Gjykata amerikane vendos në favor të Trupave të Marinës që refuzojnë vaksinën për arsye fetare
Një gjykatë e Teksasit vendosi që është jokushtetuese që Marina Amerikane të ndëshkojë pjesëtarë të shërbesë që kërkojnë një përjashtim fetar nga mandati i vaksinës së lëshuar nga Xhoe Biden.
Gjykatësi i Distriktit Reed O’Connor lëshoi një urdhër paraprak të hënën për të bllokuar zbatimin e vendimeve të vaksinimit nga ana e Marinës dhe Departamentit të Mbrojtjes.

“Pjesëtarët e shërbimit të Marinës në këtë rast përpiqen t’i japin të drejtë pikërisht liritë që ata kanë sakrifikuar aq shumë për t’i mbrojtur”, shkroi gjykatësi në vendimin e tij. “Pandemia e kovid-19 nuk i siguron qeverisë asnjë licencë për t’i shfuqizuar këto liri. Nuk ka përjashtim për kovidin në Amendamentin e Parë. Nuk ka përjashtim ushtarak nga Kushtetuta jonë”.
Gjykatësi po vepronte në bazë të një padije gjyqësore të depozituar nga 35 pjesëtarë të shërbesës, duke përfshirë edhe pjesëtarët e ekuipazhit dhe zhytës të Trupave të marinës, të cilët dëshironin të refuzonin vaksinimin për arsye fetare. Sipas dokumentave të gjykatës, paditësit janë katolikë, të krishterë orthodhoksë të Lindjes dhe protestantë.
Paditësit u përballën me shkualifikimin për refuzimin, që i bënte ata “vazhdimisht të padislokueshme” shkroi gjykatësi.
Gjykatësi vuri re që 99.4% të pjesëtarëve aktivë të shërbimit të ishin vaksinuar plotësisht kundër kovid-19 që nga nëntori.
Insituti i Parë i Lirisë, mkë organizatë ligjorte që përfaqëson paditësit, e mirëpriti urdhrin. “Të ndëshkosh SEALs thjesht sepse kërkojnë një përjashtim fetar është veprim hakmarrës dhe ndëshkues”, u shpreh këshilltari i përgjithshëm i grupit, gjatë një deklarate për mediat.
Marina nuk bëri asnjë koment mbi çështjen. “Ne jemi të vetëdijshëm për vendimin gjyqësor dhe po e rishikojmë atë”, u shpreh zëdhënësi i Pentagonit John Kirby said.
Mandati i gjerë i presidentit Xhoe Biden ndaj vaksinave për kompanitë më me shumë se 100 të punësuar po përballet aktualisht me një sfidë në Gjykatën Supreme, që programohet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme dëgjimore të çështjes ditën e premte.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.