Në 19 Dhjetor , 2020, ditën e përkujtimit të Shën Nikollës Mrekullibërësit, u mbajt një aktivitet për fëmijë në Patriarkanën e Kishës Orthodhokse të Antiokisë, raporton faqja zyrtare e Kishës Orthodhokse Ruse. Eventi u organizua me ndihmën kryesore të Përfaqësuesve të Kishës Orthodhokse të Damaskut, Organizata Ruse e Veteranëve “Vëllazëria Luftëtare”, Ambasada Ruse në Siri, dhe Qendra për Bashkimin e Partive Ndërluftuese, si dhe Qendra Ruse e Shkencës dhe Kulturës.
Fëmijë refugjatë nga Zabadani morën dhurata nga Rusia. Midis atyre që dërguan dhurata ishin famullitarë nga Kisha e Ngjalljes në Moskë dhe drejtues të përhershëm të shkollave të së Dielës të Kishës së Antiokisë. Ky qytet që ka qenë në duart e terroristëve për shumë vite, tani po i kthehet një jete të paqtë. Rusia po restauron një tempull në Zabadan në nder të Fjetjes së Hylindëses së Tërëshenjtë.

Foto: mospat.ru

Foto: mospat.ru
Episkopi Efremi i Seleucias, Ndihmësi i Patriarkut të Antiokisë dhe i gjithë Lindjes, ifalënderoi vizitorët për gëzimin që i sollën fëmijëve, si dhe për ndihmën që dhanë për të vendosur pemë Krishtlindjesh në Patriarkanën e Damaskut, në Kishën e Fjetjes në Zabadan dhe në qytete të tjera siriane.
Ditën e mëparshme, një event Rus për studentët e shkollës të së Dielës u mbajt në Kishën e Kryqit të Shenjtë në Kesaa, tempulli më i madh i Kishës Orthodhokse Antiokiane. Midis të pranishmëve ishin përfaqësuesit e “Vëllazërisë Luftëtare”, shërbyes të Qendrës për Bashkimin e Partive Ndërluftuese, atashoja kulturore e Ambasadës ruse në Republikën Arabe Siriane T.A. Side.

Foto: mospat.ru
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.