"Kur i besoni një gënjeshtre, ju bini nën magji dhe nuk jeni në gjendje që të merrni vendime të sakta pa një territor specifik në jetën tuaj. Pasi këmba e Satanit të jetë te dera me një magji të vetme, është e lehtë të biesh edhe nga magji të tjera . . ."
Edhe të krishterët e devotshëm janë në gjendje që të besojnë në gënjeshtër. Kjo nuk duhet të jetë e papritur: ne bombardohemi çdo ditë me gënjeshtra nga demonët dhe nuk kërkon shumë dobësi për ta pranuar mashtrimin si të vërtetë. Kur i besoni një gënjeshtre, ju bini nën magji dhe nuk jeni në gjendje që të merrni vendime të sakta pa një territor specifik në jetën tuaj. Pasi këmba e Satanit të jetë te dera me një magji të vetme, është e lehtë të biesh edhe nga magji të tjera.
Njoh një familje të krishterë që kishte rënë nën magjinë e Anthony Fauci. Ata mbanin maskë gjithë kohën dhe ishin të parët në radhë për të pritur vaksinën. Nga vëzhgimi im, ata ishin në gjendje që të merrnin vendime të mira në sfera të tjera të jetës, por kur bëhej fjalë për koronavirusin, ata nuk e dallonin të vërtetën nga mashtrimi. Në kishë ata mund të këndonin himnin “Krishti u ngjall” gjatë Pashkës, të vërtetën më të lartë të realitetit tonë dhe të besonin se Krishti e mundi vdekjen në kryq, por për shkak të magjisë, ata ishin të gatshëm që të merrnin një vaksinë të re që mund ta dëmtonte shëndetin e tyre, si të ardhmen e afër ashtu edhe në atë të largët.

Në 2019,unë rashë nën magjinë e “kabinës në pyll”, ku besoja se do të ishte një ide e mirë që të jetoja si i krishterë i ri si një gjysmë-heremit në një vend larg familjes, miqve dhe kishës. Unë bëra një gafë që mund të kishte qenë shpirtërisht fatal, duke qenë se izolimi është më e keqja që mund të bëni kur vjen puna për ruajtjen e besimit por unë e binda veten se kishte aftësinë që të më rriste besimin. Sigurisht që nuk ndodhi, dhe i jam mirënjohës Perëndisë që më nxori nga malet brenda dy muajve.
Ka dhe shumë magji të tjera në të cilat mund të bjerë dikush si magjia e herezisë, kur i beson një gënjeshtre të lashtë që është refuzuar shumë shekuj më parë nga shenjtorët Perëndimbajtës. Ёshtë edhe magjia e pasioneve, ku je i verbër ndaj mungesës së besimit të një partneri të mundshëm martese për shkak të tërheqjes së tyre fizike. Njerëz me moshë të thyer mund të bien në tundimet e kërkimit të gjërave emocionuese, në të cilat shfajësojnë blerjen e diçkaje të pëlqyeshme nga ana materiale si një biçikletë sportive sepse ka “kilometrazh të mirë”. Nuk ka kufizim ndaj numrit të magjive që mund të lidhë Satani.
Sa më larg Perëndisë, aq më shumë do të bini nën magji të shumta që ngrenë një mur të lartë përreth të vërtetës së Perëndisë. Në kohërat e mëparshme, kam qenë nën magjinë e zakonshme por të fortë të seksit paramartesor . Mendoja se ishte e drejtë dhe normale që një njeri heteroseksual të flejë me cilëndo grua që të dëshironte para martesës dhe u deshën gati dy dekada për t’u shkëputur. Edhe si i krishterë, unë nuk jam imun ndaj rënies nën magji më të vogla por prapë fatale dhe më është nevojitur këshilla e atyre që janë më të përparuar shpirtërisht se unë për të gjetur mënyra sesi mund të më mashtrojë Satani. Unë imagjinoj që ai do të përpiqet të më mashtrojë teksa rritem në jetën e krishterë.
Nën cilën magji je tani? Ne nuk jemi ende në Parajsë prandaj Satani ka ende njëfarë niveli të kontrollit mbi mendjet tona që ne nuk duam ta pranojmë, zakonisht në një sferë të jetës ku duam t’i shërbejmë vullnetit tonë në vend të atij të Perëndisë. Mënyra e vetme për të dalë prej saj është që të përulemi përpara etërve tanë shpirtërore dhe të mos i besojmë instinkteve dhe gjykimeve tona të rëna. Nëse nuk keni etër, ose së paku asnjë të krishterë me të cilin mund të flisni për vendimet tuaja, jeni në rrezik. Vetëm kur je pjesë e një bashkësie të krishterë, një pjesëtar aktiv i Trupit të Krishtit, mund të shmangim kurthet e shumta që na ka ngritur Satani.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.