A është koha për një të krishterë që të lëvizë në një vend më të mirë?

"Përndjekja e besimit tuaj është arsyeja më e vlefshme që i krishteri të përikë (Math. 10:23), sidomos nëse bëhet fjalë për një familje. Nëse nuk mund ta praktikosh besimin me fëmijët e tu, nëse kisha juaj shkrumbohet, nëse qeveritarët do të shkallmojnë derën e shtëpisë suaj për shkak të kurrikulës së shkollimit tuaj në shtëpi, atëherë ik në mes të natës ...”

Originally appeared at: Roosh Valizadeh

Pyetja më e shpeshtë që më pyesin është nëse duhet të ikësh nga një qytet, shtet apo fshat i degraduar në një vend tjetër më të mirë. Situata e secilit është e ndryshme dhe unë nuk mund ta di se çfarë është mirë për ju, por në shumicën e rasteve, unë ngurroj që t’i them ndokujt “po”.

Ka dy lloj njerëzish që ma bëjnë këtë pyetje: jo të krishterët dhe të krishterët. Për njeriun e kësaj bote, situata bëhet e keqe kur kosto është më e lartë sesa të ardhurat. Unë u shpërngula në Kaliforni për t’u vendosur I relocated to California për t’u pasuruar në Silicon Valley... shteti është bërë një gropë ujërash të zeza ... punë që kanë të bëjnë me teknologjinë mund të gjenden në Austin … Unë jam një kozmopolit pa rrënjë... Nuk kam fëmijë...Jam i lodhur nga fushimet kutërbuese të pastrehë ...prandaj do të çohem dhe do të lëviz, duke rindërtuar rrjetin tim social me Tinderin dhe aplikacione të tjera. Ky person nuk do ta pranojë se është materializmi i tyre pa Perëndinë është rrënja e degradimit të shoqërisë, që ato janë problemi, prandaj ata i mbledhin mëkatet e tyre dhe nihilizmin në rulotin drejt vendndodhjes së re ku do të përfundojnë. Pavarësisht se çfarë këshillash do t’ju japësh atyre, ata do të bëjnë në fund atë që “ndiejnë” që u lejon të jenë “të lumtur” dhe të shkëpusin nga bota përfitimet më të mëdha materiale.   

Pastaj kemi të krishterin por jo të gjithë të krishterët janë njësoj. Ne duhet të bëjmë pyetjen sesa shumë beson i krishteri te Perëndia. Nëse ai është i krishterë vetëm me emër dhe nuk ka një besim të gjallë vetëmohues prej nga rrjedhin tërë vendimet e tij më të rëndësishme nga të shërbyerit e Perëndisë dhe përkundrazi praktikon një krishterim të rehatshëm, ai do të vazhdojë si njeri laik megjithëse me më shumë hezitim pasi ai ka më shumë gjasa të ketë familje dhe të jetë pjesë e një komuniteti lokal. Ai ka fëmijë për t’u kujdesur dhe dëshiron që ata të rriten në një ambient të mirë dhe vendos që të shpërngulet në një zonë që është më e mirë sot (por ndoshta jo nesër). Askush nuk do ta fajësojë atë për këtë, por nëse i krishteri nuk ka fëmijë, ai ka të ngjarë që ta fajësojë atë për këtë, por nëse i krishteri nuk ka fëmijë ai ka të ngjarë që të jetë i ngjashëm me njeriun materialist që e vë rehatinë mbi gjithçka. Njeriu materialist dhe i krishteri pa fëmijë janë në afate të ndryshme kohore, por ata përfundojnë që të dy në të njëjtin vend sepse të dy kanë të njëjtën dëshirë për të jetuar në një "vend të mirë”. Problemi për të dy është që në një botë të lidhur, vendi në të cilin po lëvizin është ende pjesë e të njëjtit trup të sëmurë dhe thjesht sepse është i shëndetshëm në dukje, nuk do të thotë se nuk ka nisur infeksioni nën sipërfaqe.

Lëvizja nuk e trajton shkakun rrënjësor të infeksionit, që është fakti se shoqëria e kësaj bote i ka kthyer me forcë shpinën Perëndisë. Duke trajtuar simptomat, ju vetëm blini kohën, ndoshta tre vjet, pesë vjet, ose madhe dhjetë vjet nëse je me fat, por më pas, pas dhjetë vitesh ju do të përfundoni në të njëjtën situatë si më parë, por ndoshta tani më e dobët në besim meqenëse keni zgjedhur rehatinë dhe një ndjenjë të rreme të sigurisë materiale përkundrejt Perëndisë, dhe ku do të shkoni tani e tërë bota pikon qelb dhe është i kalbur deri në kockë?

Pastaj është i krishteri që është zgjedhur nga bota prej Zotit Jisu Krisht dhe po mban kryqin e tij të rëndë (Joanit 15:19), që rëndohet gjithnjë e më shumë. Ai e njeh historinë e Kishës dhe dëshmorët që kanë vuajtur përpara tij. Ai lexon nga jetët e shenjtorëve. Ai e di Ai e di se Perëndia do të bekojë vetëm kombet nëse do të pendohen. Ai e njeh natyrën e luftës shpirtërore dhe e di se demonët nuk kufizohen prej mureve ose kufijve. Ҫfarë zgjedhje bën ai? Atë që besimi i tij lejon. Nëse mund të durosh duro. Nëse nuk mund të durosh, kërkoji Perëndisë për durim dhe nëse Ai ka heshtur (për dobinë tuaj që ta kërkosh Atë me më shumë zell), atëherë problemi nuk është ku duhet të jetosh por gjendja e shpirtit tënd.

Unë jam meso burrë beqar. Jetoj afër Washinton DC, kati zero për operacionet më të këqija inxhinierike sociale dhe psikologjike të njohura për njerëzimin. Shpresoj që së shpejti të transferohem në një periferi, por mund të jetë në një shtet të kaltër. Plani që aspiroj është të duroj vështirësitë, t'u përshtatem atyre me lutje dhe besim, t’i përgatis  fëmijët që mund të kem kundër ideve të liga të kohëve tona dhe të jetoj në mes të së keqes së madhe, sepse e di që kjo botë është e rënë. Parajsa nuk do të arrihet kurrë në këtë jetë dhe po të shkoj në South Dakota ose Tenesi, unë thjesht sa do ta stërvit shpirtin tim që t’u shpëtoj telasheve materiale, sa për ta shtyrë disi kur në fakt duhet që të trajnohem në mënyrë aktive për përndjekjen e besimit tim ose edhe më keq dhe kur të vijë kjo përndjekje, nëse mund ta duroj martirizimin duhet të qëndroj por nëse nuk mundem, atëherë duhet të përiki.

Ata që kanë shkuar si dele në thertore “duke mos e kundërshtuar të keqen” (shih Mat.5:39), do të bëhen si Biri i Atit (Isa 53:7) dhe do të ngrihen me të në lavdi të përjetshme (shih Kol. 3:1-4) — Shën Sofroni mbi Lutjen

Perskutimi i besimit tuaj është arsyeja më e vlefshme që një i krishterë të ikë (Mat.  10:23), sidomos nëse bëhet fjalë për një familje. Nëse nuk mund ta praktikoni besimin  me fëmijët tuaj, nëse kisha shkrumbohet, nëse qeveritarët do të shkallmojnë derën e shtëpisë suaj për shkak të kurrikulës së shkollimit tuaj në shtëpi, atëherë ik në mes të natës. Por nëse je beqar, shqyrtoje veten dhe arsyet pse dëshiron të largohesh. Martirët që qëndrojnë dhe pohuesit që ikin e mbajnë besimin e gjallë dhe vetëm Perëndia e di se ç’është e drejtë që të hyni në Mbretërinë me këmishën tuaj të bardhë të pastër. Sa më pak lidhje dhe përgjegjësi që ke, aq më shumë duhet të durosh. Unë personalisht duhet të jem në gjendje që të përballem me më të keqen që mund të ndodhë, meqenëse nuk kam një punë 9-5 ose familje, por jam aq i dobët sa do të më duhet të iki më shpejt sesa mendoj.

Ka një sërë rrethanash zbutëse që nuk mund ta përcjellin portretet bardhë e zi, por nëse dëshironi të lëvizni sepse doni rehatinë ose kërkoni të lehtësoni shqetësimet tuaja dhe frikën tuaj, problemi mund të mos jetë aty ku jetoni por besimi juaj. Kërkoni thellë brenda vetes për arsyen pse doni të ikni dhe nëse përgjigjja motivohet nga mbrojtja e familjes  ose të shërbyerit e Perëndisë, ka shumë mundësi që po merrni një vendim për të kënaqur mishin e jo shpirtin. Na ndriçoftë Perëndia të gjithëve që të njohim ndryshimin.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español