Ne nuk shkatërrohemi nga vuajtjet. Por shkatërrohemi nga kënaqësitë. Prandaj Perëndia na jep dhurata të mira – dhurata si sëmundja vdekja, kanseri dhe koronavirusi. Dhurata të tilla si probleme shëndetësore, financiare dhe me humbjen e të dashurve tanë... Vuajtja na kujton që të mos t’i besojmë më kësaj bote dhe të fillojmë t’i besojmë Krishtit...
Në leximin e Ungjillit të sotëm, Jisui na tregon një paraboli për shpëtimin dhe na jep një ftesë për një festë në qiell. Por në vend që të jenë mirënjohës, shumë njerëz nxjerrin justifikime dhe nuk pranojnë të vijnë në festë(Llukai 14:16-24)
I pari tha: "Bleva një arë dhe kam nevojë të dal e ta shoh.." Edhe një tjetër tha: “Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t’i provoj" . Edhe një tjetër tha: “Edhe një tjetër tha: Mora grua dhe prandaj nuk mund të vij”.

Sipas Shën Theofilaktit, këto tre pretekste simbolizojnë urtësinë, kujdesin dhe kënaqësitë e botës dhe të kësaj jete të tanishme:
Personi që kujdeset për fushën, në vend që të shkojë në gosti, është ai që beson vetëm në atë që mund të shikojë. Ai dëshiron të ketë njohuri mbi shkencën, por nuk dëshiron të njohë Atë që ka krijuar shkencën. Ai studion me kujdes natyrën por nuk pranon të rrijë në shoqërinë e Atij që ka krijuar natyrën.
Njeriu që punon me pesë pendë qe në vend që të shkonte në gosti, është ai që është i skllavëruar në pesë shqisat e tij. Ky person është i interesuar vetëm në kryerjen e punës që ka të bëjë me gjërat tokësore dhe me këtë botë. Toka është e fortë dhe ai e punon me qetë, duke e përgatitur për mbjellje dhe për të korrat. Edhe zemra e tij është e fortë, por ai nuk e punon, duke e përgatitur për pendim dhe shpëtim.
Njeriu që i shmanget darkës për shkak të gruas është një njeri që i do kënaqësitë më shumë se do Perëndinë. Ai është aq shumë i përqendruar në kënaqësitë, saqë ka harruar Atë që i ka krijuar të gjitha kënaqësitë. Duke kërkuar një kënaqësi të përkohshme, ai humbet kënaqësinë e përjetshme.
Ne mund t’i kuptojmë këto gjëra edhe literalisht. Për shkak të pronës, punës dhe martesave tona, ne shpërqendrohemi aq shumë me gjërat e përkohshme, saqë i lëmë pas dore ato që janë më të rëndësishme. Ne lidhemi aq shumë me gjërat e kësaj bote saqë nuk i përgatisim shpirtrat tanë për gjykim. Duke u kapur pas tokës humbim qiellin.
Prona, puna dhe martesa janë të gjitha gjëra të mira. Por janë të përkohshme. Ne nuk duhet të pretendojmë se kjo botë do të zgjasë përgjithnjë. Dhe nuk duhet të shpërqendrohemi deri aty sa të harrojmë për t’u kujdesur për shpirtrat tanë të përjetshëm.
Shpeshherë shpirtrat tanë nuk shkatërrohen prej vuajtjeve. Por jemi ne që shkatërrohemi nga kënaqësitë. Në vend që të presim me durim për gëzimin e përjetshëm në qiell, edhe ne kënaqemi lehtë nga kënaqësitë e vogla që kjo botë mund të na ofrojë.
Perëndia është i mëshirshëm dhe nuk dëshiron që ne të shkatërrohemi. Ai dëshiron që ne të shohim se kjo botë po kalon me të shpejtë tutje dhe se kënaqësitë e saj janë të përkohshme. Ai dëshiron që ne të mos fokusohemi më ndaj kësaj bote dhe t’i kthejmë zemrat tona drejt qiellit.
Prandaj Ai na jep dhurata të mira — dhurata si sëmundja, vdekja, kanceri dhe koronavirusi. Dhurata si probleme me shëndetin, me paratë dhe humbja e të dashurve tanë.
Kënaqësitë e nanuritin shpirtin tonë, kurse vuajtja na zgjon! Vuajtja na kujton se kjo botë nuk është qielli dhe se kjo botë nuk është e përjetshme. Vuajtja na kujton që t’i thërrasim Perëndisë që të mos i besojmë më kësaj bote por të nisim t’i besojmë Krishtit.
Ne duhet të kujtojmë fjalët e Jisuit:
“Lum të varfrit në shpirt, sepse e tyrja është mbretëria e qiejve.
Lum ata që mbajnë zi, sepse ata do të ngushëllohen" (Mt. 5:3-4)
Njerëzit më të bekuar nuk janë ata që kanë shëndet, para apo pushtet por janë ata që janë përulur përmes vuajtjes dhe i janë drejtuar Krishtit për shpëtim. Mund edhe të përballen me vdekje e sëmundje, uri dhe varfëri e megjithatë gëzohen sepse emrat e tyre janë shkruar në qiell. Ata gëzohen sepse do të marrin pjesë në ngjalljen e të drejtëve. Ata gëzohen çdo të diele kur marrin shijimin e parë të gostisë qiellore, duke marrë pjesë në Kungatën e Shenjtë. Ata falënderojnë sepse janë ftuar në Darkën e Dasmës së Qengjit.
Le ta pranojmë ftesën e Zotërisë dhe të bëjmë çmos që të marrim pjesë në gostinë e tij të bekuar. Ne duhet të lutemi çdo ditë, të marrim Kungatën çdo javë dhe t’i jetojmë jetët tona duke u përgatitur për qiellin. Ne nuk duhet të lejojmë asgjë, asnjë person, që të na bëhet pengesë ndaj Krishtit. Ne nuk duhet të lejojmë asgjë që të na shpërqendrojë nga qëllimi ynë i jetës së përjetshme me Krishtin në qiell.
Mos e shpërdoron i jetën tuaj, duke kërkuar gjërat e përkohshme që zhduken shumë shpejt. Siç thotë: "Kjo jetë ju është dhënë për hir të pendimit. Mos e shpërdoroni me kotësitë”.
Në emrin e Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin.
E Diela e Paraetërve tanë — 27 dhjetor 2020
Atë Joseph Gleason
Lexojeni kete omeli ne rusisht: Почему Бог дает дар страдания
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.