Ne e dimë se parajsa e Edenit ndodhet në Lindje (Zanafilla 2:8), dhe kujtojmë shoqërinë e përsosur që përjetonin Adamin dhe Evën me Perëndinë atje dhe shikojmë me mall drejt saj sa herë që adhurojmë Perëndinë . . ."

Ne të krishterët orthodhoksë adhurojmë me fytyrë të kthyer nga lindja. Së bashku me episkopët e priftërinjtë tanë, ne qëndrojmë të gjithë përpara Zotit me drejtim nga lindja. Priftërinjtë tanë janë pak a shumë si kapitenë anijeje, duke vështruar oqeanin dhe duke drejtuar ekuipazhin në lundrim. Prifti (dhe episkopi) i drejtojnë besimtarët në lutje e adhurim jo si qendra e vëmendjes, sepse të gjithë vështrojnë në të njëjtin drejtim, së bashku si Trupi i Krishtit. Së bashku ne të gjithë mblidhemi si një trup, ndërsa prifti ofron flinë e lëvdimit për ne, ndërsa Liturgjia Hyjnore shërbehet përpara Zotit të Ushtrive.
Kremtuesi (episkopi apo prifti) qëndrojnë përpara tryezës së shenjtë (altarit), me fytyrë nga Perëndia, duke u kthyer me fytyrë nga populli vetëm gjatë leximit të Ungjillit, gjatë predikimit ose kur bekon popullin. Kjo është e ngjashme me modelin judaik të adhurimit e predikimit, sepse ashtu si hebrenjtë, ne e konsiderojmë vrazhdësi t’i flasësh dikujt kur i ke kthyer shpinën. Prandaj ne nuk guxojmë që të qëndrojmë ballë për ballë Perëndisë kur e adhurojmë Atë.
Një kishë Ortodokse ndërtohet përballë lindjes së vërtetë kur është e mundur, por kur ndërtohet në një zonë ku do të ishte e pamundur për shkak të kufizimit ose domosdoshmërisë, liturgjikisht ajo prapë është përballë lindjes dhe shikon drejt Perëndisë.
Kjo Traditë e lashtë na është përcjellë për disa arsye. Më e rëndësishmja, ne besojmë se Zoti ynë do të kthehet triumfalisht nga Lindja (Mattheut 24:27 dhe Veprat 1:11). Ne pranojmë gjithashtu Zotin Jisu Krisht si Diellin e Drejtësisë (Malakia 4:2) i Cili është drita që ndriçon tërë njerëzimin. Duke qenë pra se dielli ngrihet në Lindje edhe Krishti do të ngrihet po nga Lindja.
Ne e dimë se parajsa e Edenit ndodhet në Lindje (Zanafilla 2:8), dhe kujtojmë shoqërinë e përsosur që përjetonin Adamin dhe Evën me Perëndinë atje dhe shikojmë me mall drejt saj sa herë që adhurojmë Perëndinë. Edhe pajtuesi në tabernakullin e dëshmisë ndodhej përballë Lindjes (Levitiku 16:14) dhe tempulli i Portës së Solomonit ishte vendosur nga lindja.
Referenca të shumta të Dhiatës Së Vjetër ndaj Lindjes e panë qartë këtë orientim Lindor si dallimin e Izraelitëve nga të gjitha fetë pagane, të cilët ishin kthyer në drejtime të tjera. Shumë prej Etërve të Kishës së përmendin po ashtu kthimin nga Lindja gjatë lutjes e adhurimit. Shën Joani i Damaskut është ndoshta Ati më i njohur që e ka shpjeguar këtë pjesë të Traditës sonë të Shenjtë. Kjo tregon në thelb se të kthyerit nga Lindja ka qenë një pjesë uniforme e adhurimit të krishterë që nga fillimi i Kishës, diçka e trashëguar nga adhurimi hebraik.
Sa herë që ne të krishterët orthodhoksë kthehemi nga Lindja ne e bëjmë këtë në pritje të Ardhjes së Dytë të Krishtit. Ne e dimë se shtëpia jonë e vërtetë ndodhet në parajsën e Edenit me Perëndinë. Prandaj nuk duhet të kthehemi nga Lindja vetëm në kishat tona por edhe në shtëpitë tona. Prandaj ne kemi Traditën e vendosjes së këndit personal të lutjes në shtëpitë tona përballë Lindjes. Ne kthehemi me fytyrë nga Perëndia kur e adhurojmë Atë, teksa presim me mall kthimin e Tij triumfues.
Me dashuri më Krishtin
Ava Trifoni
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.