Sulmet Demoniake Mbi Njerëzimin – Po Ndjekin Fëmijët Tuaj – Prift I Njohur Anglez (At Spiridhoni)

"Le ta mbajmë mend, asgjë nga këto nuk është aksident. Kultura perëndimore është drejtuar me kujdes dhe manipuluar. Media u përket atyre që janë konsumuar nga fryma revolucionare, të paepur për të shtuar rendin."

MORE:Opinion

At Spiridhon Bailei është një prift në Dioqezën e Kishës Orthodhokse Ruse të Britanisë së Madhe dhe Evropës Perëndimore jashtë Rusisë, shërben në Angli dhe Irlandë, i famshëm për shërbesat dhe mesazhet e fuqishme, duke qenë autor i librit më të shitur  "Orthodhoksia dhe Mbretëria e Satanit".

Civilizimi perëndimor ka arritur në mënyrë të pashmangshme në një vend të mbushur me ligësi sepse është themeluar në teologji të rreme. Sa më shumë të largoheshin  Romanokatolicizmi dhe Protestantizmi nga e vërteta, nga Krishti dhe teologjia Orthodhokse, aq më të thjeshtë e patën demonët dhe imagjinata e korruptuar njerëzore të krijonin një kulturë që përmban ligësi. Edhe rreth shekullit të 9-të, adoptimi perëndimor i filioques po fuste një kuptim të rremë të Perëndisë, që solli padyshim një kuptim të rremë të njeriut dhe çfarë marrëdhëniesh duhet të ketë njeriu me veten dhe Zotin. Pra, zemrës së rënë të njeriut, e mbushur me mëkate, i jepet liria të bëjë atë që zgjedh vetë, dhe të bëjë çfarë ndjen se është e drejtë.

Duke besuar në gjykimin e vet, njeriu do bëjë ashtu si dëshiron dhe kështu do të pranojë themelet e ligësisë. Ne e shohim njeriun që bëhet indiferent ndaj Zotit dhe ndaj gjendjes së tij të përjetshme në raport me fokusin që ka në gjërat e kësaj bote. Materializmi në të gjitha format e veta, mund të jetë Komunizëm ose Neoliberalizëm dhe Kapitalizëm, e bind njeriun të shqetësohet shumë për pasurinë, pronat, klasat e shoqërisë, shëndetin fizik, dhe sot sigurisht edhe çështjen mjedisore. Ndërsa pushtohemi nga këto gjëra të përkohshme nuk shohim dot ato të përjetshmet. Kur nuk e vendosim qëllimin tek përjetësia, jemi më të prirur të mëkatojmë, të kërkojmë kënaqësi, të përmbushim dëshirat tona dhe ambiciet personale.

Dhe e gjitha kjo është një lojë demoniake, një rreng që është provuar dhe testuar për shekuj me radhë. Edhe kur largohemi nga Perëndia, Ai na jep lirinë për ta zgjedhur ose refuzuar Atë, dhe prapëseprapë Ai na ofron Veten gjatë gjithë kohës. Ai derdh mëshirën e Tij dhe dashurinë në jetët tona, duke na kujtuar butësisht për përjetësinë, si zëri i ndërgjegjes që thirri djalin plangprishës. Ka një gjendje të shpirtit ku po hyjnë shumë, në të cilën egoja ka marrë aq shumë kontroll saqë i refuzon shpirtit çdo pranim të thirrjes së Perëndisë. Dhe kështu shpirti hyn në një gjendje vuajtjeje, një dhimbje e madhe  që e bën personin viktimë të përdhosjes demoniake.

Bota rreth nesh në ditët e sotme, sidomos në perëndim, ka si qëllim të ndotë dhe të korruptojë shpirtin njerëzor që njeriu të paralizohet shpirtërisht, sa edhe paraqitja e jashtme të shndërrohet. Buzëqeshja e ëmbël e përulësisë transformohet në të qeshura arrogante. Fisnikëria e njeriut prishet, aq sa sensi i  pastërtisë dhe ndershmërisë, sjelljet e mira zëvendësohen me mashtrimin dhe epshin. Dhe mungesa e Perëndisë duket në sjelljet e pacivilizuara dhe madje edhe veshjet, që shihet në çdo qytet modern perëndimor. Le të mos gjykojmë këta shpirtra, sepse janë vërtetë viktimat e punëve demoniake. Kultura e perëndimit ka ndërtuar mure të larta mes tyre dhe traditave të së kaluarës. Vlerat e vjetra si dinjiteti dhe përulësia janë zëvendësuar me iluzionet e kotësisë, dhe shpërqendrimit. Relativizmi absolut ka zhveshur shkollat dhe çdo institucion tjetër nga çfarëdo lloj e vërtete dhe sigurie të së vërtetës, përveç ligjeve të ateizmit dhe pluralizmit. Dhe shumë njerëz e kanë të pamundur të gjejnë domethënie dhe kuptim në jetët e tyre përtej hedonizmit dhe sensualitetit.  

Në këtë përfundim, njerëzve u thuhet se mund të bëjnë gjithçka që u sjell kënaqësi. Asnjë pasion nuk duhet mohuar, rregullat dhe traditat bëhen zinxhirë nga të cilët duhet të shkëputemi. Në këtë moment, me biliona dollarë shpenzohen për të krijuar argëtime dhe zbavitje. Dhe e gjitha kjo mban mësime të holla rreth të mirës dhe të keqes, që krijon ide të gabuara për atë që është heroike dhe e fortë, që e zhveshi botën nga kategoritë. Prandaj njeriu është i lirë ta quajë veten si të dojë, pavarësisht nga biologjia ose e vërteta, ndërsa  arsyeja humbet kategoritë me të cilat u krijua njeriu, shfaqet një nihilizëm i ri, ku askush nuk identifikohet me gjëra të tjera përveç asaj çfarë ndjejnë dhe dëshirojnë. Sot, shënjestra e vërtetë janë fëmijët tanë. I ligu është këmbëngulës për të prishur fëmijët tanë. Është e domosdoshme që ne ta kuptojmë këtë, të njohim rrezikun në të cilin fëmijët tanë ndodhen. 

Kam dhënë mësim në shkollat nëntëvjeçare angleze për 18 vite dhe kam parë me sytë e mi shndërrimin e programit mësimor, influencën e shpejtë të liberalizmit, shqetësimin në rritje të mësuesve të krishterë që ishin detyruar nga një kulturë e vendosur prej menaxhuesve që të mbeteshin të heshtur. Sistemi perëndimor i edukimit është pa Perëndinë, dhe nuk u ofron domethënie fëmijëve. Prindërit që e mbajnë familjen me vlera të krishtera, në rastin më të mirë do të shohin se botëkuptimi i fëmijëve të tyre do të sfidohet dhe në më të shumtën e rasteve do të përqeshet dhe tallet ose portretizohet si i lig. Fëmijëve të rritur me vlera tradicionale për seksin dhe martesën do t’u thuhet gjatë gjithë kohës në shkollë se këto ide janë fanatike dhe duhet të refuzohen. Ideja e re e gjithpërfshirjes dhe tolerancës realisht do të thotë përfshirje të gjithçkaje dhe tolerancë për çdo gjë përveç vlerave të krishtera. Dhe ajo që fëmijët dëgjojnë në shkollë përforcohet më pas nga programe të këqija televizive dhe internetit.  

Në fshehtësi, fëmijët do të refuzojnë mësimet e prindërve, pasi e gjithë bota rreth tyre po i thotë se ata nuk duhet të besohen. Fëmijët më pas rriten me tensione jo të natyrshme të jetës në qytetet tona, ku krimi dhe rëniet psikologjike janë të dukshme rreth tyre. A është habi se vetëvrasja po rritet kaq shumë në mes të fëmijëve? Sot më shumë se kurrë ka fëmijë që rriten në familje me varfëri emocionale, shpirtërore, vetëm me një prind, sepse divorci perëndimor është aq i përhapur dhe shumë çifte as nuk martohen për të pasur fëmijë. 

Le të mbajmë mend se ky nuk është rastësi. Kultura perëndimore është e drejtuar me kujdes dhe e manipuluar. Media u përket atyre që kanë frymën revolucionare, të dëshpëruar për të promovuar agjendën e tyre. Ne shohim qeveri që mundohen të sigurojnë kujdesin falas të fëmijëve që i ndan foshnjat nga nënat, në vend që të sigurohen që të ardhurat e personit të jenë të mjaftueshme për të mbajtur familjen. Nuk është e paqëllimtë. Ne mund ta mbrojmë veten dhe familjet tona nga ato që po ndodhin. Duhet të heqim televizorët nga jetët tona. Ne nuk duhet të lejojmë që ngjarjet shkollore t’i mbajnë fëmijët tanë larg nga kisha. Më e rëndësishme është që të lutemi së bashku si familje. Lërini fëmijët të provojnë realitetin e lutjes, lërini ta shohin si pjesë të natyrshme të jetës së tyre familjare. 

Kultura perëndimore ka rënë. Kombet që ende po e rezistojnë si Polonia dhe Hungaria po dënohen nga organizatat ndërkombëtare dhe, patjetër, Greqia është grabitur. Por të krishterët kanë jetuar në kultura ateiste dhe pagane më parë. Populli rus i dha Zotit miliona martirë nën komunizmin. Shenjtorët e Kishës së Hershme përballuan çdo lloj brutaliteti. Pra, jini të gëzuar, mos kini frikë. Rezistojini shkarjes në ligësi. Organizoje jetën në mënyrë që t’i shërbejë dëshirës tënde për Perëndinë. Përdore kohën me zgjuarsi. Po shohim dorën e djallit në veprim, por gjithashtu do të shohim fitoren e Krishtit.    

MORE:Opinion
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español