Mit. Serafimi i përgjigjet Hierakut Fanariot që e quajti Papën patriarkun e tij

Mitropoliti Serafim vuri re se “edhe uniatët fanatikë do të kenë smirë nga nderimet e Mitropolitit Polikarp ndaj hereziarkut “Papa Francesku”.

Originally appeared at: SPZH

Mitropolit Serafimi i Pireut të Kishës Orthodhokse Greke kritikoi fjalët e Mitropolitit të Italisë dhe Ezarku i Europës Jugore, Polikarpi, i cili e quajti Papa Françeskun patriarkun e tij, sipas faqes greke Romfea.

Mitropoliti Serafim i shkroi një letër të hapur Mitropolit Polikarpin, në të cilën vuri re se ishte i tronditur nga deklaratat e tij: “Ne nuk mund të dallojmë nëse këto fjalë i përkasin një episkopi orthodhoks ose një eksperti të papatit!”

Sipas Mitropolitit Serafim, “edhe uniatët më fanatikë (një panik i veshur me rroba orthodhokse) do ta ketë zili komplimentet e papranueshme të Polikarpit ndaj hereziarkut të papenduar “Papa Franceskut”.

Duke komentuar mbi fjalët e Mitropolitit Polikarp që takimi i tij me Papën shkoi shumë mirë dhe ai shkruan përzemërsisht se “përzemërsia” e takimit të tij me hereziarkun nuk na befason shumë, sepse pasuesit e “vet” të papërmbajtur të “Bashkimit të Kishave”, e feston realisht çdo takim me papën”.

“Ne gjithashtu nuk befasohemi që Polikarpi e ndien veten si "biri i atit të tij të dashur” drejt papës. Të konsiderosh një heretik dhe uzurpator të fronit patriarkal të Romës ose ndonjë njeri tjetër si atin tënd është problemi i Polikarpit. Por ne habitemi që Polikarpi quhet episkop i Kishës Orthodhokse, ndërkohë që e quan hereziarkun e papenduar patriarkun e tij” thekson Mitropoliti Serafim.

Hieraku i Kishës së Greqisë, që kur u bë Papa Francesku “Patriarku Ekumenik”? “Mos ka ndodhur “Bashkimi i kishave” dhe dioqeza e tij u mor nën “mbrojtjen” e Romës së lashtë që është fshehur prej nesh? A i është bashkuar Mitropolit Polikarpi Uniatëve, është bërë një prift panik dhe thjesht vishet me rroba orthodhokse?” pyet Mitropolit Serafimi.

Duke komentuar mbi fjalët e Mitropolitit Polikarp që dëshironte që Perëndia t’i japë vite të shumta papës për të shërbyer në të mirë të Kishës Ekumenike, Mitropoliti Serafim risjell faktin që Papa është një “heretik i papenduar”, ndërsa klerikët e Kishës Romanokatolike akuzohen për mijëra krime seksuale dhe mizori ndaj Orthodhoksëve, në veçanti, rreth "880,000 serbë orthodhoksë u vranë nga hordhitë ustashë me nxitjen e Vatikanit, Papa Joanit II dhe Kardinali i Zagrebit Aloiziy Stepinac, dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për krimet kundër njerëzimit".

Po ashtu, Mitropoliti Serafim bën pyetjen sesi e di Mitropoliti Polikarp se “rruga drejt bashkimit të plotë të Orthodhoksëve dhe Romanokatolikëve është vija e finishit”: “A di ai diçka që u është fshehur besimtarëve? A nuk ndau ai një “të fshehtë”, që do të na habisë nëpërmjet “bashkimit të kishave”? Sa me bazë janë thashethemet mbi “bashkimin” e ardhshëm?”

Në këtë drejtim, Mitropolit Serafimi i bëri thirrje Mitropolit Polikarpit “me përulësi e dashuri të madhe”, që të kërkojë publikisht falje për deklaratat e tij “për të qetësuar orthodhoksët” dhe çfarë është më e rëndësishme, Perëndinë. Po ashtu, ai kujtoi faktin që “pranimi i gabimit të dikujt, dhe pendimi i tij nuk është akt frikacakërie por është virtyti dhe guximi kryesor i krishterë!"

Më herët, UOJ shkruan se sipas Mitropolitit Polikarp, udhëtimi drejt bashkimit të plotë të romanokatolikëve dhe orthodhoksëve është në vijën e finishit.