Patriarku Orthodhoks: Fëmijët duhet të edukohen sipas Frymës së Ungjillit

Originally appeared at: Orthodox Times

Në kontekstin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, që kremtohet çdo vit në 1 qershor, Patriarkana e Rumanisë paraqet disa deklarata nga vitet e kaluara të Pariarkut Danielit të Rumanisë mbi rritjen e edukimin e fëmijëve Orthodhoksë:

  • Fëmijët duhet të edukohen në frymën e Ungjillit të dashurisë së Krishtit dhe vlerave të Krishtera, nëpërmjet lutjes dhe nxitjeve për një jetë të shenjtë dhe vepra të mira (14/3/2013).
  • Në kohët tona, shkaqet e pikëllimit në fëmijët dhe të rinjtë, të tilla si varfëria, konfuzioni profesional, droga, alkoolizmi, pasiguria për të ardhmen, depresioni, etj janë shtuar në mënyrë alarmuese. Në këto rrethana, rritja e vëmendjes dhe dashurisë prindërore në punën e rritjes dhe edukimit të fëmijëve është një nevojë jetike(14/3/2013).
  • Të rrisësh fëmijët në besim dhe në njohjen e domosdoshme për jetën, që i formon ata si qytetarë të ardhshëm të atdheut qiellor, por edhe si një qytetar i mundshëm i ardhshëm i atdheut qiellor, është një punë esenciale (15/ 9//2020).
  • Natyra e fëmijëve formohet jo vetëm me anë të fjalëve dhe këshillave por edhe me anë të jetës e shembullit të prindërve të tyre. Në këtë kuptim, prindërit janë të thirrur që të jetojnë besimin e vërtetë, nëpërmjet lutjes dhe punëve të mira dhe për të kultivuar dashuri dhe bujari në familje, sipas ikonës së dashurisë së dhembshur të Trinisë së Shenjtë, në mënyrë që familja të jetë gjithnjë një burim dashurie dhe gëzimi për fëmijët (7/6/2020).
  • Nëpërmjet edukimit të krishterë, ata vetë u bënë pishtarët e ndritshëm të jetës shpirtërore, shëmbëlltyra të gjalla dhe rrëfyes të gjallë të Ungjillit të dashurisë së mëshirshme të Krishtit për të gjithë njerëzit (5/12/2016).
  • Koha e shpenzuar me fëmijët parashkollorë për edukimin fetar mund të jetë një investim afatgjatë për ta bërë botën një vend më të mirë (30/5/2016).
  • Edukimi i krishterë i fëmijëve dhe të rinjve nuk duhet të kufizohet ndaj transmetimit të informacionit intelektual por do të synojë në veçanti, formimin moral dhe shpirtëror të fëmijëve dhe të rinjve, duke brumosur karakterin dhe personalitetin në përputhje me idealin e Ungjillit të dashurisë e dritës së Krishtit, jetën shpirtërore të Kishës (22/9/2015).
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español