Pse orthodhoksët rrinë kot ndërsa bota digjet? Një letër e hapur drejtuar episkopëve dhe priftërinjve

MORE:Opinion
Originally appeared at: Orthodox Reflections

Bekoni etër! Krishti është në mesin tonë! Po jetojmë në kohë të paprecedent, prandaj po shkruaj një letër të përshtatshme. Unë jam një ish shkrimtar i pavarur dhe një anëtar 20 vjeçar i Kishës Orthodhokse që ka hulumtuar bashkërrjedhjen e ngjarjeve që ndikojnë në kombin dhe botën tonë.

Unë kam konsultuar burime të ndryshme. “Pasi e njohim të vërtetën, na jepet mundësia për të marrë mundimin që të bëjmë pyetje”, thotë Shën Paisi.

Unë nuk jam politik por shqetësohem për çështje të ndryshme. Që ta kuptoni letrën time, do t’ju duhet ta injoroni paradigmën majtas-djathtas që përdorin mediat dhe politikanët për të na përçarë.

Praktikat çnjerëzore e themeluara së fundi në famullitë tona të mbajtjes së maskave dhe mbajtjes së “distancës sociale” (një oksimoron, nëse ka të tillë) dhe të mos nderimit të ikonave janë përqafuar pa skepticizmin, një datë skadence, për t’i mbështetur ata. Viruset nuk kërcejnë nga një person në tjetrin si mizat, prandaj pse distanca robotike “6 feet larg”? Arsyeja e “distancimit” që na jep vëzhguesi i mprehtë Jeremi Elliott duhet të të trazojë sepse ka të bëjë me inxhenjerinë sociale dhe teknologjinë e identifikimit të fytyrës.

Urdhrat shëndetësore nga zyrtarët ateistë publikë po ndikojnë në praktikat e lashta të besimit të krishterë orthodhoks. Në ç’pikë do të pranojnë episkopët maskat e fytyrës dhe frikën në tempull? Këto praktika në tempull — maskat psh — po fusin risi në adhurimin tonë 2000 vjeçar që nuk do të zhduken nëse udhëheqësit e Kishës nuk i asgjësojnë me guxim dhe me zë të lartë. A do të ngrenë zërin dhe ta shkëpusin Trupin e Krishtit nga përndjekja aktuale?

Shumë maskëmbajtës naivë ndihen të vetëkënaqur. Por politikanët e dinë se maskat janë një simbol nënshtrimi dhe varësie. Ata nuk ju thonë që të mos i vishni. Ju e keni mundësinë që ta ndaloni frikën e famullitarëve duke përforcuar mesazhin e mishërimit të Krishtit. Shën Gabrieli i Gjeorgjisë thotë: “po ta dinit se sa shumë hir ka në tempull, dhe sesa shumë bekime vijnë gjatë Liturgjisë Hyjnore, atëherë do të mblidhnit edhe pluhurin e kishës e do të lanit fytyrën tuaj me të”. Nëse kjo është ende e vërtetë, pse nuk e thoni këtë?

Qendra e Kërkimit dhe Parandalimit të sëmundjeve i rishikoi shifrat e vdekjeve të Sars-covid 2 dhe vuri re një rënie dramatike dhe u shpreh se virusi ka një përqindje rimëkëmbjeje prej 99.74%. Testimi i njerëzve pa asnjë simptomë nuk ka asnjë kuptim; 90 përqind të testeve simptomatike po rezultojnë falspozitive; dhe Keri Mullis, shpikësi i testit të PCR-së thotë se nuk shërbejnë për “diagnozë”. O Zot ki mëshirë për tërë ata që janë të sëmurë; por cila prej këtyre fakteve kërkojnë maskat në tempull?

Krishti u ngjall! Me të vërtetë u ngjall! është përshëndetja jonë e Pashkës. Ёshtë mesazhi që grigja juaj ka nevojë të dëgjojë sa më parë, për t’iu kundërvënë fjalëve të frikës që iu pëshpëritin në vesh politikanët e mas mediat. Ёshtë mesazhi që bota ka nevojë të dëgjojë. Mesazhi i krishterë është mbytur nga mesazhet e frikës, sanksionet dhe një kaos i imponuar nga shteti që ishte si një luftë botërore.

Mjerisht nga ky pështjellim rezultoi lajmi më trazues i të gjithë lajmeve — “vaksinat” e supozuara të kovidit. Këto injeksione shiten si “të detyrueshme” nga shumë politikanë; por janë në të vërtetë aq të nxituara dhe eksperimentale sa mund t’i quajmë gjenocid.  

Për shkak të nxitimit, kompanitë kryesore farmaceutike e kanë lënë mënjanë testimin e zakonshëm me kafshët, duke mos i testuar mostrat e njerëzve, që kërkon vite të tëra dhe kanë përfshirë në enzimën luminishente “luciferaz” ARN sintetike dhe ADN, dhe inteligjencë artificiale nanoteknologjile hidroxhel që mund të përdoret për gjurmimin e njerëzve, sipas Dr. Carrie Madej dhe autorit për çështje të shëndetit Bill Sardi.

Vaksinat, që prodhohen me ndihmën e Depart. të Mbrojtjes, duket se është një mjet gjurmues: “Ҫipi hidroxhel, që injektohet me shiringë mund të injektohet me çdo vaksinë kovidi. Vaksinimi i detyrueshëm do të jetë çelësi ndaj çdo shpërndarjeje të përhapurb gjerësisht të projektit”.

Një kompani e shquar, Moderna, nuk ka prodhuar asnjëherë ilaçe për njerëzit. Sipas Del Bigtree të Informed Consent Action Network, një vaksinë e SARS-koronavirusit, nën çdo rrethanë, është goditja më e rrezikshme që është tentuar ndonjëherë. Deri tani, rojtarët e industrisë kanë raportuar së paku katër efekte serioze anësore të provave të “vaksinës” së kovidit në vende të ndryshme. Ёshtë shkaktuar një rast i sklerozës të shumëfishtë, një rast mielit transvers (polio), një rast encefaliti dhe një rast vdekjeje. Do t’jua lë juve që t’i shikoni këto histori; provoni Robert F. Kennedy Jr. (po ai Kenedi) dhe shoqatën e tij të Mbrojtjes së Shëndetit të Fëmijëve.

Nën Aktin Pëgatitor, çdo produkt të zhvilluar nga kompanitë farmaceutike në një “emergjencë” është i lirë nga çdo detyrim. Pra, edhe nëse injeksionet e shpejta vrasin ose gjymtojnë njerëzit, kompanitë nuk mund të paditen ose të mbahen të përgjegjshme. Big Pharma ka një histori të gjatë të të qenit amorale. Bilioneri Bill Gates, narcizisti i cili ka korruptuar shumë njerëz në planet është thelluar shumë në këtë mashtrim të vaksinave. Ai shtjellon në intervista planet për të injektuar popullsinë e tërë botës.

Shtytësi i organizatës së Prindërimit të Planifikuar dhe i reduktimit të popullsisë dhe që së fundmi ka sponsorizuar iniciativën e vaksinës së poliomielitit në Sudan,  që ka shkaktuar shpërthime të polioemelitit, sipas Kombeve të Bashkuara.

Detyrimi i vaksinimit ose i ndonjë procedure mjekësore në një individ është eksperimentim njerëzor, që e cenon Kodin e Nurembergut ashtu si edhe dokumente të tjera për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Politikanët e korruptuar janë të gatshëm për të shkelur të drejtat e njeriut, me urdhër të donatorëve të donatorëve të Pharmas. Por a ka Kisha e Shenjtë e Krishtit një opinion të fuqishëm për njerëzit që marrin një tatuazh luciferase ose marrin pjesë në eksperimentet transnjerëzore?

Familja ime, nëpërmjet psaljes, videografisë dhe pjesëmarrjes siguruan shtyllën bazë të mbështetjes për famullinë tonë të vogël orthodhokse greke gjatë mbylljes në pranverë dhe të rihapjes — pa maska ose sëmundje. Gjatë tërë jetës sonë ne kemi qëndruar vullnetarisht në shtëpi kur kemi qenë të sëmurë dhe kemi praktikuar higjienën, sipas gjykimit të shëndoshë. Duke qenë se kam rritur fëmijë, unë jam një ekspert për të vlerësuar kur jemi të sëmurë.

Por ti i ke bërë pyetje vetes së fundmi: A ekziston akoma diçka e tillë si mirëqenie? Kritiku i mprehtë i Big Pharma Toby Rogers vëren: “Junta e Pharmës ka dekretuar se nuk ekziston diçka e tillë si mirëqenia. Të folurit për mirëqenien është një shenjë e sëmundjes mendore. Çdo person është ose i sëmurë pa simptoma ose i sëmurë simptomatik. ҪDO diskutim për “mirëqenien” do të rezultojë në çaktivizimin e çipit tuaj dhe shpërnguljes në një kamp karantinimi”.

Në mbarë botën, njerëzit janë duke u programuar, nëpërmjet kushtëzimit efektiv, për të pranuar mbajtjen e maskës, frikën e tepërt nga mikrobet dhe kontaktin njerëzor, pastrimin ceremonial dhe listat e gjurmimit të kontaktit si normale. Unë nuk i konsideroj njerëzit më shumë se veç epruveta. Këto janë teknika fashiste që kontrollojnë mendjen që përdoren për të nënshtruar njerëzit.

Meqë ra fjala për fashistët, shumë guvernatorë amerikanë janë në hall me ligjin për marifetet e tyre diktatoriale gjatë kohëve të fundit. Merrni një çast që t’u hidhni një sy  padive me të cilat përballet diktatori juaj lokal, duke përfshirë edhe paditë që i detyrojnë bizneset të imponojnë mandate për mbajtjen e maskave. Në gjuhën ligjore, kjo nënkupton “kontroll i fjalëve”. Episkopët dhe klerikët duhet të distancohen publikisht nga këta politikanë kriminelë dhe departamentet e shëndetit.

Po pritni se ka më shumë. A e dinit se gjatë izolimeve, trazirave dhe zjarreve të këtij viti, ndërsa ishin mbyllur ose kishin falimentuar shumë biznese,  disa firma e blenë ekonominë private dhe kudo bilionerë e rritën në mënyrë dramatike vlerën e tyre neto?

Kjo nuk është thjesht rastësi. Kovid 19 është breshëria e parë në një luftë kundër njerëzimit dhe kuptohet më së miri si një luftë ekonomike. Shikoni ju lutem Planin e Mbylljes së Rokfellerit, Agjendën 21 të Kombeve të Bashkuara, revolucionin industrial të katërt të Davosit dhe Forumin Ekonomik Botëror Great Reset (Rinisja e Madhe).

Këto plane të ndryshme sinjalizojnë një lëvizje ambicioze drejt një sistemi totalitar e neo-feudalist (skllavërie). “Elitat” i kanë përgatitur planet vite më parë. Ata përfshijnë inventarizimin dhe kontrollimin  e “të gjitha tokave, ujërave, mineraleve, bimëve, kafshëve, ndërtimeve, mjeteve të prodhimit, të gjitha energjive, edukimit, informacionit dhe të gjitha qenieve njerëzore në botë”. Ata përfshijnë dhënien fund të monedhave dhe pajisjen e njeriut të zakonshëm me diçka të tillë si “kredi në dyqanet e kompanive” sipas ish bankierit dhe zyrtarit të HUD, Catherine Austin Fitts. Aktivistja Alison McDowell dhe Adapt 2030 channel i lidhin pikat duke shpjeguar sesi do të funksionojë sistemi duke përdorur teknologjinë e blockchain-it (një sistem në të cilin një sërë transaksionesh në bitkoin ose kriptomonedha të tjera kryhen në disa kompjuterë që janë të lidhura në një rrjet. Ne ndodhemi në një gjendje të tillë kaotike saqë nuk ka zgjidhje politike. Famullitë tona, vendi dhe bota jonë po rrëzohen prej frikës dhe çmendurisë, e nxitur nga personat e pazgjedhur dhe të papërgjegjshëm që përpiqen të bindin njerëzit se për kë të votojnë dhe lakenjtë e tyre dhe të pranuar nga njerëz  të bindur. Personalitet e Davosit, Geitsi dhe bankierët e bankës qendrore botërore janë një klikë që qëndron zakonisht në hije, duke kontrolluar paratë stok, politikanët e të dyja partive më të mëdha, korporatat, teknologjinë dhe mass media. Siç ka thënë një herë komediani George Carlin: “Ёshtë një klub i madh dhe nuk duhet të jesh pjesë e tij”.

Tani këto megalomaniakët po veprojnë hapur duke kurdisur Great Reset dhe Green World Order (Rendin e Gjelbër Botëror), që kërkon me sa duket falimentimin, filtrimin ose riprojektimin e çdo njeriu. Ata po përdorin një virus gripi si pretekst për të vendosur një rend të ri botëror , me pak rezistencë të organizuar. Deri tani, kanë arritur vetëm konfuzion, kaos dhe protesta masive.

Ndërkohë, bota po vuan nën maskat e detyrueshme, papunësinë, falimentimeve, mungesave ushqimore, vdekjeve nga depresioni dhe problemeve mendore. Barna thotë 1 në 5 kisha amerikane do të mbyllet brenda disa muajve. Klasa politike, korporatat, mediat, universitetet dhe unionet e mësuesve i janë përkushtuar këtij operacioni psikologjik të bazuar në frikë për të përmbysur njerëzimin. Po pse heshtin aq shumë njerëz të mirë?

Ku ndodhet udhëheqja e Kishës Orthodhokse në një moment kritik të historisë? A ka Kisha e Krishtit për të thënë diçka publikisht për këto prirje shqetësuese? A bëhet thirrje për lutje të veçanta? A jeni të përgatitur që t’u rezistoni injeksioneve helmuese dhe të paralajmëroni grigjën tuaj ? Ku është mesazhi shpëtues, kundërkulturor i Ungjillit për t’iu kundërvënë frikës, tiranisë dhe trazirave? Përveç lutjes, a do të hulumtojnë dhe do të diskutojnë udhëheqësit e Kishës së Shenjtë Katholike dhe Apostolike të Krishtit mbi këto tema dhe të flasin haptazi kundër këtij komploti?

Dhe nëse nuk do ta bëni këtë, për ç’arsye nuk do ta bëni?

Cassandra St. John
Pjesëtare e Dioqezës së Kryepeshkopatës së Kishës Orthodhokse Greke të Amerikës

MORE:Opinion
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español