Historikisht, shumica e rusëve martoheshin në adoleshencë, dhe thuajse gjithmonë me pranimin dhe bekimin e prindërve. Ekspertët rusë të kohës kanë filluar ta kuptojnë urtësinë e kësaj qasjeje . . .
A janë martesat në adoleshencë të mira? Apo është më mirë të presim? Kur autorja amerikane dhe priftëresha Frederika Metjus Grin diskutuan për çështjen, ajo konkludoi në përfundimin e famshëm, " Le të kemi më shumë shtatëzani në adoleshencë ". Dr. Svetlana Nazina, një mësuese dhe psikologe nga rajoni Tula i Rusisë, ofron një këshillë të ngjashme.
Komisioni i patriarkut për familjen publikoi kohët e fundit një intervistë me Dr. Nazina, ku atë e pyetën për moshën më të favorshme për t’u martuar:

Fëmijët rriten shpejt, edhe pak vite dhe bëhen nëna dhe baballarë. Prindërit e adoleshentëve shqtësohen fillojnë e shqetësohen: Kur është më mirë që fëmijët të martohen, herët apo në një moshë më të pjekur — ? Cilat martesa konsiderohen “të hershme” sot ? Dhe cilat familje janë më të shëndetshme dhe me premisa të mira ?
Dr. Nazina u përgjigj me këto fjalë të mençurisë tradicionale:

Mesuese, psikologe
Unë nuk mund të bie dakord me ata që thonë se të rinjtë nuk janë të përgatitur për martesë në moshë të re. Çdo gjë varet nga individi . . . . Unë solidarizohem me shumë persona, duke qenë i vetëdijshëm se brezi i sotëm ka probleme serioze me mendimet rreth martesës. Vërtetë, psikologët dhe sociologët janë të shqetësuar sot për papjekurinë e pazakontë të të rinjve, dhe mungesën e motivimit për të krijuar familje.
Po si ka qenë historikisht në Rusi? Vajza përgatitej për jetën familjare që sapo lindte. Prindërit e ruanin prikën e saj për një kohë të gjatë: vendosnin çarçafë, pjata, sende të ndryshme shtëpiake, dhe zbukurime nëpër sëndukë të veçantë për t’u ruajtur. Duke filluar rreth moshës 10 ose 11 vjeçare, edhe vajza fillonte të merrte pjesë.
Duke e bërë këtë, jo vetëm që po përgatisnin suksesin material të vajzës — por edhe rrënjosnin edhe shpirtin dhe qëndrimin e duhur tek ajo. Po vendosnin në vendin e duhur pritshmëritë e saj, duke e përgatitur mendërisht për një martesë të mirë, një familje të lumtur, dhe lindjen e fëmijëve të ardhshëm.
Populli rus ka pasur përvoja të mira në rritjen e një burri familjar. Një i ri në shekullin e shtatëmbëdhjetë nuk lejohej të martohej deri sa të ishte gati të siguronte për familjen.
Por çfarë ndodh sot? Fatkeqësisht, një numër i madh njerëzish nuk besojnë se është mundur të martohesh, të qëndrosh i martuar, dhe të jetosh një jetë të lumtur deri në moshë të thyer. Dhe, më duket mua, që rrënja e problemit është në shoqërinë moderne, sepse mbjell sjellje të rrezikshme dhe të rreme brenda fëmijëve.
Për shembull, konsidero parimin e "suksesit dhe pranimit" që implementohet në mënyrë universale në familjet e sotme. Që nga fëmijëria, fëmijët tanë mësohen të fokusohen në arritjet e jashtme, që nuk janë gjithmonë të drejtuara nga familja. Duke filluar nga koha e kopshtit, ata mësohen të jenë më të mirët, të ngrenë në qiell suksesin më të vogël, të mbajnë portofol, të mbajnë një ditar me arritjet e tyre, të krenohen me notat, të varin certifikata dhe medalje në vende të dukshme. Por me këto gjëra të vogla, fillon vendosja e synimeve.
Dhe nëse theksi në sistemin e vlerësimit të fëmijës kalon te karriera, paraja, fama dhe suksesi, atëherë ne habitemi kur fëmijët tanë fillojnë të implementojnë të njëjtat parime kur të rriten? Ata vendosin të "marrin gjithçka që munden nga jeta", kërkojnë çdo gjë të shtrenjtë dhe që është më e “mira”, dhe drejtohen nga arritjet materiale në çfarëdo lloj mënyre të jetë e nevojshme. Ndërkohë, vështirësitë e rritjes së një familjeje do të konsiderohen “pengesë” për ambiciet e tyre, kështu që e vendosin martesën për më vonë. Mjerisht, është faji ynë që ata kanë këto ambicie, si rrjedhim i mënyrës sesi i kemi rritur vetë.
Dhe akoma, edhe sot, të rinjtë nën 25 vjeç krijojnë familje. Dhe nuk janë të jashtëzakonshëm. Pra nuk duhet ta kritikojmë më tepër se ç’duhet brezin e ri. Në mes të të rinjve të sotëm ka edhe djem dhe vajza të mrekullueshëm. Ka të rinj që bëjnë jetë të brendshme të thellë e të pasur. Këta janë individë tepër të pjekur, gati për t’i marrë vetë përgjegjësitë. Janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të tjerët, të tregojnë durim dhe të sakrifikojnë. Sigurisht, kjo u takon atyre që janë të përfshirë në jetën kishtare.
Mua më duket se për ata që janë rritur me tradita të krishtera orthodhokse martesa të shpëton nga shumë gjëra. Një çift që ushqen marrëdhënien e tyre, do të jetojë i pastër dhe i lirë, dhe pa bagazhin emocional që rezulton nga vitet e mendimeve dhe veprimeve të paqëndrueshme. Por ka gjithnjë e më pak njerëz të tillë. Mjerisht, zgjyra e tolerancës ka depërtuar në shumë aspekte të kulturës moderne.
Është fatkeqësi që shumica e rinisë së sotme po i shmangin martesat e hershme. Por në opinionin tim, ky nuk është problemi më serioz.
Një problem edhe më i madh është prirja drejt martesës në një kohë më të mëvonshme se normalisht. Kur personi është 30-40 vjeç, ai më në fund e kupton se është koha të vijë në vete, të ulet e të mendojë për të krijuar një familje. Por rreth asaj moshe, është shumë e vështirë të gjesh partnerë të mirë martese — burrat dhe gratë më të mira janë martuar tashmë, dhe nuk janë më të disponueshëm.

Si një psikologe dhe grua, si nënë e fëmijëve, jam e bindur se një djalë apo vajzë e vogël kryesisht rritet nga një familje e jo nga shoqëria. Prandaj përgatitja për martesë nuk është puna e shkollës por është detyra e shtëpisë dhe mjedisit ku jetojnë. Për t’i mbrojtur nga sëmundjet e shoqërisë, imuniteti i fortë është i rëndësishëm — ata kanë nevojë për një shembull të mirë nga prindërit, të afërmit dhe vëllezërit e motrat më të mëdhenj.
Si rregull, kur vëmendja e prindërve është e përqendruar te rritja e nënave dhe baballarëve të ardhshëm, atëherë fëmijët do të jenë gati për martesë të hershme. Gatishmëria dhe urtësia për martesë nuk vjen nga mosha e jashtme e personit. Ajo çfarë ka rëndësi është mosha e brendshme e individit.
Dhe kush do të mund të vendosë nëse një çift është gati të martohet apo jo? Tradicionalisht, pavarësisht nga mosha e fëmijës, miratimi dhe bekimi i prindërve ishte vendimtar.
Sigurisht, ajo çfarë kultura moderne e quan “herët” ( mosha 18 deri në 25), nuk shihej dikur si “herët”. Në shekullin e tetëmbëdhjetë, nusja ruse ishte 13 vjeçe dhe dhëndëri 15 vjeç. Pastaj në vitin 1830, me dekretin e perandorit, mosha e martesës u rrit përkatësisht në 16 dhe 18 vjeç.

Në mënyrë interesante, prindërit shpesh u drejtoheshin autoriteteve për lejen e martesës së vajzave të reja. Në këto raste, një prift mund të ekzaminojë nusen e ardhshme nëse ajo është gati të bëhet grua dhe nënë. Nëse prifti e ka dhënë bekimin atëherë dasma lejohet të bëhet.
Rreth kësaj periudhe, një nuse 23-25 vjeçe konsiderohej “e vjetër” dhe e padëshirueshme. Në periudhën e mesit të njëzetave, shumica e grave ishin të martuara tashmë, me disa fëmijë.
Por sot shumë gra presin që të kenë fëmijë në moshën 28 ose edhe 30 vjeçe — afër kohës kur sistemi i riprodhimit të femrës nis të dobësohet. Kjo përfundon me dështime, shterpësi apo fëmijë me Sindromën Daun, dhe sëmundje të tjerë.
Nuk mund të mos e konsiderosh faktin se të parët tanë dinin më shumë rreth jetës, dhe rrëmonin më shumë në natyrën dhe brendësinë e gjërave se sa njerëzit e kohës moderne.
Burimi: azbyka.ru
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.