Kryqi mrekullibërës që i mbijetoi rënies së Bizantit dhe regjimit bolshevik (kryqi i Godenovos)

Kryqi mrekullibërës zbriti nga qielli në fshatin e vogël rus të Godenovës në 1439, të njëjtin vit kur perandoria bizantine ra në dorën e turqve

Originally appeared at: The Catalogue of Good Deeds

Koha e shfaqjes së kryqit të Godenovos

Një nga vendet e shenjta më të frekuentuara orthodhokse është Kryqi çudibërës i Godenovos. Meqë asgjë nuk ndodh pa pasur një arsye dhe sidomos një ngjarje aq e rëndësishme sa shfaqja e Kryqit të Shenjtë çudibërës, studiuesit e lidhin atë me një ngjarje të rëndësishme të jetës së krishterë.

Në 1439, Sinaksi (Mbledhja) e kishave të krishtera u mbajt në Firence. Shqyrtonte në detaje ndryshimet midis kishave perëndimore (katolike) dhe kishave të Lindjes, e si pasojë u shpall një bashkim, bashkimi nën pushtetin e papës së kishave ekumenike katholike dhe orthodhokse. Patriarku i Konstantinopojës u bë shërbëtor i papës. Gjashtë muaj më vonë, ra perandoria orthodhokse bizantine, e pushtuar nga turqit.

Pikërisht para këtyre ngjarjeve të trishta u shfaq në afërsi të Rostovit të Madh imazhi i Kryqit të Shenjtë Jetëdhënës të Zotit. Të gjitha detajet e Kryqit tregojnë që nuk mund të krijohej nga artistët rusë. Në atë kohë shumë vende të shenjta greke u shfaqën në mënyrë të mbinatyrshme u shfaqën në Rusi. Prandaj Rusia e mori stafetën shpirtërore nga Bizanti dhe Kisha Ruse fitoi pavarësinë nga patriarku i Konstandinopojës.

Zbritja e kryqit

Sipas kronikave, Kryqi mrekullibërës i Zotit zbriti nga qielli natën e 11 qershorit 1423. Barinjtë vendas panë një dritë të habitshme pranë moçalit të Sakhtas. Të habitur, ata u afruan më shumë dhe Kryqi Jetëdhënës me Shpëtimtarin e kryqëzuar iu shfaq në ajër.

Pranë Kryqit ndodhej imazhi i Shën Nikolla Ҫudibërësit. Dhe u dëgjua një zë që iu drejtua barinjve: “Hiri i Perëndisë dhe shtëpia e Perëndisë do të jetë në këtë vend dhe shumë do të shërohen”. Pas një zbulimi të tillë të mrekullueshëm të vendit të shenjtë, një Kishë prej druri në nder të Lartësimit të Kryqit u ndërtua për të në moçal, ku u formua brenda një nate një kodër.

Kronikat thonë se si gjatë ndërtimit të kishës ashtu edhe më pas shumë shenja e mrekullia ndodhën që janë shënuar në një libër të veçantë. Aktualisht Kisha e Shën Joan Gojëartit, ku ndodhet Kryqi është një kombinim i Manastirit të Shën Nikollës së Pereyaslavlit në fshatin rus  Godenovo (rajoni i Yaroslavlit). Për rreth 600 vjet, orthodhoksët janë në dijeni të këtij vendi të shenjtë dhe sot pelegrinët vërshojnë pa reshtur drejt Kryqit për t’iu lutur Zotit për nevojat e tyre.

Armiqtë e Perëndisë dhe Kryqi i Godenovos

Pas revolucionit të tetorit më 1917,bolshevikët vendosën që ta hedhin në erë kishën por nuk ndodhi, ndonëse objektet me vlerë u konfiskuan dhe ikonat u përbaltën. Pastaj ikona e Shën Nikollës e shfaqur në mënyrë të mbinatyrshme u zhduk.  

Autoritetet e reja bënë më të mirën për ta hequr nga kujtesa e njerëzve historinë e mrekullueshme të kryqit çudibërës. Persona që e kanë dëshmuar na kanë treguar sesi vendosën disa aktivistë për ta nxjerrë Kryqin në rrugë që ta digjnin por nuk ia dolën ta ngrinin, sikur Kryqi të ishte bërë papritur mjaft i rëndë.  Ateistët nuk ia dolën madje ta lëviznin nga vendi vendin e shenjtë. Pastaj e sharruan për disa orë Kryqin por u lodhën dhe dhëmbët e sharrës u konsumuan ndërsa Kryqi mbeti i paprekur. Ato u përpoqën ta prisnin Kryqin me sëpatë, dhe t’i vinin zjarrin dhe derdhën mbi të lëng transformatori të traktorit që të digjej më mirë por nuk solli asgjë.

Dhe pastaj një djalosh me trup të lidhur nga një fshat aty afër u erdhi në ndihmë blasfemuesve. Mori sëpatën dhe e dëmtoi lehtë gishtin e vogël të këmbës së djathtë të Shpëtimtarit. Armiku i Perëndisë triumfoi, duke  u mburrur se forca e tij nuk kishte dështuar kurrë por po atë natë, kur po priste dru, ky njeri fatkeq plagosi po atë gishtin e vogël të cilin e kishte dëmtuar në kryq dhe pas tri ditësh vdiq nga gangrena. Më pas, autoritetet e hodhën kryqin në moçal, që ta hiqnin qafe atë. Por shumica e banorëve të fshatrave ishin besimtarë. Fshehurazi ata e nxorën nga moçali Kryqin, duke e larë nga balta dhe e kthyen në kishë.

Në vitet 50, një mësues vendas ateist e konsideroi Kryqin një kryevepër arti dhe e shpuri në Muzeun Shtetëror të Rostovit. Në mbrëmjen e po asaj dite u paralizua dhe më vonë vdiq i papenduar.

Nëpërmjet përpjekjeve të priftit dhe famullitarëve, Kryqi u kthye në Godenovo. Kjo kishë ishte aktive gjatë gjithë kohës, me përjashtim të disa ndërprerjeve të vogla, ndonëse të gjitha kishat e tjera të distriktit ishin rrënuar. Kjo është një tjetër provë e veprimit çudibërës të Kryqit Jetëdhënës.  

Kryqi i Godenovos dhe modernizmi

Në mes të viteve 50, tempulli u hap për besimtarët. Restaurimi i nderimit të Kryqit filloi vetëm në vitet 90. Relika duhet të restaurohej në 2002 dhe 2003, e craftsmen nga Muzeu Shtetëror Rus i Shën Peterburgut u përpoq seriozisht që ta shpëtonte Kryqin e Godenovos. Specialistët iu kthyen formës së tij origjinale. E kështu ikonat e Nënës së Perëndisë dhe Shën Joan Theologut u zbuluan në të dyja anët e Kryqit.

Sot Godenovo është një vend që tërheq shumë pelegrinë. Shërbesat kryhen vazhdimisht para vendit të shenjtë. Njerëzit disa herë vijnë këtu atëherë kur nuk kanë më shpresë dhe marrin shërimin. Zoti tregon se Ai është gjithnjë afër njeriut dhe është i gatshëm të ndihmojë çdo njeri që rend te Ai me besim.

Përkthyer nga Katalogu i Veprave të Mira
Burimi: https://obitel-minsk.ru/chitat/den-za-dnyom/2020/godenovskij-krest

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español