Autoritetet greke hapën një çështje kriminale kundër Shkëlqesisë së tij Mitropolitit Nektarit të Korfuzit në prill pasi kremtoi Liturgjinë Hyjnore nën kushtet e karantinës ditën e kremtes së Të Dielës së Palmave dhe kungoi shumë prej besimtarëve.
Masat kufizuese nuk e ndalonte kungimin e pak besimtarëve u shpreh ai në atë kohë, duke qenë i mendimit se “nëse e shkëpusim Kungatën e Shenjtë nga Misteri i Liturgjisë Hyjnore, atëherë kemi zhvlerësuar misionin e Kishës”.

Mit. Nektari duke hyre ne gjykate kete mengjes
Akuzat u sollën nga prokurori i Korfuzit me kërkesën e Gjykatës së Lartë Greke.
Gjyqi i tij nisi në ishullin e Korfuzit. Që nga ajo kohë 15 hierarkë të Kishës Orthodhokse Greke kanë arritur në ishull për t’i qëndruar afër vëllait të tyre hierarki, raporton Romfea.
Një numër klerikësh dhe besimtarësh u mblodhën gjithashtu jashtë gjykatës në mbështetje të kryebariut të tyre, duke bërtitur “Aksios!” ndërsa ai po vinte.

Hierarket, kleriket dhe besimtaret erdhen ne mbeshtetje te Mit. Nektarit
Ava Gavrili (Nikiforidis) i Manastirit të Shenjtë të Shën Qirjakos komenton jashtë gjykatës: “Sot është një e kremte, Pashka, Ringjallja, sepse një nga 80 episkopët qëndroi në këto ditë të vështira … Ҫështja është kriminalizimi i Kungatës së Shenjtë”
Ndër dëshmitarët në mbrojtje të Mit. Nektarit janë Shkëlqesia e tij Mit. Serafimi i Pireut, Atë Nikolla Ludovikos dhe Protopresviteri Themistokli Mourtzanos.
Duke kremtuar Liturgjinë Hyjnore, Shkëlqesia e tij kërkoi lutjet e grigjës së tij, dhe duke i falënderuar ata për dashurinë e tyre, theksoi: “Ne jemi akuzuar për krimin e kungimit të besimtarëve, se kemi respektuar zërin e ndërgjegjes sonë dhe ndonëse nuk e kemi rrezikuar shëndetin publik, ne kemi kryer detyrën tonë më të lartë ndaj Perëndisë, Kishës dhe besimtarëve tanë. Ne ndihemi të mërzitur sepse ekziston një klimë e përgjithshme frike, nënshtrimi dhe eliminimi të lirisë”.
“Ne themi Perëndia i pari!’ Ne i respektojmë dhe u bindemi ligjeve njerëzore kur nuk përplasen me ligjet e besimit tonë” shtoi Shkëlqesia e tij.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.