Motori i kerkimit i Google rezultoi më censuruesi, ndërsa Yandex më pak censuruesi

Nuk ka asgjë për t’u çuditur . . .

Originally appeared at: Revolver

Ideja që Google censuronte në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë rezultatet e motorit kërkues ishte diçka që më parë është klasifikuar si teori konspirative.

Por një hulumtim i ri tregoi se faktikisht Google i manipulon direkt rezultatet e kërkimit për përmbajtje, më shumë se rivalë të tillë të tij si DuckDuckGo, Bing, e madje Yandex-i rus.

Në fakt, Yandex-i rus është motori i kërkimit që i ka censuruar më pak disa prej “teorive konspirative”, sipas kërkimit të ri.

Të mërkurën, hulumtuesit pranë Universitetit të Zyrihut publikuan një studim  sipas të cilit Yandex promovon “teori konspirative” më shumë se çdo motor tjetër kërkimi. Hulumtimi përfshinte pesë motorët më të mirë kërkimi: Google, Yahoo, Bing, DuckDuckGo, dhe Yandex.

“Të gjithë motorët e kërkimit me përjashtim të Google shfaqnin qëndrueshëm rezultate të promovimit të teorive konspirative dhe shfaqnin lidhje të faqeve të lidhura me këto teori në rezultatet e tyre kryesore” zbuluan hulumtuesit.

“Motori i kërkimit me masën më të madhe të materialit konspirativ ishte Yandex.”

Hulumtuesit përdorën robotë për të kryer kërkime për gjashtë terma: “rendi i ri botëror”, “Xhorxh Soros”, “Iluminati,” “QAnon,” “11/9,” dhe “toka e sheshtë”. Pastaj ata analizuan rezultatet e faqes së parë nga secili motor kërkimi. Për ta bërë që të dukej si një sjellje reale, hulumtuesit përdorën servera kompjuterike nga tre lokacione të ndryshme dhe kërkimet u kryen në dy ditë të ndryshme.

Në Yandex, 65% e rezultateve ishin lidhje me faqet e internetit dhe shkrimet që promovonin atë që hulumtuesit i quanin “teori konspirative”. 25 deri në 40% të rezultateve në Yahoo, Bing, dhe DuckDuckGo promovonin edhe ato “teori konspirative”. Kurse Google nuk kishte gati asnjë “teori konspirative” në faqen e parë, pra rezultoi si më e censuruara.

“Ndonëse mund të supozohet se vetëm përdoruesit që janë tashmë të interesuar në përmbajtje konspirative navigojnë qëllimisht faqet e dedikuara, pamja e tyre në rezultatet kryesore të kërkimit, sidomos për pyetje që nuk paraqesin në vetvete teori konspirative  (p.sh “11/9” ose “George Soros”) mund të çojnë në ekspozim rastësor ndaj teorive konspirative, gjë që është shqetësuese, për shkak të besimit të lartë në rezultatet e kërkimit” u shprehën hulumtuesit.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español