"Tensionet po rriten. Duhet te lutemi per paqe".
Histeria aktuale e perëndimit rreth Ukrainës dhe “pushtimi rus” i afërt nisi në tetor 2021. Gati çdo ditë ne na është thënë që mund të ndodhë çdo ditë apo çdo orë. Kjo situatë ngjan me atë të sekteve protestante që vazhdimisht përmendin datën e Ardhjes së Dytë të Krishtit, që deri më tani nuk ka ndodhur.
Realisht, çfarë është shqetësuese është një pushtim i mundshëm i Federatës Ruse nëpërmjet Ukrainës nga ana e Amerikës. Vendet marioneta të NATO-s po dërgojnë trupa dhe armë në Evropën Lindore. Javën e kaluar rrugët rreth e qark bazës raketore amerikanë në Rumani ishin mbushur me tanke dhe automjete të NATO-s. Dhe po ashtu edhe në Bullgari e në Lituani. Bazat ajrore amerikane në Evropën perëndimore kanë marrë avionë të rinj luftarakë nga Amerika dhe janë bërë gati për sulm në Evropën lindore, në vend të Lindjes së Mesme. Fluturimet e tyre mbi kokat tona në Angli janë qartësisht të dukshme dhe të dëgjueshme çdo ditë.

Vendet anëtare të NATO-s po dërgojnë anije dhe avionë në Evropën lindore, ndërsa Holanda, Danimarka dhe Spanja kanë premtuar të dërgojnë trupa dhe sipas New York Times, SHBA ka propozuar që të dërgojë 50,000 trupa. Ndërkohë SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia po evakuojnë personelin nga ambasadat e tyre në Kiev. A po largohen diplomatët nga anija që po fundoset para se vendet e tyre të pushtojnë? Ndërkohë presidenti kukull amerikan Zelenski u ka bërë thirrje forcave të tij për të sulmuar.
Rusia është pushtuar vazhdimisht nga vendet perëndimore, veçanërisht në historinë më të fundit në 1812, 1854, 1914 dhe 1941. Agresioni perëndimor është i njohur. Në 1812 dhe 1945, pushtimet përfunduan me çlirimet ruse të Parisit, Vienës dhe Berlinit, respektivisht. Shpërbërja e Evropës Lindore Sovjetike dhe më pas pushtimi i saj nga ushtria amerikane do të thotë që është eliminuar zona tampon që është ngritur për të mbrojtur Rusinë pas 1945. Ne çuditemi cili do të ishte reagimi amerikan nëse raketat ruse do të pozicionoheshin në kufirin midis Amerikës dhe Meksikës, ashtu si po i vendos raketat e saj në kufirin ruso-ukrainas?
Në të njëjtën kohë, qarqet orthodhokse ruse në Londër kanë qenë prej gati një viti plot me thashetheme për një spiun në mesin e tyre që po përpiqet të shkatërrojë unitetin e Kishës Orthodhokse Ruse. Fatkeqësisht, përfaqësues të dy kishave orthodhokse lokale kanë përsëritur gjithashtu shpifjet politike të Uashingtonit kundër Patriarkanës Ruse. Tensionet po rriten. Duhet të lutemi për paqe.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.