"Pjesa më e madhe e lajmeve rreth krizës së Ukrainës është kthyer në propagandë. Është një përballje midis së mirës dhe së keqes, midis njerëzve të thjeshtë hobitë të Shirit dhe zotit të lig të Mordorit që po kurdisin t’i japin fund lirisë së tyre dhe të sundojnë botën. Çdo sugjerim që pala tjetër mund të ketë shqetësime reale injorohet..."

Burimi i fotos : Denis-Auguste-Marie Raffet – La Caricature – Prone publike
Ndjenjat anti-ruse kanë një histori të gjatë dhe është e lehtë të nxisësh rusofobi, në të cilën të gjitha veprimet ruse paragjykohen si të liga dhe çfarëdolloj pretendimi për një përqasje të ekuilibruar ndaj një krize në të cilën ata përfshihen, braktiset.
Vetë fjala “shovinizëm” vjen nga kënga antiruse e kënduar në sallat e muzikës britanike gjatë luftës ruso-turke të 1877-78:
Ne nuk duam luftë por shovinizëm nëse e duam
Ne kemi anijet, kemi burrat, kemi edhe pasurinë
E kemi luftuar Ariun më parë dhe ndërsa jemi Britanikë të vërtetë
Rusët nuk kanë për të marrë Konstandinopojën!
Ne nuk kemi aq shumë anije, burra dhe para, por ndjenjat janë po të njëjtat edhe këto ditë, edhe pse zëvendësimi i Kievit për Konstandinopojën krijon probleme pamjaftueshmërie.
Në më pak se një shekull më vonë, Bob Dilan këndoi për ndjenjën anti-ruse në Amerikë në 1960s.
Kam mësuar të urrej rusët
Gjatë gjithë jetës sime
Nëse vjen një luftë tjetër
Janë ata të cilët ne duhet të luftojmë
T’i urrejmë dhe t’i druhemi
Të vrapojmë dhe të fshihemi
Dhe ta pranojmë me trimëri
Me Zotin në anën time.
Zoti po e përgatit punën e tij përsëri. Lajmet për krizën e Ukrainës po kthehen në propagandë. Është një përballje midis së mirës dhe së keqes, midis njerëzve të thjeshtë hobitë të Shirit dhe zotit të lig të Mordorit që po kurdisin heqjen e lirisë së tyre dhe të sundojnë botën. Çdo sugjerim që pala tjetër mund të kishte shqetësime reale injorohet.
Këto mosmarrëveshje mund të jenë ekzagjeruara dhe reagimi rus ndaj tyre mund të jetë e gabuar ose e padrejtë, por duhet të merren seriozisht nëse duam që kriza të mbarojë.
Rusia thotë, për shembull, se është kërcënuar nga NATO që po zgjerohet nga lindja dhe duke përfshirë mbase edhe Ukrainën si anëtare. Reagimi ndaj forcave të NATO-s është se dera e tyre duhet të jetë e hapur për të gjithë, dhe më privatisht, se Ukraina nuk ka gjsa që të bashkohet me organizatën në të ardhmen e parashikueshme, pse pra po kundërshton Moska kaq shumë?
Por ka një reagim shumë të arsyeshëm nga pala ruse ndaj kësaj, e cila është të tregojnë përgjigjen e zemëruar amerikane ndaj predhave sovjetike me bazë në Kubë, që gati sa nuk çoi në luftë bërthamore në 1962. Rusët gjithashtu me të drejtë mund të pyesin pse, nëse anëtarësimi i Ukrainës në NATO qenka një perspektivë kaq e largët, pse forcat e Natos janë aq këmbëngulëse për ta mbajtur të hapur opsionin, ndonëse, duke e bërë këtë ato rrisin mundësitë e plasjes së një lufte.
Duke folur rreth asaj çfarë po ndodh ose çfarë mund të ndodhë, autoritetet mbështeten te manovrat bishtnuese me fjalët “kush e di ç’po ndodh në kokën e Putinit?” Gjithçka i atribuohet pushtetit të tij keqdashës, megjithëse kur Boris Jelsin ishte në Kremlin në 1990, Rusia e kundërshtonte njëlloj zgjerimin e NATOS drejt lindjes.
Tashmë Ukraina gati sa nuk po mbytet nën peshën e korrespondentëve të luftës së pretenduar, por vetëm me pak luftime për të raportuar. Rezultati është një lëvizje drejt përshkrimeve grafike dhe shpesh të përgjakshme të asaj që mund të jetë duke ndodhur sesa çfarë është duke ndodhur faktikisht. Reporteri i një rrjeti amerikan ishte i pajisur me helmetë dhe xhaketë antiplumb dhe u pa gjatë transmetimit fundjavën e fundit përpara një hendeku të boshatisur. Kur e pyetën nëse kishte filluar lufta, ai tha se “dukej” si luftë, ndonëse nuk dëgjoheshin krisje armësh apo shpërthime.
Kjo është pak surprizuese sepse, me gjithë pritshmëritë e një pushtimi të Ukrainës nga ana ruse që u parashikua si e pashmangshme nga presidenti Baiden dhe Boris Xhonson, është diçka që nuk ka ndodhur. Supozohet se komandantët rusë që drejtojnë 190,000 trupa ruse kanë marrë urdhra definitive për të sulmuar gjatë fundjavës, dhe tashmë kolonat e tankeve duhet të jenë duke u drejtuar me shpejtësi drejt Kievit dhe qyteteve të tjera të mëdha të Ukrainës, por në fakt nuk kanë lëvizur.
Çfarë ndodhi realisht ishte që Putini e njohu pavarësinë e republikave separatiste pro-ruse të Donetskut dhe Luhanskut dhe duke premtuar trupat ruse dhe tanket në mbështetje të tyre raportohet se Putini të ketë thënë se forcat ruse do të zgjeronin autoritetin e tyre deri në zonën që republikat pretendojnë që është më e madhe se zona që ata kontrollojnë tani.
Është krejt legjitime që qeveritë perëndimore ta përshkruajnë këtë si pushtim të territorit sovran të Ukrainës. Por është deri më tani në një zonë që ishte tërësisht nën kontrollin e Moskës meqenëse udhëheqësit separatistë janë përfaqësues rusë dhe çfarëdo termi të përdoret, nuk është një mësymje ushtarake e gjithanshme për të cilën po flisnin Baideni dhe Xhonsoni, i cili mund të ndodhë ende por që akoma nuk ka ndodhur.
Rusofobia i çon njerëzit që të supozojnë menjëherë më të keqen nga rusët. Kjo mund të jetë e saktë në disa raste të caktuara, por gjithashtu çon edhe në një pikëpamje pozitive dhe jo kritike të ndonjë kundërshtari të Rusisë, siç është Ukraina.
Duke u nisur nga tabloja e vendit që na paraqitet nga pothuajse të gjithë liderët politikë dhe të dhënat e lajmeve, është një demokraci e ngjashme me Norvegjinë ose Danimarkën. Putini supozohet se i druhet faktit se populli i tij mund të tundohet për të rebeluar ndaj sundimit të tij sepse do të preferojë Ukrainën demokratike përkundrejt autokracisë ruse.
Por Putini nuk ka pse të shqetësohet për këtë edhe për ca kohë meqenëse Ukraina është një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Gazetat e Kievit kanë printuar lista me emra të anëtarëve të parlamentit Ukrainas, duke përmendur emra oligarkësh ndaj të cilëve u detyrohen me besnikërinë e tyre.
Sfidat politike të brendshme të Ukrainës janë shpesh të egra dhe të fituara me vështirësi por përmenden rrallë në reportazhin e krizës aktuale, ndoshta ngaqë e prish imazhin e Rusisë që është i vetmi kërcënim i demokracisë.
Ky projektim i imazhit të një beteje midis demonëve dhe engjëjve është karakteristikë e shumë konflikteve, por Rusia e sheh gjithnjë veten si kreun e demonëve. Kjo jep një pamje të shtrembëruar të asaj që po ndodh vërtetë në fushëbetejë.
Për shkak se mosmarrëveshjet me Rusinë janë marrë sikur nuk kanë meritë, veprimet e tyre duken si irracionale dhe demoniake. Mund të jenë të vërteta, por të supozosh se kështu ka ndodhur që nga fillimi thjesht sa e bën krizën më të thellë dhe e bën akoma dhe më të pazgjidhshme.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.