Personi njerëzor është tempulli i Perëndisë së gjallë. Ky është një mësim apostolik i Kishës sonë, që do të thotë se ashtu si hiri i Perëndisë, hiri i Shpirtit të Shenjtë, banon në një Kishë, e njëjta gjë është e vërtetë edhe për trupin e njeriut dhe ne jemi tempuj të Perëndisë së gjallë.
Ne e quajmë Perëndinë të gjallë sepse Ai nuk jeton thjesht në qiejt dhe ne besojmë dhe e pranojmë Atë por sepse Ai banon në ne dhe ne jemi tempulli i Tij. Natyrisht, Shën Pavli nuk do të thotë se një pjesë e ekzistencës është tempulli i Perëndisë, por që i tërë personi është i destinuar të bëhet tempull i Perëndisë dhe kur kjo arrihet, bëhet një realitet. Kjo është arsyeja pse ne i shfaqim nderim dhe respekt tërë personit njerëzor.

Foto: Simbirsk Metropolia, vk.com
Kur ne i nderojmë Shenjtorët e Kishës, të cilët janë njerëz që kanë konfirmuar se janë me të vërtetë tempuj të vërtetë të Perëndisë së gjallë, që i kanë mbajtur Urdhërimet e Tij dhe kanë zbuluar të vërtetën, ne nuk nderojmë thjesht shpirtrat e tyre apo intelektin e tyre. Ne i nderojmë shenjtorët si persona në tërësi që janë shenjtëruar në tërësinë e tyre, shpirt e trup.
Prandaj ne i nderojmë lipsanet e shenjta të shenjtorëve në Kishë, eshtrat e tyre, që kanë marrë hirin e Shpirtit të Shenjtë dhe janë tempuj të Perëndisë së gjallë. Prandaj ne të krishterët orthodhoksë nuk i nderojmë thjesht lipsanet si do të nderonim paraardhësit tanë por i përqafojmë lipsanet, objektet, ikonat e shenjta sepse besojmë vërtet që në këtë mënyrë ne komunikojmë me hirin e Shpirtit të Shenjtë që këta shenjtorë kanë. Natyrisht që ata nuk e kanë pasur atë vetëm në këtë jetë por e kanë akoma edhe më shumë tani, që janë të gjallë në praninë e Perëndisë.
Ёshtë e vështirë që njerëzit në perëndim të kuptonin nderimin që ne si të krishterë orthodhoksë ndiejmë ndaj shenjtorëve kur i nderojmë lipsanet e tyre të shenjta. Në krishterimin orthodhoks, përlëvdimi ka të bëjë me tërë qenien njerëzore të shenjtorëve dhe i përqafon ata në tërësi. Prandaj në terma natyrore, shenjtërimi identifikohet me moralin dhe integritetin e jashtëm por kjo nuk ndodh vetëm në Kishën Orthodhokse.
Shenjtorët janë sigurisht të drejtë e të moralshëm por hiri i Shpirtit të Shenjtë i tejkalon këto tipare njerëzore dhe është energjia e pakrijuar e Perëndisë që e mbulon tërë qenien e personit në mënyrë që ai ose ajo të shenjtërohet në tërësi. Siç thuhet në Veprat e Apostujve të Shenjtë dhe kjo është një përgjigje e qartë ndaj Dëshmitarëve të Jehovahut dhe protestantëve-gruaja me fluks gjaku preku mantelin e Krishtit dhe u shërua menjëherë. Prandaj ne pyesim: a është e mundur që manteli kreu mrekulli? Sigurisht që jo. Ishte Krishti që e kreu atë, nëpërmjet besimit të gruas. Thotë edhe te Veprat, që sapo hija e apostullit të shenjtë Petro zbriste mbi të sëmurët dhe ata shëroheshin. Ata përdornin madje mantelet e tyre për të kryer mrekullia. Nëpërmjet besimit dhe hirit të Shpirtit të Shenjtë që mrekullitë (çuditë ose thavmata) janë kryer dhe ende kryhen. Natyrisht shenjtorët nuk i kryejnë me fuqinë e tyre mrekullitë, por është hiri i Shpirtit të Shenjtë që banon në ta dhe sendet e tyre që vepron së bashku me besimin e njerëzve që e kryen mrekullinë, shëron dhe çdo efekt tjetër të njohur që e kryejnë lipsanet e ikonat e shenjta për ata që u afrohen me besim.
Dhe kur Shën Pavli flet për mëkatet e mishit, flet ashtu sepse ne e kemi për detyrë që t’i ruajmë të pastra e të lirë trupat tanë nga çdo ndotje, mëkat pasi trupi do të përlëvdohet, i tërë trupi i destinuar për hyjnizim (theoza) dhe shenjtërim.
Kur ne pagëzohemi, ne pagëzohemi tërësisht, sepse shenjtërohemi në tërësi. Për këtë arsye, lipsanet e të krishterëve të fjetur nderohen e ruhen gjithnjë. Prandaj Kisha Orthodhokse nuk e pranon djegien: jo se Krishti do ta ketë të vështirë për të ngjallur të djegurit por varrimi i kufomave është një shprehje e besimit tonë se is trupi është i shenjtë dhe është i destinuar për shenjtërim dhe përlëvdim, ndërsa pret ringjalljen prej të vdekurit.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.