hierarkëve, që kishin mbetur pa vëmendjen dhe konsideratën e duhur gjatë viteve, pa ndonjë shërim shpirtëror, i diskreditojnë klerikët e ndershëm dhe shkaktojnë mosbesim në fjalën e Kishës. Kush do të na besojë ne barinjve tashmë kur të flasim për modestinë, thjeshtësinë, refuzimin e gjërave të botës, asketizmin, virgjërinë dhe maturinë?
Megjithatë, shumica e klerit kanë pushuar së foluri për këto për shumë kohë, sepse ata vetë nuk u besojnë këtyre gjërave. Të tjerët shpallin me hipokrizi se janë të virtytshëm në fjalë, por veprat e tyre dëshmojnë të kundërtën.
Zemërimi i tmerrshëm i Perëndisë i derdhur mbi Sodomitët për shkak të sodomisë së tyre, zjarri nga qielli që dogji të gjithë Sodomën dhe Gomorrën, fshinë këto qytete nga faqja e dheut. Fjalë zemërimi kundër homoseksualitetit gjenden te Letra e Apostullit të Shenjtë Pavlit ndaj Romanëve, ashtu si dhe në tekste të tjera të shenjta. Pasi dëgjoi për rastin e kurvërisë midis të afërmve në Korint [20], apostulli kërkon që personi epshor të çkishërohet që shembulli i tij të mos bëhet brumë i keq. Si mund të guxojmë të gjykojmë botën, argumenton apostulli i gjuhëve, kur ne vetë e lejojmë mëkatin të paprekur në trupin e Kishës? “Po tani ju shkrova të mos përziheni me ndonjë që quhet vëlla, në qoftë se është i përdalë, a lakmitar, a idhujtar, a përqeshës, a pijanec, a rrëmbyes; me të këtillin as të mos hani bashkë. Sepse ç’më duhet të gjykoj edhe të jashtmit? A nuk gjykoni ju të brendshmit? Po të jashtmit Perëndia do t’i gjykojë; prandaj nxirreni të ligun jashtë nga mesi juaj” (1 Kor. 5: 11–13).
Por a mundet apostulli, ashtu si nxënësit e tjerë të Krishtit dhe etërit e shenjtë, të imagjinojë se mund të vijë një kohë kur ungjilli nuk do të respektohet dhe ligji i Perëndisë nuk do të ketë fuqi? Se jo vetëm kurvarët nuk do të shkishëroheshin nga Kisha, por sodomitët do të lejoheshin që të ngjiteshin në fron, të preknin enët e shenjta me duart e tyre të papastra e të këqija? A mund të kishin menduar shenjtorët e Perëndisë se ne mund të merrnim pjesë në Këshillin Botëror të Kishave (KBK) dhe jo vetëm që të hanin së bashku por edhe të kryenin lutje të përbashkëta me pseudokristianët, e me përfaqësues të të ashtuquajturave kisha që kanë rënë aq shumë nga e vërteta saqë kanë filluar të bekonin martesat me persona të të njëjtës gjini?
Sot, episkopët tanë nuk guxojnë që të luftojnë trimërisht kundër mëkatit të Sodomës (të cilin predikuesit e Rilindjes së zymtë perëndimore përpiqen t’ua imponojnë Orthodhoksisë), duke qenë se ata vetë e nëpërkëmbin Ungjillin, duke toleruar sodomitët, kurvarët dhe pedofilët në bashkësinë e kishës dhe duke mos i hequr prej trupit të Kishës.
Prandaj mësimi i theksuar i Kishës kundër homoseksualizmit u kthehet atyre që guxojnë ta shpallin atë, me ndihmën e një kundërargumenti të tillë: “Pse nuk e vini re paturpësinë tuaj? Pse nuk e shikoni një ves të turpshëm, e të panatyrshëm në mesin tuaj?”
Fatkeqësisht, sot hierarki të kishës preferojnë që t’i mbajnë marrëdhëniet e mira me autoritetet, duke iu bindur planeve të tyre sekulare, sinkretiste, globaliste, ekumenike, mjedisore dhe sociale (që janë në fakt hipokrizi). Ata me sa duket e harruan se nuk ka asgjë më të vlefshme dhe të çuar se Perëndia dhe besimi i vërtetë; se vetëm Krishti është Drita e botës dhe se shërbesa e tyre më e rëndësishme dhe misioni më i rëndësishëm është ta dëshmojë, predikojë dhe zbulojë këtë Dritë, që shkëlqen pa reshtur në Kishën e Shenjtë Katholike dhe Apostolike. Dhe gjithçka jashtë Kishës është “Galilea e kombeve,
populli që rrinte në errësirë” (Matheu 4, 15–16), që duhet të dalë në dritë dhe jo të qëndrojë në errësirën e pabesisë, gabimit dhe herezisë.
Asnjë njeri nuk mund të jetë në vetvete një burim i dritës, sepse nuk mund të lëshojë dritë. Duke besuar sfidueshëm se ai po lëshon dritë, një person i tillë vetëm sa do ta shtojë më shumë errësirën. Edhe në lidhje me njeriun më të madh të lindur prej gruas, Shën Joan Pagëzori shkruan se “Nuk ishte ai Drita, por qe dërguar që të dëshmojë për Dritën. Ky erdhi për dëshmi, që të dëshmojë për Dritën, që të besojnë të gjithë me anë të tij” (Joani 1, 7–8).
Ai që nuk beson se shpëtimi në Krishtin është i mundur vetëm në Kishë, por beson se mund të gjendet në mbledhjet heretike jo vetëm që nuk shpëtohet, por gjithashtu vuan vazhdimisht në vetvete zemërimin ndëshkues të Perëndisë: “Ai që i beson Birit ka jetë të përjetshme; po ai që nuk i bindet Birit, nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë mbetet mbi atë” (Joani 3, 36).
A ka Drita e Krishtit, që shkëlqen të gjithë dhe pareshtur në Kishë, diçka të përbashkët me errësirën e ekumenizmit, duke barazuar të gjitha fetë dhe pohimet e besimit? A preferojmë Pararendësin asketik e të barabartë me engjëjt dhe qiellor, apo udhëheqësit e zakonshëm ekumenikë? A do t’u bindemi atyre – nëpërmjet të cilëve tunduesi i lashtë i cili i pëshpëriti një herë Krishtit, na pëshpërit për bekimet tokësore, kotësinë dhe pushtetin?
Ne nuk jemi më drita e botës, sepse ne nuk shkëlqejmë me pastërtinë e jetës sonë, e as kripa e tokës sepse ne nuk e mbrojmë botën nga degradimi moral në rritje. Dhe prandaj, si të padenjë shpirtërisht, ne përbuzemi dhe shkelemi nga njerëzit: “Ju jeni kripa e dheut. Po në u prishtë kripa, me se do të kripet? Për asgjë nuk vlen më, përveçse të hidhet jashtë, dhe të shkelet nga njerëzit” (Math. 5:13).
Më parë, Kisha jonë, Orthodhoksia jonë asketike, e shenjtë dhe e panjollë, falë jetës së virtytshme të barinjve orthodhoksë, gëzonte të drejtën morale për të denoncuar jetën plëngprishëse të klerikëve romano-katolikë, siç bëri për shembull Shën Simeoni i Selanikut Mistagogut [21]: “Dhe madje edhe kurvëria nuk ndëshkohet aspak nga priftërinjtë e tyre por ata mbajnë hapur konkubina dhe vajza për orgji dhe në të njëjtën kohë shërbejnë si priftërinj ...Dhe jetojnë në kundërshtim me Ungjillin, sepse asnjë kënaqësi dhe shthurje e tillë në mesin e tyre nuk kundërshtohet dhe nuk konsiderohet si diçka e palejueshme për të krishterët”.
Dhe sot, klerikët tanë, që janë kthyer në një vatër sodomitësh dhe perversësh, janë prekur nga degjenerimi moral. Por hierarkia nuk është aspak e shqetësuar se si t’i mbrojë të rinjtë nga joshja për t’i larguar nga shtegu i të vërtetës, ose si të parandalojë çdo komunikim të tyre me njerëz perversë, sidomos në gardhin e kishës. Përkundrazi ajo e ka kthyer drejtësinë e kishës kundër atyre që e kanë në zemër orthodhoksinë dhe pastërtinë e besimit dhe i padit ata për mosbindje dhe madje provokon ndarje të atyre që janë besnikë ndaj Traditës.
Por a mund t’i pështjellojë dhe poshtërojë besimtarët dhe a mund të jetë një tundim një deklaratë e fakteve të tilla, duke dëshmuar rënien gjithnjë e në rritje të moralit në mesin e klerikëve?
Faktikisht, komentet tona në lidhje me çështjet e besimit dhe jetës së kishës shqetësojnë shumë veta dhe madje i dëshpërojnë ata. Por ne i ngremë këto probleme nisur nga qëllimet më të mira dhe jo për shkak të ndonjë armiqësie personale ndaj ndokujt. Duke nderuar dinjitetin episkopal dhe protopresviterët e mirë, ne nuk kemi nxitur askënd që të ndahet nga kisha. Dhe as nuk kemi ndër mend që ta bëjmë këtë në të ardhmen.
Ky shkrim është nga kreu 1 i libërthit të mrekullueshëm — Blessed Disobedience or Evil Obedience? — shkruar nga Protopresviter Theodhor Zisi. Libërthi i plotë gjendet përmes këtyre linçeve:
- Author's Foreword
- Chapter 1 - Immediately After Ecumenism Came Homosexuality
- Chapter 2 - Blessed Disobedience or Evil Obedience?
- Chapter 3 - The Holy Scriptures on Obedience
- Chapter 4 - The Holy Fathers on Obedience
- Chapter 5 - Do We Have the Right to Speak?
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.
