Kisha E Sodomës & Gomorrës? SHBA-ja Ka ‘Peshkopin’ E Parë Luteran Transgjinor

Megan Rohrer, në kapacitetin e saj si “Peshkop”, do të “shërbejë” në 200 mbledhje Luterane në Kaliforninë e Veriut dhe në Nevadën veriore, ShBA.

Kisha Ungjillore Luterane në Amerikë ka një “peshkop” transgjinor për here të pare, raporton news.sky.com.

Megan Rohrer, më parë “pastore” femër në San Francisco dhe një kapelane në Departamentin e Policisë së San Franciskos, është bërë “peshkop” i Kishës Ungjillore Luterane së SHBA-së dhe do të “shërbejë”  në 200 mbledhje në Kaliforninë veriore dhe qendrore, si dhe në veri të Nevadës për këto gjashtë vite të ardhshme.

Ndërsa ishte ende në kolegj, Rohrer deklaroi tendencat e saj lesbike dhe u bë presidente e Aleancës Gay dhe i Rregullt. Lindi në 1980, Rohrer u identifikua si “transgjinore” në 2002 dhe, pasi u diplomua nga Seminari Teologjik Luteran i Paqësorit dhe Shkolla e Besimit Fetar në Berkelei, fitoi diplomën e masterit në teologji, dhe doktoraturën në 2016.

Rohrer u "urdhërua" në 2006, dhe u bë haptazi klerike e parë transgjinore në Kishën Ungjillore Luterane në Amerikë.


Source: spzh.news (Russian)