Amerika Marksiste, Bashkimi i Ri Sovjetik

Hanne Nabintu Herland shikon se Perëndia dhe traditat refuzohen njëlloj si në BRSS

MORE:Opinion
Originally appeared at: WND

Marksizmi tani po mbush boshllëkun e besimit fetar në Amerikë, me besimin e zjarrtë që njeriu është “perëndia i ri”. Një studim i 2019 i Pew Research Center zbuloi se Krishtërimi po zhduket shpejt në Amerikë, vetëm 65% e amerikanëve e konsiderojnë veten të krishterë.

Kjo është një rënie shokuese tepër e shpejtë, duke ditur që numri ishte shumë pas 90% që besonin te Perëndia vetëm pak vite më parë.

Ndërsa ateizmi marksist po predikohet si ungjilli i ri – me urrejtjen e tij për vlerat tradicionale – mediat kryesore, shkollat, universitetet dhe grupet e famshme si Black Lives Matter vendosin tonin për një fenomen të ri: Amerika Marksiste, Bashkimi i Ri Sovjetik.

Ndërsa Dmitry Orlov ka cituar se fundmi: Shtetet e Bashkuara po ecin në rrugën e Bashkimit Sovjetik. Orlov e bëri këtë të qartë para 16 vitesh, pasi u kthye në Amerikë mbasi kishte parë rënien e Bashkimit Sovjetik ateist komunist: "Ka zhurma ogurzeza në horizont (për SHBA-në). Rënia e SHBA duket po kaq e pamundur tani sa ç’dukej rënia e Bashkimit Sovjetik në 1985".

Më pas ai shton: "Që atëherë, unë u fokusova në atë çfarë pashë si shkaqet kryesore të rënies tek të dyja, në Bashkimin Sovjetik dhe në rastin e Amerikës: probleme të tepërta borxhesh, probleme në sektorin e energjisë dhe sisteme politike të pandryshueshme të baltosura në korrupsion, elitat e tyre të përgënjeshtruara me iluzione dhe ndjenja plotfuqishmërie."

Bashkimi Sovjetik ishte Rusia që la vlerat e saj tradicionale Orthodhokse dhe mbolli ateizmin modern në një sistem komunist-marksist. Të kontrolluara nga një elitë e vogël e pamëshirshme, e cila erdhi në fuqi nëpërmjet një grusht shteti gjakatar, vlerat tradicionale u shpërbënë me vrazhdësi. Një veçori interesante ishte se “populli” lavdërohej në fjalime, por në realitet roli i tij ishte të bindej rreptësisht ndaj pushtetarëve totalitarë komunistë. Me shumë pak liri personale, fjala e lirë nuk ekzistonte. Kushdo që ngrinte krye, humbte punën, pozitën shoqërore, dërgoheshin në kampet e përqendrimit Gulag, ose ekzekutohej.

Shkrimtari, filozofi dhe fituesi i çmimit Nobel rus Alexander Solzhenicin e përshkruante kështu përvojën Sovjetike kështu: "Njerëzit e kanë harruar Perëndinë; ja pse ndodhi gjithë kjo."

Megjithatë, çfarë është e jashtëzakonshme  – vetëm pak vite pas rënies totale komuniste sovjetike, Amerika ende zgjedh të ecë në të njëjtën udhë. Edhe kur e dimë se ku përfundoi përvoja totalitare komuniste, Bilionerët e Teknologjive të mëdha me shokë që drejtojnë timonin akoma synojnë bolshevizmin. Është plotësisht disfatë dhe përforcon përshkrimin e Solzhenicit të asaj çfarë ndodh kur errësira mbulon mendjet e pushtetarëve.

Kjo ideologji që urren fenë ka si synim të krijojë një botë utopike ku Perëndia ka vdekur dhe njerëzimi ka pushtet mbi veten pa ndërhyrjen e fuqive shpirtërore. Njeriu bëhet perëndi në Marksizëm. Ideali është që “klasa e Marksistëve ” do të instalojnë një utopi ateiste.

Filozofi Pavli Tiliç e përcaktoi besimin fetar si “shqetësimi i vërtetë i njeriut”. Ajo që është më e rëndësishme për njeriun bëhet feja e tij, pasioni i tij – gjithçka-ja për të. Në “Katekizmin e Madh”, Martin Luteri e përmblodhi duke thënë se çfarëdo gjëje që zemra jote ngjitet pas dhe e beson, është vërtetë Perëndia yt, themeli mbi të cilin qëndron jeta jote.

Marksizmi është besimi përfundimtar në Amerikë, i lavdëruar si zgjidhësi i problemeve të shoqërisë, udhëheqësit e së cilës janë duke zbatuar kontrollin totalitar të mendjes.

Ideologjia nihiliste shpall se Krijuesi, që banon në sferën metafizike e cila ndikon në dimensionin tonë tokësor, nuk ekziston. Ai nuk kërkon drejtësi nga njerëzit; ai nuk shikon të këqijat; dhe nuk ka gjykim që na pret ne në botën pas vdekjes.  

Kjo është ndarje brutale nga vlerat tradicionale të fesë, që e shikon botën të ndarë mes fuqive të mira dhe të liga. Njeriu duhet të luftojë për atë që është e mirë, pa dallim gjinie, klase, ose niveli edukimi. Marksizmi nga ana tjetër, e shikon njeriun si të mirë në tërësi.  Nëse diçka shkon keq, nuk e ka fajin individi por shoqëria. Lufta e marksistëve është midis klasave. Të pasurit janë “përherë të këqij”, ndërsa klasa punëtore marksiste dhe të varfrit shikohen si “përherë të mirë”. Viktimizimi ose përkatësia në një grup të shtypur minoritar bëhet një qëllim në vetvete, një rrugë për në lavdi, një tregues që je “pjesë e të drejtëve”.

Në realitet, asnjë shoqëri marksiste nuk ka arritur të prodhojë gëzim mes njerëzve. Le të përmend disa që e kanë provuar : Bashkimi Sovjetik, Socializmi Kombëtar nën Hitlerin në Gjermani, Mao Ce Duni në Kinë. Që të tre prodhuan elita që treguan neglizhencë të madhe në nevojat e po atyre klasave të varfra dhe punëtore, gjenocide në masa të mëdha, vrasje në masë të disidentëve dhe njerëz të ndrydhur me fare pak të drejta njerëzore.

MORE:Opinion
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español