"Gjëja e fundit që duhet të kesh frikë është të sëmuresh në Kishë” - Kreu i Kishës Ruse

"Unë vetëm shpreh keqardhjen që rrethanat e pandemisë janë duke reduktuar numrin e besimtarëve që vijnë në kishë [...] hiri i Perëndisë është këtu . . ."

Originally appeared at: Orthodox Christianity

Fortlumturia e tij, Patriarku Kirili i Moskës dhe i Gjithë Rusisë vajton që rrethanat që rrethojnë pandeminë kanë sjellë uljen e numrit të pjesëmarrësve në kishë.

Ndonëse është e kuptueshme, duke qenë se njerëzit janë të shqetësuar se mos sëmuren, “gjëja e fundit që duhet të keni frikë është që të sëmureni në kishë”, tha Patriarku pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar dje me rastin e përvjetorit të 800-të lindjes së Princit të Madh dhe luftëtarit Shën Aleksandër Nevskit, raporton Patriarchia.ru.

Kisha Ruse ka zhvilluar disa aktivitete gjatë 2021 për nder shenjtorit të madh, duke përfshirë procesionet me lipsanet e tij përgjatë Rusisë. Katedralja e Shën Aleksandër Nevksit u shenjtërua në Alma-Ata, Kazakistani, gjatë festës së djeshme.

Një pjesë e vogël e lipsanit të Shën Aleksandër Nevskit u çua në altarin e Katedrales para nisjes së shërbesës së kremtuar nga Fortlumturia së bashku me shtatë hierarkë të tjerë dhe një sërë klerikësh lokalë dhe vizitorë. Pas Liturgjisë, një moleben u shërbye para lipsaneve në qendër të Kishës.

Dhe pasi falënderoi pjesëtarët e korit të kombinuar që psalte shërbesën festive, Patriarku u kthye te subjekti i pjesëmarrësve në kishë:

Unë do të doja të falënderoja koret që psalën aq bukur sot … Unë vetëm shpreh keqardhjen që rrethanat e pandemisë janë duke reduktuar numrin e besimtarëve që vijnë në kishë. Ёshtë e kuptueshme që disa kanë frikë se mos sëmuren, ndonëse gjëja e fundit nga e cila mund të kesh frikë është të sëmuresh në kishë”.  

Dhe primati rus ofroi dy arsye që nuk duhet pasur frikë:

Së pari, hiri i Perendisë është këtu. Së dyti, njëfarë rregulli ndiqet në mënyrë që njerëzit të mos kenë shumë kontakt me njeri-tjetrin dhe të mos ketë asnjë rrezik infeksioni. Por ndonëse numri i njerëzve është i kufizuar sot, një muzikë e bukur kishtare po psalej nga koret.