"Ndërsa Amerika tani beson se do të sundojë botën duke shkatërruar Rusinë; nuk e kupton se ka gërmuar varrin e vet. [...] Lufta për Ukrainën do të zhvillohet me aeroplanë të NATO-s por ata do të munden...."
![]()
WATCH:
Stefanos Damianidis: Ju lutem më thoni, At Elpidios, për këto mbi të cilat ju keni komentuar, rreth këtij fenomeni të papritur klimaterike. Ne shohim fenomene të papritura klimatike edhe në vendin tonë, këtë vit kam dëgjuar për rrebeshe, stuhi me vetëtima dhe...
At Elpidios: Vagianakis: Këto nuk janë asgjë. Këto janë thjesht shenja paralajmëruese.
Stefanos Damianidis: Por ne po dëgjojmë të flitet shumë edhe për tërmet. A janë gjithë këto shenja që paralajmërojnë këtë?
Fr. Elpidios: Vagianakis: Këto nuk janë asgjë gjithashtu. Çfarë pason do të jetë edhe më keq. Vullkane nëntokësore do të shpërthejnë në atë farë mënyre sa do të ndryshojë forma e Tokës. Mbaji mend këto fjalë: Forma e Tokës do të ndryshojë! Amerika do të kalojë përmes ndryshimesh të tmerrshme, aq të tmerrshme, madje të vajtueshme! Të vajtueshme!!
Mbaje mend këtë sepse ajo e ka lënë zemrën e saj të adhurojë Satanain, dhe vetë Satanai do ta shkatërrojë atë tani! Tani ata duan të bëjnë të njëjtën gjë me stuhinë e luftës globale. Por ky është vullneti i Zotit, dhe vullneti i Zotit nuk ndryshon. Mbaje mend këtë! Rusia do të jetë e para, mbretëria e parë e tri mbretërive të fundit; e versionit të tanishëm të kësaj bote, që do të jetë më e sakta. Dhe tani ka autoritetin dhe fuqinë nga Perëndia për t’iu bërë antikrisht Antikrishtit (armike e Antikrishtit). Dhe tani Amerika beson se mund të sundojë botën duke shkatërruar Rusinë; nuk e kupton se po gërmon një varr për veten.
Gjithë këto devijime dhe avancime që ata bëjnë nuk janë asgjë më shumë se një tentativë mendjemprehtë nga Amerikanët për të fituar luftën, por nuk do të jetë ashtu. Lufta që ka filluar në Siri, që është një nga skajet e harkut, do të shkojë drejt skajit tjetër të harkut, që është Evropa e Veriut. Dhe kur them Europa e Veriut nuk po i referohem luftës Rusi- Ukrainë, në të cilën ata besojnë se Ukraina do të shkatërrohet nga Rusia. Ukraina është pjesë e Rusisë, sepse aty është zemra e Rusisë, në Kiev. Rusët e dinë këtë, gjithashtu edhe Ukrainasit; Ukrainasit Rusë.
Ja pse Gjermanët u përpoqën të vendosnin njerëzit e tyre në udhëheqje të Bashkimit Evropian, dhe të drejtonin me pikëpamjet e tyre protestante, me presidentët e tyre, dhe me gurët e tyre të shahut politik;që të mundeshin ta ndanin Ukrainën nga Rusia. Por kjo nuk është e mundur biri im! Shenjtorët e Rusisë dhe të Ukrainës nuk kanë për ta lejuar! Ukrainasit vetë do ta mirëpresin Rusinë; nga sulmi i dukshëm i Rusisë. Nëse Rusia godet Ukrainën është si të godasë veten, pra nuk do të ndodhë ashtu si ne besojmë. Lufta e Ukrainës do të zhvillohet me aeroplanë Nato-je por ata do të mposhten.
Stefanos Damianidis: A e sheh përfshirjen e Kinës?
Fr. Elpidios: Vagianakis: NATO do të mposhtet. Ajo çfarë unë shoh si shkatërrim lidhet me vendet Skandinave. Për fat të keq disa vende do të bëjnë një gabim katastrofik, duke besuar se do t’i shpëtojnë amerikanët. Amerikanët do t’i përfshijnë këto vende në lojë që të lëshojnë gjarprin, dhe pastaj do t’i braktisin.
Prandaj, të gjitha shtetet e vogla që do të hyjnë në luftën kundër Rusisë duhet të mbajnë mend se nuk është aspak e zgjuar për një qenush të ndeshet me ariun. Gjëja e vetme që do t’i jepja si këshillë këtyre njerëzve..., Ashtu siç bëra dje kur më thirrën nga Rumania dhe më thanë "At, çfarë duhet të bëjmë ne rumunët në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë?" Këshilla që do t’i jepja edhe vendit tim do të ishte, "Përpiquni të bëni atë që njeriu bën për të shpëtuar nga ariu. Ai shtrihet në tokë dhe hiqet si i vdekur, dhe ariu nuk e lëndon!”
Nëse nuk qëndroni neutralë, u thashë Rumunëve, do të shkatërroheni! Fatkeqësisht ky neutralitet nuk do të mbahet nga shumë shtete. Nuk do të përmend emrat e këtyre shteteve që do të shkatërrohen. Nuk do t’i përmend sepse nuk dua që fjalët e mia të përdoren në këtë kohë si sulm për shtetet që do të vuajnë dëmtime të mëdha. Por shoh shkatërrim të madh në shumë vende. Më vjen keq që Skandinavia do të shkatërrohet, pasi do të bindet nga Amerika që të qëndrojë kundër Rusisë. Më vjen keq për Gjeorgjinë, e cila do të qëndrojë në favor të NATO-s. Më vjen keq edhe për Bullgarinë dhe Latvian, dhe gjithë ato parti të cilat fatkeqësisht do të bashkohen me Amerikën.
Do të ishte më mirë... Nëse do të kishin pak inteligjencë. Do të ishte më mirë të shmangnin këtë dhe të qëndronin neutralë. Të mos merrnin anën e askujt, as të Rusisë e as të Amerikës, nëse duan të shpëtojnë veten! E njëjta gjë vlen edhe për ne! (Greqia) Nëse ne e bëjmë këtë gabim katastrofik, do të përfshihemi në një luftë që do të ndodhë me shpejtësi rrufeje dhe do të luftohet me armë të reja, që nuk i kemi parë asnjëherë më parë. Rusia është thirrur nga Zoti, e urdhëruar nga Perëndia, për të shkatërruar shtetin Amerikan tashmë. Është e destinuar të shkatërrojë shtetin satanik të Europës dhe Amerikës; që ia kanë dorëzuar veten djallit.
Pas kësaj, dije se pararendësi, pararendësi i vërtetë i Antikrishtit, do të jetë Kina; një vend që do të jetë modeli perfekt i bindjes dhe skllavërimit të botës, të cilat djalli do t’ia imponojë njerëzve! Dhe ai do ta arrijë këtë! Prandaj le të jemi më të kujdesshëm! Dhe do të doja t’ju thosha dhe diçka tjetër. Lërini rehat të gjithë ata që janë aq të zgjuar dhe që flasin për gjithë këto gjëra të paarsyeshme, që po dëgjojmë prej tyre. Nëse duan të jenë njerëz të arsyeshëm, është më mirë për ta të luten, sepse dita që vjen do të jetë shumë e vështirë. Ne nuk do të kemi ushqim ditët në vijim. Ditët që pasojnë nuk do të kenë ilaçe për të trajtuar sëmundjet.
Ditët që pasojnë kur radioaktiviteti dhe ndotja e mjedisit do të shtohen më shumë, toka nuk do të prodhojë më ushqim. A e kupton, Stefani im i dashur, pse më dhemb zemra për gjërat që shikoj?
Stefanos Damianidis: Të lutem At, më thuaj, dua të të bëj një pyetje të fundit, pasi koha po mbaron. Në këtë situatë kaq të vështirë të së ardhmes, që ju përshkruat, çfarë roli do të ketë Papa, që erdhi këtu në Greqi para pak ditësh?
Fr. Elpidios: Vagianakis: Ky Papë, biri im, ishte caktuar për të trazuar kishën. Ai nuk do të qëndrojë për shumë kohë. Do ta ndryshojnë prapë, për të balancuar tendencat shqetësuese skizmatike që do të krijohen në romano-katolicizëm. Tendenca që do të bëhen të ligjshme në të ardhmen dhe që do të ndahen në dy forma brenda kishës: ato që do të duken, dhe ato që do të fshihen.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.