Janë kthyer Otomanet

Ajo çfarë ka bërë Erdogani është tërbuese dhe thellësisht fyese. Është vetëm një akt i ngadhënjimi kulturor. Nuk ka pak xhami në Stamboll. Ka shumë pak të krishterë grekë në Stamboll këto ditë. Ky është Erdogani që po i provokon të krishterët me triumfalizem  . . .

MORE:Opinion
Originally appeared at: The American Conservative

Ne e dinim se kjo do të ndodhte:

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar që muzeu i Hagia Sofias, një nga vendet më të famshme të Stambollit, të kthehet në xhami.

Një nga kishat e krishtera më të mëdha e më të vjetra, Hagia Sofia e Stambollit, është tani xhamia më e re e botës. (Emad Aljuman/GettyImages)


Ai dha shpalljen pas disa orësh kur një gjyq ia hapi udhën për të bërë këtë ndryshim.

 Hagia Sofia, një pike tërheqëse për turistët, ka një histori të komplikuar dhe të gjatë. Mrekullia arkitekturale u ndërtua si kishë nga Bizantinët në shekullin e 6 dhe pastaj u kthye në xhami pasi Otomanët zaptuan Kostandinopojën në1453.

Në 1934, kabineti i udhëheqësit turk Mustafa Kemal Ataturk nxorri dekretin që të bëhej muzeum. Shihet më gjerë si simbol i tolerancës dhe i paqes fetare.

Është e pamundur që t’ua theksosh sa duhet  amerikanëve se sa fyese dhe e dhimbshme është kjo për të krishterët orthodhoksë. Imagjino nëse Basilika e Shën Petros në Romë do të pushtohej nga otomanët dhe të kthehej në xhami. Imagjino se për disa dekada, të deklarohej muze, si një veprim tolerance fetare. Nuk mund të luteshe atje si i krishterë, por nuk do të ishte as një shtëpi lutjesh për myslimanët. Do të ishte thjesht një hapësirë neutrale. Jo ideale, aspak por e tolerueshme. Dhe tani kjo.

Kjo nuk është plagë e re. Kisha e madhe dhe e lavdishme nuk ka qenë shtëpi adhurimi që kur Otomanët e rrëzuan perandorinë Bizantine — vetëm me një përjashtim.  Në 1919, me Stambollin e pushtuar pas Luftës së Parë Botërore dhe rënies së otomanëve, një prift orthodhoks grek dhe disa oficerë grekë u rreshtuan në breg dhe udhëtuan për tek Hagia Sofia, ku festuan Liturgjinë e parë të Shenjtë pas pesë shekujsh. Më shumë:

Burrat grekë hyrën në Hagia Sofia me nderim të madh dhe bënë kryqin.  Papa Lefteri  është thënë se ka pëshpëritur me shumë emocion: “Do të hyj në Shtëpinë Tënde, dhe unë do të nderoj dhe përulem para Tempullit Tënd të Shenjtë me frikë…” (nga Psalmi 5, vargu 7 në Dhiatën e Vjetër).

At Eleftheri lëvizi shpejt, duke identifikuar vendndodhjen e Shenjtërores dhe Altarit të Shenjtë. Duke gjetur një tryezë të vogël, ai e vendosi në vend, pastaj hapi çantën dhe nxori jashtë gjithçka që i duheshin për Liturgjinë e Shenjtë. Pastaj vendosi petrahilin dhe filloi, duke thënë:

“E bekuar është Mbretëria e Atit dhe e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e  në jetë të jetëve.”

“Amin,” përgjigjet majori Liaromatis dhe kështu filloi Liturgjia e Shenjtë në Hagia Sofia, e para që po kryhej pas 500 vitesh.

Grupi i grekëve bënë kryqin me devocion, akoma të paaftë për të besuar se ishin brenda Hagia Sofias, shumë shekuj pasi kishte rënë në duart e myslimanëve. Dhe më e rëndësishmja, po merrnin pjesë në një Liturgji të Shenjtë në vendin më të shenjtë për Orthodhoksinë.

Liturgjia vazhdoi si normalisht. Pas 466 vitesh, Hagia Sofia po shërbente sërish si tempull i krishterë, ndërsa tingujt e psalmeve greke jehuan duke u përplasur pas mureve të shenjta.

Papu Lefteris lexoi Ungjillin për atë ditë, ndërkohë që Apostulli u lexua nga  Brigadieri Francis. Detyrat e dhjakut u kryen nga Kolonel Nikolla. Ndërkohë, turqit kishin filluar të hynin në kishë. Ata dukej se nuk mund të kuptonin çfarë po ndodhte para syve të tyre. At Elefteri vazhdoi liturgjinë i patrazuar.

Turqit shikonin në heshtje, akoma pa mundur të kapnin atë çfarë po ndodhte në atë moment në kishë.

Atë Lefteri e vuri andimisin në tavolinë për të bërë Proskomidhin. Pasta mori një Kupë të vogël të Shenjtë nga çanta, gjithashtu dhe një pjatë, një thikë, dhe një prosforë me një shishe të vogël vere.

Me emocione të shenjta dhe devocion, prifti kreu Proskomidhin. Pasi mbaroi ai u kthye nga Kolonel Nikolas dhe i tha  të ndizte një qiri në mënyrë që ta ndiqte në Hyrjen e Madhe. Koloneli i ri shkoi dhe ndezi qiriun, ndërkohë që nga prapa prifti psali lutjen: “Na kujtoftë të gjithëve Zoti….”

Turq të tjerë kishin hyrë në Hagia Sofia gjatë Proksomidhit, dhe atmosfera filloi të ndryshonte. Në të njëjtën kohë, grekët nga Kostandinopoja filluan të mbushnin kishën gjithashtu. Ata ndoqën pjesën e mbetur të liturgjisë me devocion, por të përmbajtur, nga frika e turqve.

Kur Liturgjia arriti në pjesën më të shenjtë – Anaforën – At Noufrakisi tha me një zë të emocionuar: “Të tuat nga të tuat, Ty të blatojmë nga të gjitha dhe për të gjitha”. Oficerët u gjunjëzuan dhe zëri i major Liaromatisit mund të dëgjohej duke psalur: “Të himnojmë, të bekojmë, të falënderojmë o Zot, dhe të lutemi o Perëndia ynë”.

Pas një kohe të shkurtër, sakrifica e pagjakte e Krishtit u përmbush në Hagia Sofia, pas  466 vitesh të gjata.

U pasua nga “Axion Estin,” “ Ati Ynë,” dhe fjalët “Me frikë Perëndia, besë e dashuri afrohuni”, kur të gjithë oficerët u afruan të kungoheshin me Misteret e Kulluara.

Papa Lefteris recitoi me të shpejtë lutjet e Kungimit ndërkohë që Liaromatisi psalte: “I bekuar qoftë Emri i Zotit…,” ndërkohë që oficerët e tjerë merrnin Kungimin e Shenjtë. Prifti pastaj i tha Kolonel Nikollës, “Mblidh gjithçka me shpejtësi dhe vëre në çantë,” përpara se të thoshte lutjet e Përlëshores.

 Liturgjia e Hagia Sofisë tani mbaroi. Ishte një akt kurajoje të pamasë që shumë nga grekët as nuk do të fillonin ta ëndërronin.

 Lexojeni të gjithë.

Lëvizja e sotme e Erdoganit, është veçanërisht një veprim fitoreje kulturore. Nuk ka pak xhami në Stamboll. Ka shumë pak të krishterë grekë në Stamboll këto ditë. Ky është Erdogani që eshte duke provokuar te krishteret me triumfalizem. Është fakt historik — një fakt i hidhur, ndoshta, por një fakt — që pushtuesit shpesh pushtonin shtëpitë e adhurimit të të pushtuarve, dhe i kthenin ato në tempuj të fesë së pushtuesve. Paraardhësit e të krishterëve dhe të myslimanëve janë fajtorë për këtë. Nëse fillojmë t’i tërheqim ato fije historike, nuk do të kenë fund kundërpaditë. Nuk jam aspak dakord me këtë.

Megjithatë, ajo çfarë Erdogani ka bërë sot është tërbuese dhe tepër fyese. Për thuajse një shekull, Hagia Sofa ka qenë një vend neutral. Thuajse askush që jeton sot nuk mban e mend atë si vend adhurimi islamik.

Edhe nëse nuk je fetar, prapë duhet të shqetësohesh për çfarë po ndodh me Hagia Sofian. Pushtuesit myslimanë i mbuluan mozaikët e Kishës Bizantine, por nuk i shkatërruan. Pasi u kthye në muze nga Ataturku, mozaikët u zbuluan në mënyrë që vizitorët të admironin artin. Po tani? Mund ta imagjinoj me lehtësi se myslimanët e devotshëm do të donin t’i mbulonin përsëri ato tani që ndërtesa u bë prapë shtëpi adhurimi për myslimanët. Nëse kjo ndodh, humbja estetike dhe historike do të ishte e rëndë për botën.

Çfarë fiton Erdogani me këtë? Ky është një gjest bosh për ta bërë Turqinë të Madhe përsëri — një gjest që nuk bën absolutisht asnje gjë për përmirësimin e fatit të turqve, por synon tjetërsimin e mëtejshëm të Turqisë nga perëndimi (ndonëse më pak se duhet, duke pasur parasysh sesa të tjetërsuar janë perëndimorët nga historia dhe feja jonë).  jonë dhe feja jonë). Rusia nuk do ta pranojë lehtë këtë. Perëndimi (duke përjashtuar Greqinë) mund të mos pyesë fare për Hagia Sofinë, por unë dyshoj se nuk do të ndodhë kështu me Rusinë.  

Unë e kam vizituar Hagia Sofian njëherë, rreth 12 ose 13 vite më parë. Është një përvojë e jashtëzakonshme, sidomos për mua që sapo isha bërë orthodhoks. U luta me qetësi në kishë — në mënyrë të rezervuar, nga respekti i neutralitetit të vendit — dhe u përpoqa ta imagjinoj se si ka qenë kur ishte plot me adhurues. Është e vështirë ta kuptosh ndjenjën e humbjes dhe të dëshirës së fortë.

 Këtu është një histori e NPR-së nga fillimi i këtij viti që tregon se shkencëtarët dhe këngëtarët kanë pasur mundësinë të rikrijojnë tingujt e psaljeve liturgjike të krishtera në Hagia Sofia. Për shkak të jehonës në hapësirën e gjerë, sfidat për psaltësit e liturgjisë ishin shumë të mëdha. Kurse tani, nëpërmjet teknologjisë, ne mund të rikrijojmë atë tingull të veçantë. Ja dëgjojeni:

Është sikur vetë gurët, harqet dhe kubetë të shpallin lavdinë e Zotit. Ose më mirë të themi, e kanë shpallur.

Çfarë Erdogani bëri sot ishte një akt i hapur agresioni kulturor. Turqia duhet të paguajë. Megjithatë unë e ndiej të rëndësishme që të them se të krishterët nuk duhet t’i akuzojnë të gjithë myslimanët si përgjegjës për atë që ka bërë udhëheqësi i Ankarasë. Kam frikë se të paktën disa të krishterë që deri më sot nuk e kishin njohur Hagia Sofian nga një Hauard Xhonson, do ta shohin këtë si një pretekst për të kryer akte përbuzjeje kundër myslimanëve, por nuk duhet ta bëni. Por përpjekjet si fushata e myslimanëve spanjollë për t’ua lejuar myslimanëve që të kryejnë lutjet islamike në katedralen e Kordobarit, që u përdor si xhami nën pushtimin mavritan, duhet të marrin fund një herë e mirë.

MORE:Opinion
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español