Çfarë Gabimesh Bëhen Nga Një Person Që Do Të Krijojë Familje

Originally appeared at: Orthodox Life

Martesa, familja, - sot mbase këto janë disa nga çështjet më të dhimbshme shoqërore. Sipas provave statistikore, numri i martesave në Ukrainë ka rënë rreth tri herë më shumë gjatë tridhjetë viteve të fundit. Dhe kjo rënie nuk po ulet, përkundrazi po rritet. Cila është arsyeja? Le të përpiqemi ta zbulojmë. Kam gjetur disa forca që ndikojnë në martesën dhe familjen në përgjithësi.

1. Moda negative e cila është bërë traditë shoqërore.

Fatkeqësisht, për disa dekada, dhe jo vetëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik, por edhe në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, ka pasur një tendencë që kur një martesë fillon (nuk po flasim për dasmën, por vetëm për martesën civile të regjistruar nga shteti) i dorëzohet bashkëjetesës pa asnjë detyrim. Në ligjin romak, kjo bashkëjetesë quhet “bashkëjetesë jashtë martese” (në Latinisht, përcaktimi i këtij procesi bashkëjetese). Në terma kishtare, kjo është mëkat dhe quhet “kurvërim”. Një nga cilësitë shoqërore të kësaj bashkëjetese është se nuk detyron krijimin e të drejtave dhe detyrimeve të ligjshme. Në parim, përfshin edhe njohjen e atësisë së një fëmije që ka lindur në këtë bashkim. Kjo do të thotë se kjo është jeta e bazuar në parimin “ largohu, arratisu". Të ikësh pa pasoja, pa u lagur. Si kafshët. Nivel kafshëror dhe i ulët i marrëdhënies.

Duhet që gjithashtu të themi se midis të rinjve këto lloj pikësynimesh janë ngulitur nga prindërit e tyre, që janë rritur gjatë Bashkimit Sovjetik, kur morali vazhdonte të pësonte rënie çdo dekadë. Në këtë shtet, u krye një përpjekje për të hequr historinë e martesës së krishterë, por pa këtë, martesa nuk u bë gjë tjetër veçse një formë, një formë shpirtërore. Si në një barsoletë të vjetër sovjetike: “Janë dy miq që nuk janë takuar për një kohë shumë të gjatë. Njëri pyet tjetrin ‟Si je ?”. Ai përgjigjet ‟Gjithçka është mirë, si zakonisht, Gruaja, e dashura... ””.

Dhe prindërit, adresa e të cilëve “nuk është një shtëpi apo rrugë, por Bashkimi Sovjetik,” u kanë kaluar fëmijëve të tyre një çrregullim të ngjashëm të perceptimit të martesës. Ti do të martohesh, akoma jo. Duhet të jetosh fillimisht, ta provosh dhe pastaj ta shohësh. Kështu, kurvërimi, që çon në pangopësi, shthurje të shpirtit dhe trupit, ndotje të shpirtit, kthehet në normë shoqërore. Dhe nëse më parë prindërit e këtyre fëmijëve ende ishin të përmbajtur ndaj martesës si formë e jetës shoqërore, atëherë fëmijët e tyre kanë shkuar më larg. Për ta martesa është një vulë e pavlefshme ngjyrë të purpurt në pasaportë. Ata nuk kanë më nevojë të martohen.

Sigurisht, që në veçanti në këtë referim, burrat janë “fituesit”. Unë nuk e pëlqeva, u mërzita, mora gjërat e mia dhe çantën time, dhe u largova, u zhduka në drejtim të paditur. Ashtu si shkruanin humoristët e periudhës pas sovjetike, “Dola për të hedhur mbeturinat dhe u zhduka”. Dhe gruaja mbetet me trauma të rëndë psikologjike, sepse thellë-thellë ajo shpresonte për martesë dhe u lidh me atë burrë, dhe ndoshta ia ka dalë të ketë një fëmijë me të.

Le të jemi të ndershëm me veten. Martesa është dashuri dhe vetë-sakrificë për hir të atij që duam, dhe fëmijëve të ardhshëm. Ndërsa kurvëria është egoizëm, ku një burrë apo një grua është gati të braktisë tjetrin në çfarëdo lloj momenti për arsye egoiste. Dhe nëse konsiderojmë se çdo person është krenar, nuk është pastruar ende, nuk është i prerë për moralin e krishterë, atëherë ka mijëra motive të tilla. Dhe marrëdhënia moderne mes burrit dhe gruas kthehet në kaos, ku as ai e as ajo nuk dinë çfarë duan nga njëri-tjetri, ashtu siç nuk dinë çfarë duan nga vetja. Sepse ata as që nuk e njohin veten. Më mirë të jetojnë në qoshen e iluzioneve të rreme, që në përgjithësi nuk kanë kuptim për jetën. Dhe ja ku dalim në pyetjen e dytë.

2. Mirazhet.

Problemi i shekullit të 21 është gjendja ëndërruese, një gjendje e kënaqshme, si e quanin etërit e shenjtë. Gjendje e trullosëse, gjaknxehtë që të largon nga Perëndia.  Fatkeqësisht, sot është tepër e vështirë për një njeri të mos ëndërrojë. Shumë produksione filmike si "Hollywood", "Bollywood", etj, qëllojnë tek zemra e njeriut me mijëra armë. Një përrua i pandërprerë serialesh, programe të ndryshme televizive, këto po përpiqen të formojnë te njeriu një botë plot iluzione të martesës dhe marrëdhënieve familjare, që nuk kanë fare të bëjnë me realitetin. Dhe të gjitha këto prodhime godasin qendrën e kënaqësisë, duke nxitur një fantazi të pashëndetshme. Personi akoma nuk ka familje, as martesë, as fëmijë. Por nga brenda ai i kishte menduar të gjitha. Dhe nëse një person i vërtetë që i del përpara nuk bie dakord me idetë fisnike e të larta të fantazisë, atëherë ai duhet të refuzohet. Por unë dua të pyes një person që po e jeton këtë perceptim Hollivudian të botës: Shiko jetët e drejtuesit, aktorëve, dhe skenaristëve të atij filmi. A përputhet kjo jetë me idealet e “larta”? A kanë lumturi ata vetë në martesën e tyre? "

Por duke rënë në dashuri me fantazinë, realiteti turbullohet. Dhe si rezultat, rinia kalon, kandidatë të vërtetë refuzohen. Dhe personi mbetet vetëm. I kapur nga pasionet e veta.

Dhe këto pasione kanë një motor. Unë dua që të jetë ashtu siç e dua unë. Jo ashtu si ma jep Perëndia në jetë. Dhe një person i tillë nuk e kupton se gjithë këta “qiellorë” Hollivudi dhe “fantazi të sheqerosura”, janë praktikisht të pashëndetshme dhe të krijuara për të luajtur me ndjenjat për të ndikuar tek njeriu një formë të caktuar sjelljeje.

Por me ju të krishterë, mos lejoni të ndodhë kjo! Jeni të pastër. Zgjohuni. Zgjohuni nga gjumi. Mjaft u zbavitët me krenarinë tuaj. Ndaloni së qeni “mbreti lakuriq” i Andersenit. Bëhuni të pastër. Filloni të jetoni një jetë të vërtetë me njerëz të vërtetë rreth jush. Ashtu si thotë Peter Mamonov në një nga këngët e tij: “Unë jam brenda njerëzve të mi”. Jetoni duke i shërbyer Zotit dhe njerëzve, me dashuri dhe vetë-sakrifica. Kjo është fillesa e një gjendjeje të mirë të shpirtit, dhe, si rrjedhojë, një martese të mirë. Mëso të duash personin që të ka dërguar Perëndia, dhe jo atë që ti tërhoqe për veten. Lutu. Dhe në qoftë se je gati për të krijuar familje, të kujdesesh për të, atëherë Zoti do të ta sjellë. Nëse është vullneti i shenjtë i Tij.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español