The Sunday Times po përballet me një përplasje të mediave sociale për imponimin e pasaportave të vaksinimit si “certifikata lirie”, ndërsa shumë vënë re se ideja konsiderohej një teori e çmendur konspiracioni vetëm disa muaj më parë.
Një shkrim i botuar në gazetën britanike të dielën parashtron çështjen e “pasaportave të imunitetit”, që do t’u lejojnë marrësve të vaksinave që të përjashtohen nga kufizimet e karantinës.

Nje grua vaksinohet brenda Katedrales Lichfield ne Birmingham, te Mbreterise se Bashkuar. © REUTERS/Carl Recine
Shkrimi i titulluar “Pasaportat e kovidit: një certifikatë lirie që të mundësojë udhëtimin”, argumenton se disa vende do të fillojë futjen e dokumenteve në ndonjë formë dhe do t’u bëhet presion autoriteteve britanike për të ngritur padi.
“Nëse do të zgjidhen apo jo çështjet morale, politike dhe mjekësore të favorizimit të të vaksinuarve, kërkesa e vaksinimit për të nxjerrë dokumentet e nevojshme për të udhëtuar këtë verë do të jetë me shumë gjasa e pakundërshtueshme” argumenton shkrimi.
Shkrimi provokoi zemërimin e shumë vetave, që shkruanin në Tuiter se kjo ishte një përmbushje e një teorie konspirative.
“‘Certifikata e lirisë’ është një oksimoron. Vetëm para disa muajsh kjo ishte një “teori konspirative”, shkruan shkrimtarja dhe fotoreporterja Laura Dodsworth. Gazetari Neil Clark e cilësoi shkrimin “përtej Orvelianit”.
Ministri i qeverisë angleze për vaksinat u shpreh ditët e fundit se qeveria nuk ka plane për të futur pasaportat e vaksinave.
Por, shumë veta shprehën dyshime se do t’u përmbahen këtij qëndrimi, ashtu si i ndryshuan planet më parë për shumë masa të lidhura me kovidin si maskat dhe karantinën.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.