Të kthehesh në Besimin Orthodhoks në Amerikë

Të kthehesh në Besimin Orthodhoks në Amerikë? Të qëndrosh i rrënjosur në Amerikës Orthodhokse? Ka disa gjëra që duhet t’i dini nëse vini ose nëse keni dijeni për traditën perëndimore konservatore. Shumë katolikë dhe protestantë në Amerikë janë të përfshirë në çdo bashkësi ekskluzive (jo pjesë e shoqërisë konvencionale) në shkollimin në shtëpi, shkollim të krishterë, e me gruan që punon në shtëpi, drejtimin shpirtëror të bashkëshortit dhe në një jetë komunitare me të tjerë që janë të një mendjeje. A do t’i gjeni këto te orthodhoksët në Amerikë?

Shumë famulli i kanë disa prej mënyrave të lartpërmendura të jetesës por më së shumti, në mos shumica dërrmuese nuk e mëson këtë dhe nuk e promovon si mënyra e rekomanduar e jetesës. Kjo e lë kulturën e famullisë shumë eklektike dhe të gjymtuar si komunitet. Po kjo është e pazakontë sepse ne lutemi shumë dhe lexojmë libra të thellë shpirtërorë, etj. Por bukuria e Orthodhoksisë tërheq çdo lloj njerëzish dhe të gjitha llojet e njerëzve janë pjesë e çdo lloj kulture që nuk duan ta lëshojnë, sidomos brenda vendit më të larmishëm kulturalisht, Amerikës.

Lind pyetja: A dëshirojnë orthodhoksët në Amerikë të jetojnë sipas mënyrës tradicionale? Unë do të thosha se disa prej nesh dëshirojnë por sigurisht që jo shumica. Prandaj nëse po konvertoheni në Orthodhoksi në Amerikë, përgatituni që të përqafoni kryqin tuaj dhe të mësoni brenda botës shpirtërore në një mënyrë të tillë që edhe murgjërit nuk jetojnë: pa mbështetjen komunitare dhe vrullin që kanë besimet e tjera. Ju do të shihni se lutjet dhe mësimet ju çojnë te jeta tradicionale, por do të vijë momenti që rruga do të bllokohet e ju duhet të udhëtoni me shumë kujdes, në mënyrë që të mos nxitni një përndjekje serioze kundër jush dhe familjes suaj. Ti mund të jesh në fakt ai që e thyen akullin për ne, dhe lavdi Perëndisë në qoftë ashtu. Por mos u befaso nëse do të pësosh humbje për hir të Krishtit.

Etërit flasin për këto kohë kur dashuria për njeriun do të ftohet, etj. Përpjekjet komunitare do të ndalin dhe ne duhet të fillojmë një betejë edhe më të madhe asketike. Njerëzit kanë frikë që të takohen jo vetëm për shkak të ndryshimeve në mënyrën e të jetuarit por edhe për shkak të virusit. Jeta po ndryshon! Por të krishterët orthodhoksë nuk mund të ndryshojnë apo jo?

Pjesa fatkeqe e virusit të ri e kulturës tiranike është që Amerika është ende mjaft e re në Orthodhoksi dhe pa një themel të fortë të jetës komunitare. Vendet e tjera kanë betejat e tyre me përpjekjet për t’u kthyer në kulturën orthodhokse, por ne në Amerikë po luftojmë kundër mënyrës sesi ose nëse mund të vazhdojmë të ndërtojmë një themel të qëndrueshëm për kulturën orthodhokse. Prandaj unë mbështes një kulturë të thurur mirë me parime të qëndrueshme/agrare, modesti dhe filantropi, atë që shumë manastire shpesh e kanë përqafuar, dhe të ngjashme me atë që luftuan sllavofilët në Rusi kur filluan të shohin infiltrimin e perëndimit modern në komunitetet e tyre ortodokse. Edhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Kjo është mënyra e ungjillëzimit orthodhoks që ka deklaruar së fundi patriarku rus. Ai thotë që frytet e një kulture tradicionale, jo elementet kryesore. Megjithatë, ajo është një deklaratë e fuqishme sepse kultura protestante na nxit që të predikojmë e të debatojmë për të konvertuarit. Por Orthodhoksia na tregon nga historia sesi të jetojmë për të konvertuarit.

“Ungjilli nuk u shpall kryesisht nga priftërinjtë, misionarët ose nëpërmjet literaturës së Kishës. U shpall nga kultura … Faktikisht, gjithçka që është krijuar gjatë shekujve të zhvillimit kulturor, si literatura, poezia, arkitektura, arti dhe muzika dëshmuan Krishtin... Një këndvështrim i krishterë, urtësia dhe aforizmat biblike të Kishës kanë jetuar në ndërgjegjen e njerëzve. – Patriark Kirili